Sa dëmshpërblejnë kompanitë e sigurimit? - AMF: 2,200 më shumë dëme të paguara në janar-korrik 2025
Kompanitë e sigurimit kanë paguar gjithsej 4.8 miliardë lekë dëme në periudhën janar-korrik 2025, ku pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, shoqëritë e sigurimit kanë paguar rreth 3.1 miliardë lekë për rastet e aksidenteve të automjeteve që kanë pasur sigurim të përgjegjësisë motorike nga palët e treta, pra MTPL të brendshme, sigurim kufitar ose me Karton Jeshil.
Pagesat e dëmeve janë rritur me vetëm 1% krahasuar me periudhën janar - korrik 2024. Numri i dëmeve të paguara është rritur me 2,200 duke arritur shifrën 44,504, nga të cilat 95% të dëmeve janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të jo-Jetës dhe 5% nga shoqëritë e sigurimit të jetës.
Duke qenë se numri më i madh i kontratave dhe primeve të shkruara bruto është regjistruar për sigurimet në kategorinë e jo-jetës, edhe vlera e dëmeve të paguara është më e lartë në aktivitetin e jo-jetës. Kështu, rreth 4.3 miliardë lekë dëme janë paguar për sigurimin motorik, të pronës dhe aktivitetet e tjera që nuk lidhen me jetën e individit, ndërkohë që vetëm 209 milionë lekë dëme janë paguar nga sigurimi i jetës.
Nga ana tjetër, dëmet pezull si sigurues i drejtpërdrejtë, pra ato që janë të papaguara akoma, që janë në proces vlerësimi ose që janë objekt i çështjeve gjyqësore, kanë pësuar rritje.
Sipas Institutit të Statistikave, në shtatë muajt e parë të vitit janë shënuar 16% më pak aksidente rrugore se në të njëjtën periudhë të 2024. Si rezultat i numrit më të ulët të aksidenteve të shkaktuara, edhe pagesat e dëmeve kanë qenë më të vogla.

G7 diskuton masa të reja ndaj Rusisë - SHBA u kërkon aleatëve të vendosin tarifa ndaj blerësve të naftës ruse
Vendet e G7-ës po shqyrtojnë vendosjen e sanksioneve dhe tarifave të reja ndaj Rusisë dhe shteteve që mbështesin luftën në Ukrainë. Në të njëjtën kohë, SHBA......

Hapen dhe 4 kapituj të negociatave me BE, kryeministri Rama: Shqipëria nuk ndalet
Numri i kapitujve të hapur në rrugën e integrimit të Shqipërisë për në BE këtë të martë shkon në 28. Lajmin e ka bërë të ditur kryeminisytri Edi Rama me anë......

Pezullimi i dialogut nga SHBA, Lidhja e Bizneseve: Goditje ekonomike për Kosovën
Pas njoftimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për të pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik të planifikuar......

Niko Peleshi kryetar i ri i Kuvendit, 84 vota pro dhe kundër 3, opozita nuk votoi
Në senacën e pasdites Kuvendi, pas betimit të deputetëve të rinj vijoi me procedurën e votimit për kryetarin e ri. Niko Peleshi mori drejtimin e Kuvendit,......

Betohen 138 deputetët e rinj, ikin Tom Doshi e Sabina Jorgo, ja kush i zëvendëson
Në orën 17.00 deputetët janë kthyer në sallën e Kuvendit dhe kanë kryer procedurën e betimit. Në këtë seancë u betuan 138 deputetë, pasi 2 të zgjedhur......

SHBA-ja pezullon dialogun strategjik me Kosovën: Veprimet e Qeverisë Kurti rritën paqëndrueshmërinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pezulluar për një kohë të pacaktuar dialogun e planifikuar strategjik me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me......

A po arrin Shqipëria limitin e përfaqësimit? Nga numri ndër vite, tek propozimi për 101 deputetë. Si krahasohemi me Europën?
Në dekadat e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rënie të qëndrueshme të popullsisë, duke shënuar një ndryshim të ndjeshëm nga 3.2 milionë banorë në vitin......

Mbi 66 mijë mjete të regjistruara për herë të parë - 8-mujori, makinat aziatike konfirmojnë tendencën rritëse
Të dhënat e publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, për periudhën Janar- Gusht 2025, reflektojnë një rritje të numrit......