Sa është borxhi i qeverisë në valutë? - BSH: Kursi i këmbimit solli rënien e tij në fund të 2024
Borxhi i përgjithshëm i qeverisë në valutë ka pësuar rënie gjatë vitit që lamë pas.
Në fund të shtatorit 2024, borxhi në valutë zinte 43% të totalit të borxhit të përgjithshëm të qeverisë dhe ky raport ishte 3.51 pikë përqindje më pak krahasuar me gjashtë muajt paraardhës. Sipas raportit më të fundit të deeuroizimit, shumica e borxhit rezulton në euro, i cili zë gati 78% të vlerës së borxhit në valutë.
Por si ka ndikuar kursi i këmbimit në uljen e borxhit në valutë?
Gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024, kursi i këmbimit të monedhës vendase ka vijuar të mbiçmohet, por me ritme shumë më të ulëta se një vit më parë. Kundrejt euros, leku është mbiçmuar gjatë kësaj periudhe me 2.04% (4.4% në terma vjetorë) dhe kjo ecuri ka reflektuar vijimin e flukseve të bollshme hyrëse të valutës në ekonomi si rezultat i të ardhurave nga turizmi, dërgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja direkte (që kanë sjellë përmirësim të bilancit tregtar).
Rënia e peshës së borxhit në valutë në 2024 reflekton mbiçmimin e kursit të këmbimit të lekut, ku për një euro nevojiteshin 99.35 lek në fund të shtatorit 2024, kundrejt 103.57 lek në fund të marsit 2024. Në dekadën e fundit, borxhi në valutë i qeverisë nuk e ka kaluar vlerën 55% të borxhit të përgjithshëm të saj.
Në 6-mujorin e dytë të vitit, ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, ishin më të theksuara në periudhën shtator-tetor, dhe kanë qenë të fokusuara në ruajtjen e gradualitetit te lëvizjeve ne kursin e këmbimit.
Në fund të dhjetorit 20243 , vërehet rënie e peshës së letrave me vlerë të borxhit (titujve) me maturitet 3, 6 dhe 12 muaj dhe rritje e peshës së titujve me maturitet më të gjatë se 12 muaj (obligacione 2,3, 5 dhe 7-vjeçare). Gjithashtu vërehet rritje e peshës së titujve me maturitet afatgjatë, (obligacione 15-vjeçare), rënie në masën 3.51% e peshës së detyrimeve në valutë të qeverisë shqiptare krahasuar me fundin e marsit 2024 dhe rritje e borxhit te brendshëm në masën 5.1% krahasuar me fundin e marsit 2024.
Koka e lajmit: Sipas raportit më të fundit të deeuroizimit, kursi i këmbimit ndikoi në rënien e borxhit të qeverisë në valutë në fund të 2024. Në fund të shtatorit 2024, borxhi në valutë zinte 43% të totalit të borxhit të përgjithshëm të qeverisë.
Sondazh

Pas tunelit të Murrizit hapet rruga Maqellarë-Peshkopi - Shkurtohet distanca Dibër - Tiranë, nxitet turizmi dhe lehtësohet qarkullimi
Pas hapjes së tunelit të Murrizit, i cili lidh Dibrën me Tiranën dhe shkurton distancën me 2 orë, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministrja dhe......

“Të hiqen monedhat një dhe dy cent” -Propozimi i Bundesbank Gjermani, thjeshtim i transaksioneve cash
Shumë vende tashmë po reduktojnw përdorimin e monedhave me prerje të vogla. Thjeshtimi i transaksioneve me para në dorë, është propozimi i Bundesbank për......

Serbi, protestë kundër qeverisë - Qytetarët kërkojnë drejtësi për incidentin hekurudhor që shkaktoi 15 viktima
Rrugët e Beogradit janë mbushur me mijëra protestues, që kërkojnë dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiç. Pakënaqësitë e qytetarëve janë nxitur më shumë......

Rruga e Arbrit, inaugurohet Tuneli i Murrizit-Balluku: I blinduar në hekur. Në prill përfundon edhe segmenti Maqellarë-Peshkopi
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku kanë inauguruar sot Tunelin e Murrizit, veprën e fundit të “Rrugës së Arbrit”. Në ceremoni......

Çmimet e kafesë “fluturojnë” - Shkaktarë janë kushtet e pafavorshme klimatike dhe kufizimet e eksporteve
Çmimet botërore të kafesë arritën një nivel të lartë shumëvjeçar në vitin 2024, duke u rritur 38.8 për qind nga mesatarja e një viti më parë, kryesisht të......

Dita e Verës nxit tregtinë vendase - Zejtarët: Kjo ditë shërben për të reklamuar produktet tona
Dita e Verës mbush rrugët e Shqipërisë me gëzim, festime dhe aromën e ballokumeve. Kjo festë tradicionale shënon ardhjen e pranverës, duke gjallëruar vendin......

Ulja e çmimit të energjisë, 200 mln lekë kursim - OSHEE: Nga tarifimi me 8.5 lekë/kWh përfituan 1.7 mln abonentë
1.7 mln abonentë kanë përfituar nga ulja e çmimit të energjisë elektrike, teksa vlera e kursyer për faturën e muajit shkurt është 200 mln lekë”. Të dhënat......

Rusia përdor kriptovalutat për tregtinë e naftës - Monedhat digjitale i shërbejnë Kremlinit për të shmangur sanksionet
Rusia po përdor kriptovalutat në tregtinë e saj të naftës me Kinën dhe Indinë për të shmangur sanksionet perëndimore, sipas katër burimeve me njohuri të......