Sa është kërkesa për punonjës në turizëm? - Ozuni: Ngritja e Akademisë Turistike nuk është zgjidhje

Sektori turistik në Shqipëri po përballet me mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, dhe siç ka treguar realiteti, operatorët të kërkojnë ndihmë nga tregjet ndërkombëtare. Sipas të dhënave të Unionit, turizmit shqiptar i nevojiten rreth 30 mijë punonjës, kryesisht në sektorët e hotelerisë, shërbimeve ushqimore, plazheve dhe transportit turistik. Por cilat janë kërkesat reale të tregut për punonjës në këtë sektor?
Ferjolt Ozuni – Ekspert Turizmi:
“Ajo për të cilën po diskutohet edhe së fundmi në treg rreth nevojës së hrahut të punës, dhe burimeve njerëzore në të gjithë industrinë turistike, mund të them që ende nuk ekziston një numër real përsa i përket nevojës së drejtpërdrejtë dhe nevojës së menjëhershme, në industrinë turistike të paktën me çfarë perceptimesh kemi nga tregu, mund të themi që në mënyrë të drejtpërdrejtë, mund të jetë nevoja për diku te 7-10 mijë punonjës në të gjithë industrinë tursitike. Pra që do të thotë, për të gjithë aktorët që përveçse është HORECA, kemi transportin që është i rëndësishëm, kemi guidat turistike, kemi aktivitetet mbështetëse, që dhe këta kanë nevojë. Por në mënyrë të drejtpërdrejtë, në 7-10 mijë maksimumi mund të çojmë drejt gjësë të duhur të industrisë turistike.”
Një ndër kërkesat është ngritja e Akademisë Turistike, por sa e nevojshme është dhe sa do e përmirësojë sektorin e turizmit ngritja e një Akademie Turistike?
Ferjolt Ozuni – Ekspert Turizmi:
“Sa i përket krijimit të një Akademie të turizmit, jemi mësuar me këto emrat me pompozitet të madh. Nuk është shumë e nevojshme për të ndërtuar një akademi të veçantë për këtë, sepse kemi pasur edhe terma të bujshëm përsa i përket akademive, për aktivitete të ndryshme, por mendoj që nëse investohet mirë me strategji edhe në aspektin financiar në tërësinë e industrisë, së arsimit atëherë vetë industria arsimore do të sjellë ty krahë pune të përgatitur, gjysmë të përgatitur, të specializuar.”
Disa nga kërkesat që Unioni Turistik ka ngritur është impelentimi i sigurimeve jashtë sezonit turistik, ngritja e linjave të dedikuara për transportin turisitik me destinacion bregdetin, rritja e pjesmarrjes në panairet ndërkombetare dhe aktivitetet promovuese rajonale etj.
Një Tiranas mban 1.1 mln lekë në depozita bankare - Kryeqyteti, kursimet më të larta mesatare për frymë. Elbasani, i fundit në vend
Një qytetar i Tiranës mban mesatarisht 1.1 milionë lekë në një depozitë në bankë. Sipas një analize të kryer nga Televizioni Scan duke llogaritur shumën e......
Shkëmbimet tregtare mes Britanisë e Shqipërisë/ Turizmi dhe shërbimet nxisin marrëdhëniet mes dy vendeve
Tregtia mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë po njeh një intensifikim të dukshëm, si në mallra ashtu edhe në shërbime, sipas të dhënave nga Office for......
A mund ta ndalojë “IA” pastrimin e parave? - Platforma e re identifikon kompanitë dhe individët me rrezik të lartë
Bankat dhe institucionet financiare po përballen me një rritje të mashtrimeve dhe pastrimit të parave, si dhe me presionin për t’iu përmbajtur rregulloreve......
Qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara - Të ardhurat u rritën me 48.2% në 9-mujorin e vitit 2025
Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara arritën në 162.2 milionë lekë gjatë 9-mujorit të vitit 2025, me një rritje prej......
Sistemet tatimore në Evropë - Franca, me performancën më të dobët. Kryesojnë vendet baltike
Të ardhurat nga taksat luajnë një rol jetik në financimin e shërbimeve publike. Sipas Eurostat, në vitin 2023 raporti i përgjithshëm midis taksave dhe......
Ku po i investojnë bankat miliardat? Huadhënie rekord në tregti, ndërtim, turizëm dhe bujqësi
Në shtator 2025, kreditë e reja për korporatat jofinanciare private arritën nivele të reja në disa sektorë kyç të ekonomisë, sipas të dhënave më të fundit të......
Forcohen valutat kryesore – Si ka nisur ky muaj për monedhat e huaja?
Dollari amerikan e ka nisur këtë muaj pozitivisht duke u blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe duke u shitur me 84.2 lekë në raport me javën e......
“Çipet më të avancuara, vetëm në SHBA” - Trump ndalon eksportin e tyre në shtete të tjera
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se çipet më të avancuara të inteligjencës artificiale të kompanisë Nvidia do të rezervohen vetëm për kompanitë......





