Sa do të rritet ekonomia shqiptare në 2025? - Banka Botërore parashikon një ngadalësim të ritmit edhe gjatë vitit të ardhshëm
Ekonomia shqiptare pritet të rritet me një ritëm më të ngadaltë në 2025 dhe 2026. Sipas parashikimeve të Bankës Botërore, vendi pritet të ketë një rritje ekonomike prej 3.5% gjatë këtij viti dhe 3.3% në vitin e ardhshëm.
Banka Botërore përdor një metodologji të ndryshme për të përcaktuar shkallën e rritjes së Prodhimit të Brendshëm Bruto. Parashikimet tregojnë se nga viti 2022 ka pasur një ngadalësim të rritjes ekonomike të vendit, ku vetëm për 2024, rritja reale e PBB-së së Shqipërisë u vlerësua në 3.7%.
Që nga qershori i vitit të kaluar, parashikimet e këtij institucioni për ecurinë e ekonomisë shqiptare janë përmirësuar me 0.1% për vitin 2025, por janë përkeqësuar me 0.2% për vitin 2026.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Kosova dhe Serbia pritet të kenë rritjen më të lartë ekonomike. Ndërkohë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, do të kenë një përmirësim të ekonomisë së tyre thuajse në të njëjtat nivele si Shqipëria.
Në tërësi, viti që lamë pas, ka qenë pozitiv për ekonominë shqiptare. Inflacioni ra në 2.2%, ndërsa edhe borxhi publik, e ai i jashtëm ranë në nivelet më të ulëta të më shumë se një dekade.
Ambienti financiar me norma të ulëta interesi, së bashku me qasjen proaktive të bankave ndaj kreditimit, nxiti një rritje të fortë të kredisë, e cila rezultoi rreth 16% më e lartë se në vitin 2023, duke dhënë një mbështetje të rëndësishme për aktivitetin ekonomik.
Sondazh

Tërheqja e SHBA-së nga marrëveshja e Parisit - Guterres: Varësia ndaj lëndëve djegëse fosile, “përbindëshi i Frankenshtajnit”!
Varësia e botës ndaj lëndëve djegëse fosile është një “përbindësh i Frankenshtajnit që nuk kursen asgjë dhe askënd”, u tha sekretari i përgjithshëm i OKB-së,......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan është blerë sot me 94 lekë dhe është shitur me 95.2 lekë duke fituar pikë nga dje sipas kursit të këmbimit lokal. Euro blihet sot me 98......

Shqipëria merr drejtimin e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit
Shqipëria ka marrë Presidencën e Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), detyrë të cilën do ta mbajë deri në qershor 2025. Në takimin......

Organizimi i Zgjedhjeve 2025, Qeveria jep 2.5 miliardë lekë shtesë
Me një vendim të posaçëm, Qeveria ka miratuar një fond shtesë prej 2.5 miliardë lekë për organizimin e zgjedhjeve politike të këtij viti. Sipas detajimeve......

Kanabisi mjekësor, Qeveria miraton zonat dhe kushte e parcelave për kultivim
Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë kriteret për zonat dhe parcelat ku do të kultivohet kanabisi mjekësor. Në vendim thuhet se duhet një mjedis kultivues......

Banesë në përdorim për ushtarakët pa shtëpi-Projektligji/Mbështetje shtesë për Forcat e Armatosura, nga paga te shpërblimet
Ushtarakëve aktivë të Forcave të Armatosura do iu ofrohet banesë në përdorim në objektet ekzistuese të përshtatura për strehim apo në objektet e reja të......

Kompanitë më të qëndrueshme në botë - Cilat vende janë mikpritëse për to?
Schneider, një firmë e pajisjeve elektrike me bazë në Francë, është emëruar firma më e qëndrueshme në botë sipas një raporti të sapo publikuar nga Corporate......

Balluku flet për linjën nënujore të transmetimit që do të ndërtohet mes Shqipërisë dhe Italisë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur për herë të parë për memorandumin trepalësh të nënshkruar......