Shqipëria Postuar më 22 Prill 2026, 11:00

Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163 shtetesh, vendi ynë konsiderohet një zgjedhje e sigurt për udhëtarët e pavarur

Nga Eldiona Serani

Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163

Indeksi i Sigurisë së Udhëtimit për vitin 2026 rendit mbi 100 vende të botës, duke i vlerësuar ato sipas nivelit të sigurisë për udhëtarët e pavarur. Ky indeks është veçanërisht i dobishëm për profile të ndryshme udhëtarëshdhe kryeshisht për personat që udhëtojnë vetëm: qoftë një nomad dixhital që vendoset për disa muaj në Lisbonë, një vizitor për herë të parë që eksploron Islandën, apo edhe udhëtarë me përvojë që lëvizin vazhdimisht midis qyteteve në kontinentin afrikan.

Për të ndërtuar këtë renditje, indeksi merr në shqyrtim një sërë faktorësh thelbësorë dhe i kombinon ato në një panoramë të vetme. Ndër këta faktorë përfshihen nivelet e krimit dhe statistikat e sigurisë, treguesit që lidhen me sigurinë e grave dhe barazinë gjinore, stabiliteti politik i vendeve, rreziku nga fatkeqësitë natyrore, si dhe cilësia e infrastrukturës së udhëtimit dhe turizmit. Kjo qasje gjithëpërfshirëse synon të japë një vlerësim sa më realist për përvojën e një udhëtari në terren.

Po Shqipëria, si renditet në këtë indeks? Sipas të dhënave, Shqipëria pozicionohet në vendin e 53-të nga 163 vende të marra në analizë, duke u konsideruar si një destinacion me nivel të ulët rreziku për udhëtarët. Edhe në kontekstin rajonal, vendi ynë paraqitet pozitivisht, si një ndër destinacionet më të sigurta. Në rajon, Mali i Zi renditet i pari, i ndjekur nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Serbia dhe Bosnje Hercegovina pozicionohen në fund të listës rajonale përsa i përket sigurisë.

Në krye të renditjes globale qëndrojnë vendet me standardet më të larta të sigurisë për udhëtarët, veçanërisht për ata që udhëtojnë vetëm. Islanda, Irlanda dhe Zelanda e Re rezultojnë si vendet më të sigurta në botë. Pas tyre vijnë shtete të tjera të zhvilluara si Austria, Zvicra dhe Singapori, të cilat gjithashtu ofrojnë standarde shumë të larta sigurie dhe infrastrukture.

Nga ana tjetër, indeksi evidenton edhe vendet që paraqesin rrezik më të lartë për udhëtarët. Këto janë kryesisht zona të prekura nga konflikte të hapura apo tensione të vazhdueshme, si në Lindjen e Mesme apo në territorin e konfliktit Rusi-Ukrainë. Gjithashtu, në fund të listës renditen disa vende të tjera që për arsye të ndryshme sigurie konsiderohen më pak të përshtatshme për udhëtime të pavarura, përfshirë Turqinë dhe  ishujt Fiji.

Sa e sigurt është Shqipëria për turistët? Mes 163

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat