Shqipëria Postuar më 8 Janar 2025, 15:03

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën nga zjarri? - AMF: Në 9 muaj, numri i kontratave u rrit me 2%

Nga Ledina Elezi

Sa e sigurojnë shqiptarët pronën nga zjarri? - AMF: Në 9

Primet e sigurimit vullnetar gjatë periudhës janar-nëntor 2024 arritën në rreth 8,5 miliardë lekë, 6.69% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Gjithashtu, numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 5.13 %. Primet e sigurimit vullnetar të jo-jetës patën një rritje me 5.95% kundrejt periudhës janar - nëntor 2023.

Në 9 muaj, në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive  u siguruan mbi 3,6 miliardë lekë të ardhura në total, ku vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 67.35%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 22.03% të totalit.

Sigurimet nga zjarri dhe katastrofat natyrore kanë shënuar një rritje të konsiderueshme në periudhën janar-nëntor 2024.

Statistikat zyrtare të tregut të sigurimeve tregojnë se në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë periudhës janar - nëntor 2024, vihet re një rritje prej 3.62% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.00% e numrit të kontratave të sigurimit.

Nga ana tjetër, të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve dhe shëndetit gjatë periudhës janar - nëntor 2024 arritën në rreth 1,2 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej 1.15% në krahasim me të njëtën periudhë të vitit pararendës.

Primet nga sigurimet e Jetës arritën rreth 1,8 miliardë lekë, ose 9.88 % më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat