Sa biznese i kanë në “dorë” plazhet e Shqipërisë? - 699 mijë çadra në shërbim të pushuesve, 17 milionë euro xhiro në 2024
Numri i subjekteve turistike që paguajnë tarifën e zënies së plazheve publike është rritur përgjatë vitit që lamë pas.
Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit për subjektet e pajisura me kontrata për përdorimin e hapësirës së plazhit për sezonin turistik 2022, 2023 dhe 2024, vihet re se vitin e kaluar janë 817 biznese tatimpaguese.
Ndërkohë që numri i subjekteve tatimpaguese për vitin 2022 ka qenë 696 dhe për vitin 2023, është rritur 799.
Pesha specifike sipas llojit të veprimtarisë së subjekteve tatimpaguese të cilat janë përfituese të hapësirave publike në plazhe, është e ndarë në disa kategori, ku zëri më i rëndësishëm është ai i hoteleve dhe strukturave të ngjashme me 27% .
Ndërkaq, 23% e zënë aktivitete të shërbimit të pijeve; 19% janë në fushën Restorante dhe shërbim ushqimor i lëvizshëm dhe 14% janë në fushën aktivitete të tjera të ndryshme nga fusha e turizmi.
Sa i takon të dhënave e raportuara mbi xhiron e subjekteve për periudhën qershor-gusht rezulton një rritje e konsiderueshme. Në vitin 2023 kundrejt vitit 2022 është një rritje në masën 24%. Në vitin 2024 kundrejt vitit 2023, rritja në masën 10%.
Gjatë periudhës qershor-gusht 2022-2024 xhiro e bërë nga faturimet në plazhe arrin në 17 milionë euro.
Për periudhën qershor-gusht 2024 rezulton se sasia e çadrave ka qenë afro 699 mijë. Numri i faturave që kanë përshkrimin çadër /shezllonë rezulton në 402.120.
Nga përllogaritjet e përafërta dhe orientuese të të dhënave konstatohet se subjektet e kontraktuara nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit kanë lëshuar mesatarisht 5.5 fatura tatimore të fiskalizuara në ditë.
Nga një analizë që ju bë aktivitetit të subjekteve që përfitojnë nga hapësirat publike në plazhe dhe faturimit të artikujve çadra shezllonë, rezulton se peshën me të madhe e zënë restorantet dhe shërbimi ushqimor i lëvizshëm me 32 %, ndjekur nga Hotele dhe struktura të ngjashme me 28%.
Sondazh

100 mld lekë borxh të brendshëm në prill-qershor - Emetohen sërish obligacionet 20-vjeçare. Bonot 12-mujore, më të shpeshtat
Në tremujorin e dytë, qeveria shqiptare planifikon të marrë 100 miliardë lekë borxh të brendshëm. Ministria e Financave ka publikuar kalendarin e emetimeve,......

Kanadaja do të rrisë prezencën ushtarake në Arktik - Carney njoftoi 420 milionë dollarë investim për të forcuar sigurinë
Kryeministri Mark Carney tha se Kanadaja do të rrisë praninë ushtarake dhe të sigurisë në Arktik, një hapësirë e ngrirë dhe e pasur me minerale që ka......

Tunelet në Elbasan-Librazhd, gati për 1 vit - Rama dhe Balluku inspektojnë punimet për ndërtimin e Korridorit VIII
Gërimimi i dy tuneleve me gjatësi 1.1 km, që lidhin Elbasanin me Librazhdin si pjesë e Korridorit VIII do të përfundojë në shtator të këtij viti, ndërsa......

Franca, 1.5 miliardë euro për avionë luftarakë - Macron synon të rrisë autonominë mbrojtëse dhe forcën bërthamore
Presidenti Emmanuel Macron tha se Franca do të porosisë avionë të tjerë luftarakë Rafale në vitet e ardhshme dhe do të investojë gati 1.5 miliardë euro në......

BE rrezikon më shumë tarifa nga Trump - Rezultatet e hetimeve ndaj “Big Tech” mund të rrisin tensionet me SHBA-në
Komisioni Evropian do të marrë vendimet për të caktuar nëse Apple, Meta dhe Google shkelin ligjet e BE-së për konkurrencën digjitale. Këto vendime mund t'i......

“Vetëshpallen” mbi 8,800 pronarë përfitues - Rritet fluksi i aplikimeve në QKB, më shumë transparencë
Rreth 9 mijë aplikime janë depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit gjatë vitit që lamë pas në regjistrin e pronarëve përfitues, i cili është detyrim......

400 mln euro kredi nga mikrofinanca - Në 2024, portofoli i sektorit u rrit me 12%. Vijon të jetë huadhënës kryesor në bujqësi
Sektori i mikrofinancës, pra subjektet financiare jobanka, shoqëritë e kursim-kreditit dhe unionet e tyre, kanë disbursuar rreth 400 milionë euro kredi të......

Arrestohet kryebashkiaku i Stambollit – Një nga rivalët kryesorë të Erdogan!
Policia turke arrestoi të mërkurën një nga rivalët kryesorë të Presidentit Recep Tayyip Erdoğan dhe kryetarin e bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, në......