Sa arritën të ardhurat nga sigurimi motorik? - Kufitari, i vetmi produkt që pësoi rënie të primeve dhe kontratave me 10%
Kanë arritur në 13 miliardë lekë primet e shkuara bruto nga sigurimi i detyrueshëm motorik. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se të ardhurat e kompanive të sigurimit nga primet e sigurimit motorik u rritën me 7.66% në periudhën janar - nëntor 2024.
Për sa i përket produktit MTPL e brendshme, i cili i referohet sigurimit të mjetit motorik për përgjegjësinë ndaj palëve të treta në rastet kur i siguruari përfshihet në një aksident dhe është përgjegjës për dëme materiale, pasurore apo shëndetësore, në periudhën janar – nëntor 2024 ka pasur një rritje prej 9.35% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.10% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Nga ana tjetër, sigurimi me karton jeshil për të gjitha automjetet e regjistruara në Shqipëri të cilat udhëtojnë jashtë vendit, në 9 muaj ka pasur një rritje me 2.88% të vëllimit të primeve të shkruara bruto, duke e çuar vlerën totale në 1.7 miliardë lekë. Kjo u shoqërua nga një rritje e numrit të kontratave prej 20.88% llogaritur me janar-nëntor 2023.
Ndërkohë, sigurimi kufitar për automjetet me targa të huaja që qarkullojnë brenda territorit të Shqipërisë, ka pësuar një ulje të ndjeshme në fund të nëntëmujorit. Kështu, vëllimi i primeve të shkruara bruto pësoi një rënie me 10.53% krahasuar me 9 muajt e parë të 2023. Edhe numri i kontratave u ul me 10.75%.
Sondazh

Krijohet laboratori i sigurisë kibernetike - Tafa: Do të shërbejë edhe si mjet trajnimi për ekspertët
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ka krijuar së fundmi Laboratorin e Sigurisë Kibernetike, e cila është një platformë trajnimi e avancuar......

Eksportet bujqësore, rritje dyshifrore në nëntor - Produktet “Made in Albania”, konkurruese në tregjet e huaja
Prodhimet “Made in Albania” po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri me dije se......

Kroacia do të ndërtojë impiant gjeotermik - Termocentrali pritet të nisë operimin në vitin 2028
Kompania turke Soyak planifikon të ndërtojë një termocentral gjeotermik 80 MW në Kroaci. Ky impiant do të jetë më i madhi në vend. Kroacia ka vetëm një......

Shqiptarët konsumuan 600 mijë ton karburant në 11 muaj - Si kanë performuar mallrat e akcizës gjatë kësaj periudhe?
Qytetarët shqiptarë dhe turistët kanë konsumuar rreth 600 mijë ton karburant në 11 muaj. Të dhënat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave tregojnë......

Japonia miraton buxhetin rekord prej 730 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm fiskal!
Kabineti i Japonisë miratoi të premten një buxhet rekord prej 730 miliardë dollarësh për vitin fiskal që fillon në prill, ndërsa e kufizoi emetimin e bonove......

Ministria e Bujqësisë: Derrat e butë në Lezhë me murtajë afrikane, s’ka rrezik për njerëzit
Ministria e Bujqësisë pas konstatimit në fshatrat e Lezhës, të rasteve të derrave të prekur nga murtaja afrikane ka urdhëruar ndalimin e shitjes dhe......

Zakonet dhe marrëdhënia juaj me paratë nisin që në fëmijëri. Ja se si t'i rregulloni ato!
Marrëdhënia juaj me paratë mund të duket e rastësishme, por sipas ekspertëve ajo ofron të dhëna për fëmijërinë tuaj dhe të kuptuarit e kësaj mund të ndihmojë......

Nxehtësia ekstreme në 2024 - Ndryshimet klimatike shtuan 41 ditë të nxehta këtë vit
Bota përjetoi mesatarisht 41 ditë më shumë me nxehtësi të rrezikshme në vitin 2024, për shkak të ngrohjes së shkaktuar nga njeriu, ka zbuluar një analizë e......