Sa digjitale janë bizneset shqiptare? RCC: Rritje në tregtinë online dhe përdorimin e teknologjisë, por sfida në inovacion dhe AI

Shqipëria po përparon gradualisht në transformimin digjital të bizneseve, por ende mbetet pas mesatares së Bashkimit Europian.
Të dhënat më të fundit tregojnë se në vitin 2024, rreth 41% e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në vend kanë arritur një nivel bazë të intensitetit digjital. Megjithatë, ky nivel është dukshëm më i ulët krahasuar me mesataren e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që është 59%, dhe shumë larg asaj të Bashkimit Europian, që arrin në 73%.
Pavarësisht kësaj diference, disa tregues tregojnë zhvillime pozitive. Shqipëria ka performuar mirë në përdorimin e shkëmbimit elektronik të informacionit, ku rreth 39% e bizneseve e përdorin këtë teknologji, më shumë se mesatarja rajonale. Edhe në analizën e të dhënave, vendi është në linjë me rajonin, me rreth një të tretën e ndërmarrjeve që e përdorin atë.
Në përdorimin e teknologjive më të avancuara, si “cloud” apo inteligjenca artificiale, ritmet janë më të ngadalta. Vetëm rreth 23% e bizneseve përdorin shërbime cloud, ndërsa përdorimi i inteligjencës artificiale mbetet ende i kufizuar, me më pak se 10% të ndërmarrjeve.
Nga ana tjetër, tregtia online po fiton gjithnjë e më shumë terren. Në vitin 2024, rreth 24% e bizneseve të vogla dhe të mesme në Shqipëri kanë shitur produkte ose shërbime online, një nivel që përputhet me mesataren e rajonit dhe madje tejkalon atë të Bashkimit Europian. Të ardhurat nga shitjet online përbëjnë afro 10% të xhiros totale, duke treguar se kanalet digjitale po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme.
Ndërkohë, në nivel politikash, në vitin 2025 Shqipëria ka miratuar një strategji të re për zhvillimin e biznesit dhe investimeve. Kjo strategji vendos theks të veçantë te mbështetja e sipërmarrjeve të vogla, inovacioni dhe transformimi digjital, si pjesë e përpjekjeve për t’u afruar me standardet e Bashkimit Europian.
Ndonëse Shqipëria ka bërë hapa përpara në digjitalizim, sfida mbetet përshpejtimi i këtij procesi, në mënyrë që bizneset të bëhen më konkurruese dhe ekonomia të përfitojë më shumë nga teknologjia.
BE-SHBA, marrëveshje për mineralet kritike/ Koordinim në furnizimin e industrive kryesore, përfshirë mbrojtjen
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje për të koordinuar furnizimin me minerale kritike të nevojshme për industritë kryesore,......
Shpenzimet e mbrojtjes, ambasadori Whitaker jep detaje nga takimi me Ramën dhe vizitën në Kuçovë
Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker përmes një postimi në “X” ka ndarë detaje nga vizita e tij në Shqipëri. Whitaker shkruan se zhvilloi një tur......
Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në kantierin e “Parkut Retro” në Bulqizë
Pasditen e sotme Kryeministri Edi Rama pati një inspektim në kantierin e punës së “Parkut Retro” në Bulqizë. Vepra është një projekt inovator me sipërfaqe......
Ministri Malaj me ambasadorin e NATO-s: Rritje progresive e investimeve për mbrojtjen
Ministri i Financave Petrit Malaj u takua sot me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në NATO, z. Matthew Whitaker. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministri me......
Qeveria miraton ndryshime për stadiumin “Selman Stërmasi” dhe indeksimin e pensioneve
Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditura vendimet e marra në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, zhvilluar më 24 prill 2026. Qeveria miratoi disa......
Bizneset shqiptare, ende jo gati për standardet e BE - Heikkinen: Hendek i madh mes reformave dhe përgatitjes së sektorit privat
Sa të përgatitura janë bizneset për të përmbushur dhe përfituar nga reformat e Agjendës Kombëtare në kuadër të Planit të Rritjes Ekonomike? Në një tryezë të......
Pranvera shënon rritje të turizmit në Shqipëri/ Hyrja e turistëve të huaj ka pësuar zgjerim me 10.8%
Gjatë muajit mars është vërejtur një përmirësim i dukshëm në sektorin e turizmit dhe në hyrjet e shtetasve në Shqipëri. Konkretisht, gjatë këtij muaji kanë......
Nordikët zgjodhën Shqipërinë në Mars/ Lufta jep sinjalet e para. Danimarka shënon rritjen më të lartë
Hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rikthyen në rritje të fortë gjatë muajit mars, pas një fillimviti të zbehtë. Sipas INSTAT, në mars hynë 609,363......


