Shqipëria Postuar më 3 Shkurt 2025, 13:46

Sa duhet të jenë komisionet e terminaleve POS? - Musta: Pagesat me para’ në dorë nuk mund të ulen vetëm me limite në shumën e tyre

Nga Ledina Elezi

Sa duhet të jenë komisionet e terminaleve POS? - Musta: Pagesat me

Përdorimi i pagesave me para në dorë në Shqipëri ka qenë dhe mbetet ende i lartë në krahasim me vendet e tjera evropiane. Për këtë arsye, një ndër prioritetet e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave është edhe reduktimi i parasë fizike në ekonomi përmes vendosjes së një limiti në shumën e pagesave me para në dorë, apo uljes së komisioneve për terminalet POS.

Sipas pedagogut Eugen Musta, vendosja e limiteve të tilla duhet shoqëruar edhe me një fushatë ndërgjegjësuese për t'i nxitur qytetarët të përdorin produktet e pagesave.

“Limiti i pagesave cash në vetvete nuk besoj se do të ndihmonte aq shumë për të rritur përdorimin e parasë digjitale, apo pagesave digjitale, për arsye se duhet të mbështeten edhe me një infrastrukturë dhe me një, le të themi, një fushatë ndërgjegjësuese dhe sensibilizuese.”

Përcaktimi i një tavani të vlerës së komisioneve për transaksionet që kryhen me terminal POS, siç është bërë në shumë shtete të tjera, do të përkthehej me një shtim të terminaleve nga ana e bizneseve.

“Unë mendoj që kemi një komision që varion nga 2%-3% për çdo transaksion të kryer që i mbahet tregtarit. Në shumë vende, edhe në Evropë ka kaluar para shumë vitesh një legjislacion, i cili ka vënë një tavan për sa mund të jetë maksimumi i tarifës që duhet të mbahet si komision për përdorimin e mjeteve digjitale në pagesa, që varion kryesisht në 0.3%-0.8%, që normalisht është goxha më i vogël se ai që aplikohet në Shqipëri. Duhet një strategji, e cila nuk i rrit kostot e biznesit për ta zbatuar këtë teknologji, që do të thotë terminale të lirë, ndoshta dhe të subvencionuara nga shteti, pra të dhëna pa pagesë”, u shpreh Musta.

Reduktimi i cash-it do të ndikojë në formalizmin e mëtejshëm të ekonomisë dhe do të rrisë përfshirjen financiare të individëve.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat