Sa fitohet nga Airbnb në Durrës? Vollga, Currila dhe Gjiri i Lalëzit kryesojnë tregun e qirave ditore

Tregu i apartamenteve me qira ditore në Durrës po shfaqet gjithnjë e më fitimprurës gjatë sezonit veror, me listimet premium në Airbnb që arrijnë të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme, sidomos në zonat buzë detit dhe në vilat luksoze. Pronat më të kërkuara në qytet mund të sigurojnë nga 6,400 deri në 8,600 euro gjatë sezonit të verës.
Studimi thekson se apartamentet me pamje nga deti mbeten më të preferuarat nga turistët vendas dhe të huaj, ndërsa pronarët që investojnë në prezantim profesional dhe menaxhim efikas të listimeve kanë avantazh të dukshëm në treg. Për shembull, një apartament buzë detit me dy dhoma gjumi, i cili ofrohet me 130 euro nata dhe arrin një normë zënieje prej 85%, mund të gjenerojë afro 3,300 euro vetëm gjatë një muaji.
Sipas analizës së Investropa, Durrësi po performon në nivele të krahasueshme me destinacionet e tjera të njohura të Adriatikut. Megjithatë tregu mbetet shumë sezonal, me kërkesë të lartë gjatë verës dhe rënie të ndjeshme jashtë sezonit turistik, një fenomen tipik për qytetet bregdetare të orientuara drejt turizmit të plazhit.
Një nga faktorët kryesorë që ndikon në rritjen e rezervimeve është vendndodhja. Pronat buzë detit dhe ato pranë zonave turistike kryesore arrijnë normat më të larta. Po ashtu, rëndësi të madhe ka edhe optimizimi i listimeve në platforma si Airbnb, përfshirë përdorimin e fotografive profesionale, rezervimin e menjëhershëm dhe strategjitë fleksibile të çmimeve gjatë periudhave me më pak kërkesë.
Në krye të zonave me çmimet më të larta për natë renditen Vollga dhe Currila, ku akomodimet variojnë nga 55 deri në 130 euro. Një tjetër zonë elitare mbetet Gjiri i Lalëzit, ku vilat luksoze mund të arrijnë 220 euro. Ndërkohë, edhe zona e Plazhit, përfshirë Lagjen 13, vazhdon të mbetet ndër më të preferuarat për turistët, me çmime që luhaten nga 45 deri në 110 euro për natë.
Nga ana tjetër, zonat me tarifat më ekonomike janë qendra e Durrësit(40-90 euro) pranë amfiteatrit, si dhe Golemi( 40-100 euro) dhe Mali i Robit, ku çmimet mesatare variojnë nga 40 deri në 100 euro për natë. Pavarësisht çmimeve më të ulëta, këto zona vazhdojnë të tërheqin një numër të qëndrueshëm rezervimesh, kryesisht nga familjet dhe turistët që kërkojnë pushime me kosto më të përballueshme pranë detit.
Rritja e interesit për qiratë afatshkurtra në Durrës po shihet edhe si një tregues i transformimit të qytetit në një nga qendrat më të rëndësishme turistike të vendit, ku investimet në apartamente turistike po shtohen nga viti në vit.
Jet Bank në qendër të debatit në Kuvend - Ismaili: Licencimi nuk është kompetencë e qeverisë, por e Bankës së Shqipërisë
Siguria e bankës së parë 100% digjitale në Shqipëri, Jet Bank, ka qenë fokusi i interpelancës së parë të seancës plenare të Kuvendit, e kërkuar nga deputeti......
Kongresi Botëror i Ligjit në Tiranë - Rama: Jemi të vendosur për të mbështetur vazhdimësinë e drejtësisë së re
Në Tiranë ka nisur Sesioni i hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit, ngjarja e cila do të mbledhë vitin e ardhshëm në Shqipëri personalitetet më të......
Turizmi rriti pagat me 21 % gjatë 2025-ës - Cilat ishin efektet e planit? U konstatuan 873 shkelje të legjislacionit tatimor
Buxheti i shtetit ka përfituar rritje të të ardhurave nga plani sektorial antiinformalitet në fushën e turizmit i ndërmarrë gjatë 2025-ës, i cili po vijon......
Universitetet private, “parajsa” e studentëve të huaj - Shaqiri: Interesi më i madh nga indianët. Impakti social mbetet për t’u parë
Përveç se një treg në nevojë për punonjës të pakualifikuar nga jashtë, Shqipëria po kthehet në një destinacion gjithmonë e më të preferuar nga të huajt për......
Cilat janë kategoritë më me risk të bizneseve në turizëm? - Kriteret, nga xhiroja e deklaruar tek numri i punonjësve me pagë minimale
Plani sektorial i tatimeve për uljen e informalitetit në turizëm do të realizohet në bazë të riskut që paraqesin subjektet. Por cilat janë bizneset më të......
Wolt “pushton” telefonat e shqiptarëve/ Platforma e delivery po rivalizon aplikacionet e inteligjencës artificiale
Aplikacionet e inteligjencës artificiale po dominojnë tregun shqiptar të telefonave inteligjentë. Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Appfigures,......
Cili vend në Evropë ka më shumë ultra të pasur? - Gjermania kryeson me 38,215 invididë, me të paktën 25.7 milionë euro secili
Klubi ultra i pasur i Evropës po rritet me shpejtësi. Numri i njerëzve me të paktën 25.7 milionë euro pasuri, të njohur si individë me vlerë neto ultra të......
Një aksident, mesatarisht 155 mijë lekë dëmshpërblim - AMF: Kompanitë e sigurimeve vijojnë rritjen e pagesave për dëmet në automjete
Pas çdo aksidenti rrugor apo dëmi të mbuluar nga polica e sigurimit, shqetësimi i parë për qytetarët mbetet sa para kompenson realisht kompania e......


