Sa akcizë paguhet mbi naftën, alkoolin dhe kafenë? - Taksa aplikohet me disa nivele, unifikim për prodhuesit e verës
Mallrat e akcizës në vendin tonë do të kushtojnë më shtrenjtë për shkak të planifikimit të qeverisë për ta rishikuar këtë taksë.
Por sa është akciza që paguhet aktualisht mbi këto produkte, e cila rrjedhimisht shkarkohet në çmimin final për konsumatorët?
Për pijet alkoolike me përqindje alkooli 38%, detyrimi i akcizës llogaritet në rreth 336.6 lekë / litër.
Sa i takon produktit verë, nëse një verë është me përqindje alkolike 12,5% ose me pak, përllogaritja e detyrimit të akcizës bëhet në bazë të prodhimit.
Në rastin e prodhuesit nën 10000 HL në vit , akciza llogaritet 31.4 lekë / litër; dhe në rastin e prodhuesit mbi 10000 HL në vit, detyrimi i akcizës është 104.8 lekë / litër.
Nëse një verë është me përqindje alkolike mbi 12,5%, detyrimi i akcizës kapërcen në 41.9 lekë / litër për prodhuesit nën 10000 HL dhe 125.8 lekë / litër për prodhuesit mbi 10000 HL në vit. Sa i takon këtij produkti, qeveria parashikon unifikim i akcizës, duke hequr kriterin e sasisë së prodhimit.
Si përllogaritet detyrimi i akcizës në rastin e produktit birrë? Nëse birra është me përqindje alkoolike 4.2, përllogaritja e detyrimit të akcizës shkon në 31.2 lekë / litër. Sa i takon produktit raki, nëse ajo me përqindje alkoolike 40%, përllogaritja e detyrimit të akcizës do të jetë 83.8 lekë / litër. Në rastin e pijeve alkoolike të ndërmjetme me një forcë alkoolike mbi 15% volum por që nuk e kalon 22% volum akciza është 54.5 lekë / litër.
Lidhur me produktin kafe, detyrimi i akcizës në rastin e kafes së papjekur është 0 lekë/kg dhe në rastin e kafes së pjekur akciza është 62.9 lekë / kg. Për cigaret akciza është është 7500 lekë / 1000 fije.
Detyrimi i akcizës në rastin e gazrave të naftës dhe hidrokarburet e tjera gazoike që përdoren si lëndë djegëse për motora automjetesh është në nivelin e 6.3 lekë/litër.
Sondazh

Si duhet motivuar tregu i punës? - Kasmi: Duhen mbështetje nga shteti dhe punëdhënësi për punonjësit
Qeveria shqiptare ka gati mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme përmes fondeve financiare. Ky fond t’u shërbejë për rritjen e......

Kriza e kakaos po arrin kulmin - Çmimi është rritur me 54% që nga fundi i vitit 2024
Kriza globale e kakaos vazhdon të shtohet, me shpresat për rimëkëmbje që zbehen dhe çmimet që arrijnë lartësi të paprecedenta. Rritjet e çmimeve të kakaos......

SHBA kufizon më tej eksportet e çipeve - Rregullat e reja synojnë të pengojnë Kinën në zhvillimin e sektorit
Qeveria amerikane njoftoi se do të kufizojë më tej eksportet e çipeve dhe teknologjisë së inteligjencës artificiale, për të mbajtur “pushtetin” në Shtetet e......

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit? Eksportet u dominuan nga lëndët djegëse dhe veshjet, por me rënie të ndjeshme
Tregtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me......

Greqi, Mitsotakis propozon presidentin e ri - Votimi për Konstantin Tasulas pritet të mbahet më 25 janar
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përzgjedhur kryetarin e parlamentit Konstantin Tasulas nga partia e tij e qendrës së djathtë Demokracia e Re për......

Në 4 vite, 29% më shumë makina në pronësi të qytetarëve/ Në vitin 2024 mbi 65,000 mjete u regjistruan në emër të tyre
Në vitet e fundit, numri dhe struktura e pronësisë së makinave ka ndryshuar në mënyrë të ndjeshme. Të dhënat zyrtare të publikuara nga DPSHTRR ofrojnë një......

Çfarë do të ndodhë me karburantin, alkoolin e duhanin? - Projekti, parashikohet rritje e akcizës. Hiqen përjashtimet
Ministria e Financave do të kryejë një analizë të detajuar, në lidhje me nivelet minimale të akcizës për çdo kategori produkti që importohet apo prodhohet në......

“Të ulet çmimi kufi për naftën ruse” - 6 vende të BE bëjnë thirrje për sanksione më të forta ndaj Kremlinit
Gjashtë vende të Bashkimit Evropian i kërkuan Komisionit Evropian të ulë kufirin e çmimit prej 60 dollarësh për fuçi të vendosur për naftën ruse nga shtetet......