Rrugët rurale, perspektivat e reja zhvillimit të fshatrave tona - Kryeministri Edi Rama inspekton punimet në rrugën Bunavi – Kërkovë
Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu, inspektuan rrugën Bunavi- Kërkovë në qarkun Vlorë, e cila ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj, për të hapur një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Qendër dhe Llakatund. Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu theksoi se ky investim i shërben edhe bazës ushtarake të Bunavisëm që do të ketë rreth 500 ushtarakë dhe personel mbështetës.
“Këtu është dhe baza e qendrës së formimit profesional dhe shkollat e formimit të muajve të parë të të gjithë ushtarakëve, baza e Bunavisë që do i bashkohen edhe një brigadë e emergjencave civile që do jetë e dedikuar për qarkun e Vlorës, në këtë bazë do të jenë 500 ushtarakë dhe personel mbështetës”.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama u shpreh se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së godinave, duke i bërë me kushte cilësore e optimale.
“Duhet të bëjmë një ndërhyrje këtu. Duhet ta përmirësojmë cilësinë këtu, po bëjmë gjithë atë punë me konviktet dhe shkollat profesionale që do bëhen konvikte europiane që kush çon fëmijën, sidomos nga fshatrat në një shkollë personale, ta ketë me kushtet më të mira. Tani këtu vijnë ushtarakët për muajt e parë duhet t’i bëjmë kushtet optimale. I kemi mundësitë të bëjmë një investim, t’i përmirësojmë këto godina, të bashkëpunojmë edhe me Fondin e Zhvillimit, t’i veshim me sistemin e kursimit të energjisë”.
Aksi Bunavi – Kërkovë, do të krijojë një perspektivë të re zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Qendër dhe Llakatun.
Sondazh

Kryeministri i ri i Kanadasë shpall zgjedhjet e parakohshme në prill!
Kryeministri i ri kanadez Mark Carney dhe kundërshtari i tij konservator nisën fushatat e tyre zgjedhore të dielën në sfondin e një lufte tregtare dhe......

Anglia, qendër azilkërkuesish në Shqipëri? - Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, gjithashtu pjesë e planit. Pagesa për vendet pritëse
Qeveria britanike po konsideron që të gjithë ato persona, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Mbretërinë e Bashkuar, t'i dërgojë në qendra të......

Java nis negativisht për valutat kryesore – Dobësohen Franga e Dollari
Dollari amerikan e ka nisur javën në rënie duke humbur pikë nga java që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 90.8 lekë dhe është shitur me 92 lekë......

"Shumëfishojmë prodhimin e energjisë nga dielli" - Berisha: Do të ulim çmimin. Panele fotovoltaike në të gjithë vendin
Shtimi i paneleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë nga dielli është një nga premtimet e Partisë Demokratike me rastin e zgjedhjeve të 11 majit. Sali......

1.7 mln euro për Hidrovorin e Vlorës - Denaj: Do të shtojmë investimet në 2 vitet e ardhshme
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Anila Denaj ishin sot në Hidrovorin e Akërnisë në Vlorë, një investim i qeverisë......

Bulevardi i Ri i Palmave dhe Agrumeve - Kryeministri inspekton punimet në Vlorë. Më shumë aksesibilitet për këmbësorët
Gjatë vizitës së tij në Vlorë ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka ndjekur gjithashtu edhe punën që po bëhet në kantierin e Bulevardit të Ri të Palmave......

Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë - Rama: Bashkë me linjën direkte ajrore, do të vijnë edhe më shumë turistë izraelitë
Ndërtimi i Muzeut Hebraik në Vlorë pritet të përfundojë brenda 2 vitesh. Kryeministri Edi Rama ishte në kantierin e këtij muzeu, që po ngrihet mbi lagjen e......

Pas projektit të Sazanit dhe Zvërnecit, interes nga investitorë të tjerë për Vlorën - Rama: Edhe pista e Aeroportit pritet të përfundojë në maj
Kryeministri Edi Rama, si dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar sot një takim me kryebashkiakët e qyteteve bregdetare dhe......