Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem “anti-përmbytje”? - Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët
“Kemi 27 hidrovore, Darzeza mbështetet me Bankën Botërore, megjithatë jo të gjitha hidorvoret janë në nevojën për investime. 4 hidrovoret që ne kemi punuar me fondet buxhetore që të këtij viti, dhe duhet të kuptojmë janë investime që kanë nevojë për shumë buxhet, parashikon mbështetje buxhetore dhe për 2025-2026, dhe në këtë frymë kemi punuar me 44 projektet e 29 bashkive, sepse të gjitha projektet në një vit në sistem ujitje kullimi nuk mund të mbulohen. Nevojat e sistemeve qendrore ka nevojë për një fond që llogaritet në 700 milionë euro.
Ndërsa kemi hyrë sërish në sezonin vjeshtë-dimër i cili shoqërohet me intensitet të lartë të reshjeve të shiut dhe dëborës, të cilat shkaktojnë përmbytje dhe dëme të mëdha ekonomike në toka bujqësore, bagëti, biznese, edhe këtë vit gjendemi të papërgatitur përballë përmbytjeve për shkak të faturës së “kripur”.
Situata bëhet edhe më problematike për shkak të mungesës së një skeme të sigurimit në bujqësi, duke i bërë fermerët të ekspozuar totalisht ndaj kushteve atmosferike dhe pasojave që sjellin ato.
Por çfarë po bëhet për të zgjidhur këtë situatë? Kjo nevojë duket se është adresuar edhe pranë Komisionit Evropian, në mënyrë që një pjesë e fondit të planit të rritjes, të shkojë dhe për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit.
“Vërtetë i kemi sistemet të trashëguara të para 90’-ës por mirëmbajtja e tyre është një fond buxhetor i konsiderueshëm që ne nuk e bëjmë dot me fonde vetëm buxhetore dhe ndaj kemi filluar që me ËBIF të vendosim prioritete për prefizibilitete dhe të kemi mundësi që të jemi dhe tek plani i rritjes. Në janar të këtij vitit kemi firmosur të gjithë ministrat e Ballkanit Perëndimor nevojën për të adresuar tek Komisioni Europian që të përfitojmë nga plani i rritjes për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, e cila është po aq e rëndësishme sa infrastruktura rrugore. Duhet ta shohim përtej mbështetjes buxhetore të një viti apo 4 viteve nga mbështetja buxhetore”.
Nga tjetër është nënshkruar dhe një marrëveshje me qeverinë turke për aplikimin e modelit turk të sigurimit në bujqësi. Në buxhetin e vitit 2025 është parashikuar një fond prej rreth 30 milionë eurosh për ujitjen dhe kullimin ose 13 për qind më shumë se një vit më parë. Ndërkohë që në vitin 2024, investimet kanë rezultuar në 10% më shumë.
Sondazh

Interesat e ulëta “largojnë” qytetarët nga depozitat - Kursimet e individëve në banka u rritën me një ritëm më të ngadaltë në korrik-shtator
Interesat e depozitave me afat në lekë kanë shënuar ulje në tremujorin e tretë të vitit. Në terma mesatarë, ato rezultuan 2.0%, nga 2.2% që ishin në......

401 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Investimeve - Masa e përfitimit, 50% e vlerës totale të investimit
Janë mbyllur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë aplikuar 401 fermerë. Rreth 75% e......

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke regjistruar kështu rritje nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94......

Ulje çmimesh deri në 35%, oferta e festave të Nëntorit nga DigitAlb
Për festat kombëtare të Nëntorit nuk ka se si të mungojë një ofertë e dedikuar nga DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të gjithë......

Euro bie në nivelin më të ulët të një viti ndërsa SHBA publikon shifrat e inflacionit!
Euro vazhdoi të dobësohej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivelin më të ulët në një vit pasi Shtetet e Bashkuara publikuan Indeksin e Çmimeve të......

Italia vendi më i keq i BE-së për të sapo diplomuarit? - Ja si renditen vendet e tjera europiane!
Ngadalë por me siguri, shkalla e të diplomuarve të fundit në BE që punësohen brenda tre viteve po rritet. Të dhënat e fundit të Eurostat zbuluan se përqindja......

A do të tkurret tregu global i mallrave luksoze në vitin 2025 për shkak të tarifave të Trump?
Shitjet globale të mallrave të luksit personal parashikohen të tkurren në vitin 2025 për herë të parë që nga Recesioni i Madh, sipas një studimi të......

A do të forcojë Euro Dixhitale sigurinë financiare?
Euro dixhitale po konsiderohet nga Banka Qendrore Evropiane si një metodë e re pagese e disponueshme në një kartë të rikarikueshme, një portofol dixhital ose......