Shqipëria Postuar më 25 Shkurt 2025, 13:22

Sa borxh të brendshëm ka Shqipëria? - Rreth 73% e tij është në obligacione. Bankat, mbajtësit kryesorë

Nga Ledina Elezi

Sa borxh të brendshëm ka Shqipëria? - Rreth 73% e tij

Borxhi i brendshëm ka arritur në nivelet më të larta gjatë vitit të kaluar. Sipas buletinit statistikor të Ministrisë së Financave, ky stok vlerësohet të ketë kapur vlerën e 788 miliardë lekëve, shifër kjo rreth 6.2% më e lartë se në 2023.

Shumica e borxhit rezulton të jetë në instrumenta afatgjatë. Rreth 74% e tij gjendet në obligacione dhe vetëm 24% në instrumente afatshkurtra, pra bono thesari. Për sa i përket instrumentave afatgjatë, obligacionet 5 vjeçare kanë vlerën më të lartë prej 136 miliardë lekësh, ndërsa obligacionet 15 vjeçare kanë peshën më të ulët në borxh.

Lidhur me bonot e thesarit, ato 12-mujore kapin një shifër prej 192 miliardë lekësh, ndërsa borxhi i brendshëm në bono 3-mujore rezulton të jetë zero që prej 2023. Borxhi në obligacione ka pësuar një rritje prej 13.5% në krahasim me 2023, ndërsa ai në instrumenta afatshkurtër ka rënë me 9.6%.

Në ndryshim nga viti 2023, ky borxhi publik i brendshëm ishte 99% në lek dhe 1% në monedhë të huaj, në 2004 i gjithë borxhi ishte në monedhën tonë kombëtare.

Por, cilët janë mbajtësit kryesorë të këtij borxhi?

Statistikat zyrtare tregojnë se pjesa më e madhe e huamarrjes së brendshme të qeverisë është nga bankat. Konkretisht, rreth 65% e borxhit publik të brendshëm mbahet nga sektori bankar, 9.55% e të cilit nga klientët e bankave, pra nga individët ose bizneset që investojnë në letrat me vlerë të qeverisë nëpërmjet bankave.

Ndërkohë, institucionet financiare, ku mund të përfshihen fondet e pensioneve, kompanitë e sigurimeve dhe fondet e investimeve që blejnë tituj qeveritarë, kanë një peshë prej 13.86%. Individët, Banka e Shqipërisë dhe institucionet jofinanciare, mbajnë një përqindje më të ulët të borxhit.

Gjithashtu, stoku i borxhit të brendshëm ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto ka pësuar një rritje të lehtë gjatë vitit 2024.

Sa borxh të brendshëm ka Shqipëria? - Rreth 73% e tij



 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat