Sa emigrantë janë regjistruar për të votuar? - KQZ: Deri në mesditën e së hënës, janë refuzuar mbi 29 mijë
Këtë vit, në zgjedhjet parlamentare, shtetasit shqiptarë që punojnë dhe jetojnë jashtë, do të kenë mundësi të marrin pjesë përmes votës duke u regjistruar në Platformën PER.
Duke ju referuar shifrave të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, numri i kërkesave ka arritur në 84 mijë e 195 deri në mesditën e së hënës. Por, janë miratuar 50.862 votues, ndërsa duke ju referuar gjinisë, kryesojnë meshkujt ata të cilët kanë treguar më tepër interes për të votuar duke arritur në 51,979 ndërsa gjina tjetër ka arritur në 32,216 në numrin e regjistrimeve për të votuar.
Për t’u ndalur në numrin e grupmoshave, numrin më të lartë e të regjistruarëve e kanë grupmoshat e 26-35 vjeç dhe 36-45 vjeç.
Referuar të dhënave, janë refuzuar edhe një numër i konsiderueshëm të emigrantëve, kjo për arsye të ndryshme. Ndërkohë, KQZ përllogarit se janë refuzuar 29,471. Duke i përkthyer të dhënat gjeografikisht, numrin më të lartë të regjistrimeve e kanë emigrantët që jetojnë në Itali, më pas ata në Greqi dhe Gjermani.
Ndërsa kërkesat sipas qarqeve, numrin më të lartë të aplikimeve e kanë ata të qarkut të Tiranës, më pas ata të Fierit, Korçës, Durrësit etj.
Sondazh

Çfarë përfitojmë nga Banka e Zhvillimit? - Zefi: Depozitat me norma më të ulëta interesi, por shkallë më të lartë sigurie
Banka Shqiptare e Zhvillimit, përveçse do të mbështesë me financim ndërmarrjet shqiptare dhe do të zhvillojë projekte strategjike, Banka do të ofrojë......

Italia, marrëveshje 10 mld USD me Arabinë Saudite - Synohet forcimi i parneritetit në infrastrukturë, energji, mbrojtje
Italia ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi dhe industriale me vlerë rreth 10 miliardë dollarë me Arabinë Saudite, si pjesë e një partneriteti strategjik......

Ndërtimet pa leje “lulëzuan” edhe vitin e kaluar - Zhllima: Rastet më të larta regjistrohen në zonat rurale
Shtëpi private, shtesë kati apo objekte me qëllime për përfitim financiar, përgjatë vitit të shkuar janë regjistruar 1076 raste të ndërtimeve të......

Hungaria tërhiqet nga kërcënimi i vetos ndaj Rusisë - BE bie dakord për rikthimin e sanksioneve të reja!
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi të dielën se forcat e saj kishin kapur Velyka Novosilka, një qytet në rajonin lindor të Ukrainës Donetsk. Qyteti është......

Ligji për investimet strategjike shtyhet 2 vjet - Debatet/ Deputetët e PD, kundër. Pëllumbi: Në 2026-ën, gati ligji me asistencën e BE
Efektet e ligjit “Për investimet strategjike” do të shtyhen me 2 vjet. Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka miratuar projektligjin e deputetes së Partisë......

Biblioteka e Re Kombëtare me 0 kosto nga buxheti - Thirrja për të paraqitur projekt-idetë deri në 10 shkurt
“Thirrja për projektin e bibliotekës Kombëtare është hapur, ndërsa projekti do të zhvillohet pranë Parkut të Liqenit Artificial të Tiranës, krah ndërtesës së......

“Të vendoset tatim për bizneset e vogla” - FMN: Më shumë të ardhura, të përshpejtohet reforma e taksimit të pronave
Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon qeverinë shqiptare që të rrisë performancën në mbledhjen e të ardhurave dhe të zgjerojë bazën e......

“Shqipëria, përformancë të fortë ekonomike” - FMN: Sfidat, plakja e shpejtë e popullsisë, emigracioni, produktiviteti i ulët
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka vlerësuar së fundmi performancën e fortë ekonomike të Shqipërisë, të mbështetur nga politikat e......