Sa e përballueshme është blerja e një shtëpie? Shqipëria në vendin e 33-të globalisht, duke ruajtur një raport gati mesatar

Indeksi i pronave ofron disa të dhëna të rëndësishme lidhur me përballueshmërinë e blerjes së pasurive të paluajtshme. Një nga treguesit kryesorë në këtë indeks është raporti Çmim ndaj të Ardhurave, i cili përfaqëson një masë themelore për vlerësimin e përballueshmërisë së blerjes së apartamenteve. Një raport dhe renditje më e ulët nënkupton një përballueshmëri më të mirë, ndërsa një raport më i lartë tregon vështirësi më të mëdha për blerësit.
Ky raport zakonisht llogaritet duke krahasuar çmimet mesatare të apartamenteve me të ardhurat mesatare të disponueshme familjare dhe shprehet në vite të ardhurash që nevojiten për të blerë një pronë.
Por si paraqitet Shqipëria në këtë indeks nga Numbeo? Sipas të dhënave më të fundit, Shqipëria renditet në vendin e 33-të, duke reflektuar një nivel përballueshmërie pothuajse mesatar sa i përket çmimeve të pasurive të paluajtshme në raport me të ardhurat. Megjithatë, kur krahasohet me vendet e rajonit, Shqipëria renditet e para si vendi ku është më e vështirë të blesh edhe pse jo me ndonjë ndryshim të thellë nga vendet e rajonit.
Pas Shqipërisë renditet Serbia, e cila mban vendin e 35-të në indeks, duke qenë shumë pranë Shqipërisë për sa i përket mundësisë për të blerë një pronë. Fakti që Shqipëria dhe Serbia kryesojnë listën në rajon lidhet me rritjen e investimeve të reja në këto dy shtete, çka ka sjellë edhe çmime mbi mesataren e tregut. Renditja vijon me Kosovën në vendin e 42-të dhe Malin e Zi në vendin e 50-të. Ndërkohë, Bosnje & Hercegovina renditet e fundit në rajon, duke u shfaqur si vendi ku është më e lehtë të blesh pasuri të paluajtshme në raport me të ardhurat.
Por si ndryshon kjo renditje në nivel global? Ndër pesë vendet e para ku është më e vështirë të blesh një pronë krahasuar me nivelin e të ardhurave renditet Nigeria, e ndjekur nga Sri Lanka, Gana, Kuba dhe Kameruni vende që nuk paraqesin nivele të larta zhvillimi ekonomik. Në të kundërt, Afrika e Jugut shfaqet si vendi ku është më e lehtë të blesh një banesë, e pasuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Trump rrit tarifat tregtare për Korenë e Jugut - Nga 15, në 25%. Qeveria koreane nuk ka miratuar marrëveshjen dypalëshe
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se do të rrisë tarifat për disa mallra nga Republika e Koresë nga 15, në 25 për qind, duke akuzuar qeverinë e këtij......
Doganat, krijohet “dritarja e vetme kombëtare” - Lehtësohet tregtia. Kosto 1.4 milionë USD/vit. Tarifa deri në 75 euro për bizneset
Dogana shqiptare do të funksionojë me një Dritare të Vetme Kombëtare. Projektligji i hedhur për konsultim publik, përcakton rregullat për krijimin dhe vënien......
Luhatje në tregun valutor – Sa këmbehen sot monedhat e huaja?
Dollari amerikan ka regjistruar edhe këtë mëngjes luhatje të lehta të vlerës relativisht pozitive krahasuar me një ditë më parë duke u blerë sot me 81 lekë......
Nënshkruhet marrëveshja BE-Indi - Tregtia e lirë, çfarë përfitojnë vendet evropiane?
Pas muajsh negociatash intensive, Komisioni Evropian përfundoi të martën një marrëveshje të tregtisë së lirë me Indinë, e cila ul ndjeshëm tarifat për......
Vendi me 5,4 mln banorë prodhon 1 mln makina - Si arriti Sllovakia të mbledhë kaq shumë prodhues makinash?
Sllovakia, e cila numëron 5.4 milionë banorë, prodhon pothuajse një milion makina në vit. Ky numër është i vogël në krahasim me prodhuesit më të mëdhenj në......
Hamburg, pakt për 100 gigavat energji eolike - BE: Energjia e pastër, zhvillim dhe sovranitet
Britania, Gjermania, Danimarka dhe vende të tjera të Europës do të nënshkruajnë një pakt për energji të rinovueshme në një samit në Hamburg, duke siguruar......
Si ndryshojnë taksat e shërbimeve digjitale në Evropë? - Mesatarisht janë 3-5%. Hungaria ka normën më të lartë prej 7.5%
Ekonomia digjitale paraqet sfida në rritje për sistemet tatimore, pasi shërbimet online nxjerrin në pah kufizimet e kornizave aktuale. Sipërmarrjet virtuale,......
1 miliardë euro investime ne energji - Paketa e reformave ekonomike 2026-2028, rritje e investimeve te huaja
Paketa e re e reformave të zhvillimit ekonomik, pritet të sjellë një rritje të ndjeshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), duke e përmirësuar rritjen......


