Sa duhet të jetë taksa për banesën e parë? - Propozimet e ndërtuesve: Të aplikohet tatim progresiv
Ndërsa Ministria e Financave po zhvillon konslutime me grupet e interesit për darftligjin mbi përcaktimin e vlerës së taksueshme së pasurive të paluajtshme dhe llogaritjen mbi taksën e ndërtesës, Shoqata e Ndërtuesve ka paraqitur propozime konkrete për t’u përfshirë në draft.
Referuar shkresës zyrtare të Shoqatës dërguar Ministrisë e Financave, propozohet taksim progresiv për ndërtesat.
Konkretisht banesat e para, të përdorura për banim nga pronari ose familja e tij, të përjashtohen ose të taksohen simbolikisht (deri në 0.01% të vlerës taksueshme).
Banesat e dyta të taksohen me 50% të shkallës standarde, ndërsa banesat e treta e më shumë deri në 150% të shkallës standarde.
Sipërfaqja minimale në rastet kur është e prezumuar të jetë 50 m² për banesë; 15 m² për garazh; 100 m² për njësi ekonomike.
Sipas Shoqatës së Ndërtuesve, kjo qasje rrit drejtësinë fiskale dhe reflekton kapacitetin real pagues të qytetarëve.
Sa i takon apartamenteve të pashitura, ku sipas draftit, sapo ndërtesa përfundon dhe merr leje përdorimi, të gjitha njësitë edhe ato të pashitura hyjnë në taksim, me zhvilluesin si taksapagues.
Në këndvështrimin e Shoqatës së Ndërtuesve, ky trajtim ngarkon zhvilluesit me barrë fiskale të parakohshme për pasuri që nuk gjenerojnë ende të ardhura, duke u trajtuar njësoj si pronarët fundorë, në kundërshtim me parimin e taksimit mbi përdorimin real.
Për këtë arsye propozohet që për njësitë e pashitura në ndërtesa të përfunduara, që mbeten në pronësi të zhvilluesit dhe nuk janë dhënë në përdorim apo qira, taksimi pezullohet deri në momentin e shitjes ose dhënies në përdorim.
Ndërtuesit propozojnë se nëse bashkia vendos një vlerësim prezumues për shkak të mungesës së pronarit, qytetari të ketë të drejtë të kërkojë rishikim me efekt nga fillimi i vlerësimit, jo vetëm për vitin pasues. Çmimet referuese të caktohen vetëm nga një organ qendror i pavarur dhe këshillat bashkiakë nuk duhet të kenë kompetencë t’i ndryshojnë çmimet sipas interesave lokale.
Projektvendimi aktual parashikon çmime uniforme brenda një zone, pa reflektuar diferencat midis ndërtesave të reja dhe të vjetra, apo midis blloqeve më të kërkuara dhe atyre më pak të kërkuara.
Në këtë pikë ndërtuesit sugjerojnë të parashikohet mundësia që pronari të kërkojë vlerësim nga një ekspert i licencuar, kur provon që çmimi referues i zonës nuk pasqyron vlerën reale tregtare të ndërtesës. Ndërsa bashkia të ketë të drejtë të përdorë koeficiente korrigjues sipas: vitit të ndërtimit; cilësisë së ndërtimit; destinacionit; gjendjes faktike; nivelit të amortizimit.

“E pamundur të zhvillohen zgjedhje në Tiranë” - Kreu i KQZ: Ndërpremë përgatitjet për kryeqytetin. Në 5 bashkitë e tjera do të zhvillohen
Një ditë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e Presidentit të Republikës për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës, Kreu Komisionit Qendror......

Çmimi Nobel për Paqe - Liderja e opozitës venezueliane shpallet fituese për “promovimin e demokracisë”
Liderja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe 2025, njoftoi Komiteti Norvegjez. “Si udhëheqëse e lëvizjes......

Sa e qëndrueshme financiarisht është Bashkia Vlorë? - “Furnizohet” nga tarifa e pastrimit, shpenzon 198 euro për banor
Bashkia Vlorë ka pasur një perfomancë në rritje sa i takon të ardhurave të mbledhura përgjatë vitit që lamë pas, kjo ndikuar edhe nga fakti se është një......

“Ekonomia globale, më mirë se sa pritej” - Kreu i FMN: Pabarazitë dhe inteligjenca artificiale rrezikojnë tregun
Ekonomia botërore ka treguar rezistencë më të madhe nga sa pritej, pavarësisht goditjeve të shumta, tha kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), duke......

Si qëndrojnë shqiptarët në raportin punë-jetë? Ruajmë ekuilibër të mirë, ndërsa amerikanët përballen me ditët më të gjata të punës
Balanca midis punës dhe jetës në këtë periudhë është bërë një faktor i rëndësishëm sa i përket jetës sociale. Një anketë globale e revistës CEOWORLD shqyrtoi......

Kreditë me probleme mbeten në “zonën e sigurt”/ Bankat ruajnë shëndetin financiar edhe pse huatë e këqija lëvizën lehtë në rritje
Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se pas një periudhe disamujore stabiliteti, niveli i kredive me probleme është rritur lehtë gjatë......

Greqia “shpërndan” gazin në Evropë - Gazsjellësi grek, gati të dyfishojë furnizimet nga Azerbajxhani
Sistemi grek i transmetimit të gazit natyror është tashmë plotësisht i përgatitur për të pranuar dhe transmetuar dyfishin e sasisë aktuale të gazit nga......

Çregjistrohen 6.128 mjete me moshë 22-vjeçare - Kontrolli teknik, Tirana e Durrësi me numrin më të lartë të testimeve
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit rrugor ka publikuar të dhënat për 9 muajt e parë të vitit, në lidhje me shërbimin e kontrollit teknik të......