Sa afër është ekonomia shqiptare me atë të BE? - OECD: Të tretët në rajon për sa i takon konvergjencës. Kryesojmë në hidroenergji
Shqipëria renditet e treta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor për sa i përket konvergjencës së përgjithshme me Bashkimin Evropian. Që prej viteve 2014-2016 e deri më sot, rezultati i saj i përgjithshëm ka rënë, kryesisht për shkak të klimës së dobët të biznesit, duke reflektuar progres më të ngadaltë në krahasim me BE-në.
Sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Shqipëria ka një perfomancë të shkëlqyer në grupkapitullin mbi Agjendën e Gjelbër, duke e tejkaluar edhe mesataren e vetë Bashkimit Evropian për sa i përket emetimeve të ulëta të karbonit dhe produktivitetit të lartë të energjisë. Kjo performancë mbështetet nga kapacitetet e shumta të energjisë së rinovueshme, kryesisht prodhimi i energjisë nga hidrocentralet, si dhe struktura e orientuar drejt ekonomisë së shërbimeve, e cila është më pak intensive ndaj energjisë.
Grupi i Aftësive përbën fushën e dytë më të përparuar të konvergjencës së Shqipërisë me BE-në. Megjithatë, ajo ende renditet e parafundit në rajon. Ekonomia ka bërë përparim në rritjen e shkallës së punësimit, e cila ka qenë më e larta midis ekonomive të Ballkanit Perëndimor, si dhe në përmirësimin e arritjeve arsimore të forcës së saj punëtore. Megjithatë, performanca mbetet e dobët në të mësuarit gjatë gjithë jetës dhe shpenzimet e shtetit për kërkimin shkencor.
Për Shqipërinë, sfidë vijon të mbetet klima e të bërit biznes. Në këtë drejtim, OECD e rendit Shqipërinë të fundit në rajon. Investimet private dhe aksesi në financë i bizneseve është dobësuar me kalimin e kohës, ndërkohë që niveli i lartë i punës në informalitet kanë dëmtuar në tërësi klimën e biznesit në Shqipëri.
Vendi ynë ka një performancë të dobët edhe për sa i përket transformimit digjital, duke u pozicionuar kështu e parafundit në rajon. Megjithëse interneti përdoret gjerësisht nga shqiptarët dhe ka një përvetësim të lartë të teknologjive digjitale nga bizneset, sërish aftësitë digjitale të shqiptarëve mbeten të kufizuara dhe ka një përdorim të ulët të shërbimeve publike online. Për më tepër, edhe sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit mbetet shumë i pazhvilluar në krahasim me Bashkimin Evropian.
OECD e cilëson Shqipërinë me një perfomancë të dobët edhe në kapitujt që lidhen me infrastrukturën dhe lidhshmërinë. Infrastruktura mbetet e pazhvilluar thotë OECD, si në drejtim të linjave hekurudhore, ashtu edhe në drejtim të rrjeteve të kufizuara rrugore. Megjithatë, OECD nënvizon se me mbështetjen e BE, investimet në infrastrukturë po rriten gjithnjë e më tepër.
Mali i Zi është shteti me konvergjencën më të lartë ekonomike me Bashkimin Evropian, ndjekur nga Serbia. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina renditen pas Shqipërisë për sa i takon konvergjencës ekonomike me BE.

2 milionë euro dëm nga shkeljet në administratë - Raporti i auditimit i Ministrisë së Financave. Cilat janë fushat më problematike?
Insitiucionet publike kanë kryer shkelje financiare të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2 milionë eurosh. Referuar raportit mbi......

Shqipëria, në qendër të sportit botëror? - Rama: Synojmë Globe Soccer Awards dhe Padel International
Qeveria shqiptare synon të organizojë në Tiranë eventin botëror të futbollit Globe Soccer Awards. Kryeministri Edi Rama u shpreh se, organizatorët e këtij......

Si ka nisur kjo ditë për valutat e huaja? - Rikuperon Dollari dhe Franga!
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot paqëndrueshmërinë e tij pasi ka shënuar sot një rritje të lehtë të kuotës në raport me rënien e vazhdueshme që ka pasur......

3 miliardë euro kundër plastikës - Bankat ndërkombëtare të zhvillimit rrisin përpjekjet për të frenuar ndotjen
Një grup bankash zhvillimi planifikon të investojë të paktën 3 miliardë euro deri në fund të dekadës për trajtimin e ndotjes plastike në dete, duke zgjeruar......

Pensionistëve “u gjendet punë” në bujqësi! - Nëse aplikojnë për subvencione, do të jenë automatikisht përfitues
Të moshuratit do të nxiten që të jenë aktiv gjatë periudhës së pensionit duke punuar në bujqësi dhe blegtori. Në dokumentin e planit të moshimit 2025-2030......

Agrobizneset, bashkëpunim përtej kufirit - KASH marrëveshje me Këshillin Kombëtar të Luginës së Preshevës
Keshilllit te Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), i Luginës Preshevë, komunat Preshevë, Medvegj, Bujanovc, kanë nënëshkruar......

Çmimet mbetën “në vend numëro”/ Inflacioni vlerësohet në 2.2%. Vajrat dhe yndyrnat kryesojnë rritjen e ushqimeve
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Maj të këtij ka shënuar një rritje vjetore prej 2.2%, një normë e pandryshuar, krahasuar me të njetën periudhë të......

Turistët “braktisin” Kroacinë - Çmimet e larta i largojnë drejt destinacioneve më të lira
Numri i turistëve që vizitojnë Kroacinë ka rënë ndjeshëm, duke shkaktuar një goditje të madhe për industrinë. Vendi ballkanik ka qenë një parajsë për......