Shqipëria Postuar më 4 Qershor 2026, 11:20

“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” - Rama: Tirana po tërheq gjithnjë e më shumë arkitektë ndërkombëtarë

Nga Fabjona Pasho

“Ruajtja e natyrës nuk do të thotë moszhvillim” -

Tirana ka zhvilluar këtë të enjte edicionin e dytë të festivalit të arkitekturës “Bread&Heart”. Kryeministri, Edi Rama, i pranishëm në aktivitet foli për bashkëpunimin midis natyrës dhe arkitekturës,

Unë i besoj arkitekturës, si diçka që shkon shumë përtej asaj që shohim si prani fizike. Arkitektura dhe ruajtja e natyrës mund të shkojnë dhe bashkë. Zhvillimi duhet të jetë në harmoni me natyrën. Duhet të mendojmë që të kemi ndërtesa të bukura, por edhe natyra të ruhet në mënyrë perfekte. Më duket e jashtëzakonshme sot, më shumë se sa vitin e kaluar.

Ruajtja e natyrës nuk është një qëndrim që nënkupton apo është njësoj me mos zhvillimin. Ajo duhet të ketë të bëjë edhe me zhvillimin, jo për ta vendosur natyrën në shërbim të njerëzve por edhe anasjelltas. Shumë e thjeshtë për t’u thënë dhe më e vështirë për ta bërë. Kujtoj një gjë që më ka thënë një njeri i çmendur që nisi si biznesmen i suksesshëm në Francë dhe vijoi në Amerikën Latine sepse ishte i fiksuar me shërimin e i komuniteteve. Më tha se e qëndrueshmja nuk është aspak korrekte në raport me brezat e ardhshme. Ajo që është korrekte me ta është ajo që është korrekte me natyrën, politikat rigjeneruese, një qendrim i ripërtërirë për mjedisin. Pra si të shkojmë nga të qenit të qendrueshëm në të qenit ripërtëritës. Si të mendojmë si të presim disa pemë këtu e të mbjellim disa pemë atje. Duhet t’i bëjmë të dyja, e t’i bëjmë njerëzit të ndjehen të mirëpritur në natyrë”, tha Kryeministri.

Ndër të tjera, kryeministri theksoi se arkitektët me famë botërore gjithnjë e më shumë po zgjedhin Tiranën, duke u kthyer në një hapësirë referimi për zhvillimin urban dhe arkitekturën bashkëkohore.

“Ajo që më duket e jashtëzakonshme sot, edhe më shumë sesa vitin e kaluar, nuk është fakti që kemi një numër më të madh arkitektësh profesionistë që vijnë në këtë festival. Por ka të bëjë me faktin që këtu nuk kemi vetëm disa arkitektë të mëdhenj, i kemi edhe ata, por arkitektë që vijnë nga të gjitha anët, nga Europa në Kinë, nga SHBA-ja në Amerikën Latine”, u shpreh Rama.

Festivali “Bread & Heart” mbledh në Tiranë arkitektë, urbanistë dhe zhvillues nga vende të ndryshme të botës për të diskutuar mbi sfidat e zhvillimit urban, arkitekturës moderne dhe transformimit të qyteteve.

Shqipëria 4 Qershor Edel Strazimiri

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte në qëndrueshmëri pas rritjes që regjistroi një ditë më parë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 81.5 lekë dhe duke u......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat