Shqipëria Postuar më 26 Dhjetor 2024, 11:07

Sa është numri i pronave që taksohen në Shqipëri? - 1.2 milionë pasuri, të regjistruara në kadastrën fiskale

Nga Elisabeta Dosku

Sa është numri i pronave që taksohen në Shqipëri? - 1.2

Rreth 1.2 milionë njësi pronësore janë të regjistruara në Kadastrën Fiskale. Referuar të dhënave të Ministrisë së Financave, bazuar në burimet e Agjencisë Shtetërore Kadastrës, vetë deklarimit dhe të dhënave të regjistruara nga bashkitë, numri i njësive pronësore të taksueshme është 797.331 (ku përreth 385.243 njësi pronësore të cilat nuk janë të plota me informacion zbatohen rregullat e prezumimit në mënyrë që të përllogaritet vlera e taksës) si dhe numri i njësive pronësore të kompletuara me informacion rreth 412.088 njësi.

Gjithashtu, të dhënat e zbardhura nga SCAN tregojnë se në sistem ka një bazë të dhënash dhe për parcelat, ku nga 554.626 njësi, 294.409 janë njësi arë dhe 260.217 njësi truall.

Duke qenë se bazuar ligjit në fuqi, një ndër funksionet e Drejtoria e Përgjithshme e Taksës së Pasurisë është edhe trajnimi i stafeve të njësive të vetëqeverisjes vendore, përgjegjëse për administrimin e taksës mbi pasuritë e paluajtshme, gjatë periudhës kohore janar-gusht 2024 DPTP ka zhvilluar trajnime online si dhe ka ofruar asistencë për zgjidhjen e problematikave të ndryshme lidhur me kuadrin ligjor dhe përdorimin e sistemit të Kadastrës Fiskale, me bashkitë: Delvinë, Libohovë, Librazhd, Pustec, Berat, Mat, Vorë, Sarandë, Kolonjë dhe Roskovec.

Nga të dhënat e regjistruara në Regjistrin Qendror të Bazës së të Dhënave për Llogaritjen e Taksës Vendore mbi Pasurinë e Paluajtshme “ndërtesë” (Kadastra Fiskale) rezulton se për periudhën kohore janar-gusht 2024 janë kryer regjistrime dhe përditësime të 2,629 njësive pronësore të cilat janë të identifikuara në sistem nga Bashkitë Mat, Delvinë, Libohovë, Librazhd, Kolonjë, Korçë, Përrenjas, Mirditë dhe Sarandë nga ku janë kryer 392 regjistrime të njësive pronësore ekzistuese të identifikuara nga burimi i regjistrit të klientëve të OSHEE të cilat nuk janë të kompletuara me informacion dhe 2,237 përditësime të njësive ekzistuese.

Aktualisht, struktura e bazës së të dhënave e Regjistrit Qendror i Bazës së të Dhënave për llogaritjen e taksës vendore mbi pasurinë e paluajtshme “ndërtesë” (Kadastra Fiskale) është e bazuar në 3 burime:  Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK); Vetë-deklarimi i taksapaguesve dhe të dhënat e regjistruara nga bashkitë. Të ardhurat nga taksa e ndërtesave në 10 mujor regjistrohen në  6.6 miliardë lekë.



Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat