Rrugët, projektet që do financohen deri në 2028 - Më shumë fonde, 407 km rrugë të ndërtuara apo rehabilituara, brenda 2026-ës
Shpenzimet buxhetore për programin e transportit rrugor parashikohet të pësojnë rritje gjatë 3 viteve të ardhshëm. Sipas programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, për vitin 2025 fondet e buxhetit për financimin e këtij programi ishin 33.48 mld lekë, ndërsa për vitin 2026 parashikohet rritje me 2 mld lekë, duke arritur në 35.48 mld lekë.
Për vitin 2027 shpenzimet buxhetore për transportin rrugor parashikohet gjithashtu të rriten, duke shkuar në 37.95 mld lekë, ndërkohë që për vitin 2028 tendenca është në rënie në raport me 2027-ën, por në krahasim me vitin aktual shpenzimet parashikohen të jenë në rreth 36 mld lekë apo 2.6 mld lekë më shumë se viti aktual.
Sipas dokumentit, programi “Transporti Rrugor” synon të garantojë 3,522 kilometra rrugë të mirëmbajtura sipas standardeve kombëtare në të gjithë territorin gjatë periudhës 2026–2028. Brenda vitit 2026, parashikohet që 407 kilometra rrugë të jenë ndërtuar ose rehabilituar, sistemuar, asfaltuar dhe të pajisura me sinjalistikë rrugore.
Për periudhën afatmesme, qeveria parashikon që financimi për disa projekte rrugore të vijojë nga buxheti i shtetit, në përputhje me kontratat ekzistuese të formuluara sipas modeleve të miratuara të financimit. Konkretisht, bëhet fjalë për 3 kontratat e koncesionit për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, të Rrugës Milot–Morinë dhe për rrugën Orikum – Dukat.
Gjithashtu, do të vijojë financimi për zgjerimin e superstradës Tiranë – Durrës dhe aksit Tiranë – Ndroq – Plepa, për segmentet Elbasan – Lekaj dhe Elbasan – Qafë Thanë, që janë pjesë të korridorit VIII, për rrugën Berat – Ballaban, si dhe për Bypass-in e Sarandës.

Përhapet tregtia e pesticideve të paligjshme në Greqi - Fermerët gjejnë metoda “alternative” për të ulur kostot bujqësore
Tregtia e pesticideve të paligjshme në Greqi po rritet ndjeshëm, ndërsa fermerët kërkojnë alternativa më të lira për të përballuar çmimet e larta. Kjo......

Sa kushtojnë recetat e mjekimeve të verës për fëmijët? - Farmacistja Muka: Variojnë nga 3500 lekë deri në dyfishim
Tashmë në sezonin e verës, nuk ka vetëm pushime relaksuese, por situatë delikate e virozave sezonale, sidomos e fëmijët. E ndërsa prindërit përballen me......

OpenAI “sfidon” Google Chrome - Shfletuesi i ri i internetit do të drejtohet nga IA
OpenAI pritet të prezantojë së shpejti një shfletues interneti të drejtuar nga inteligjenca artificiale. Startup-i synon të sfidojë dominimin e Google në......

Fuqizohet ushtria, më shumë buxhet për pensionet - Cilat ministri marrin më shumë fonde, si mbështeten prioritetet?
Qeveria ka miratuar dokumentin e buxhetit afatmesëm deri në vitin 2028 duke përcaktuar dhe fushat prioritare përmes financimeve të dhëna. Referuar......

Situata e zjarreve në vend gjatë 24 orëve të fundit - MM: Tri vatra aktive nga 18 të raportuara!
Ministria e Mbrojtjes në lidhje me situatën nga zjarret në vend informoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 3 janë......

Ndërtimet pa leje në Theth/ Policia e Shtetit: Shkarkohen nga detyra të gjithë drejtuesit e Policisë së Shkodrës!
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda njoftoi sot se nisur nga situata e ndërtimeve pa leje në qendër të Thethit janë shkarkuar nga......

Norma e huave me probleme, pranë nivelit 4.12%/ Cilësia e portofolit të kredisë mbetet e mirë pavarësisht rritjes së lehtë
Norma e kredive me probleme mbetet pranë niveleve më të ulëta historike, pavarësisht një luhatjeje të lehtë gjatë muajve të fundit. Sipas të dhënave të......

Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor? – Dobësohen Paundi e Dollari!
Dollari amerikan nuk e nisur ditën pozitivisht pasi është blerë mëngjesin e sotëm në raport me një ditë më parë me 82.9 lekë dhe është shitur me 83.8 lekë......