Rrugët me pagesë, gati shoqëria që do ofrojë shërbimin/ Ngrihet Enti Kombëtar i Operimit Rrugor, monitorim edhe koncesionarëve
Teksa për disa rrugë të reja parashikohet aplikimi i pagesës për kalimin, qeveria ka ngritur Entin Kombëtar të Operimit Rrugor, që do të ofrojë shërbimin. Vendimi i miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë parashikon krijimin e shoqërisë, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përfaqëson shtetin si pronar të 100 % të aksioneve. Sipas vendimit, EKORR ka si objekt të veprimtarisë jo vetëm operimin e rrugëve me pagesë, por edhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së operimit, siç janë vendet e pagesës, prodhimin dhe shpërndarjen e biletave të pajtimit mujor (aboneve) për përdoruesit e rrugëve me pagesë, arkëtimin e tarifës, etj. Po ashtu, kjo shoqëri do të ketë si objekt të punës edhe monitorimin dhe koordinimin e shërbimit të operimit në rrugët me pagesë, operimi i të cilave kryhet nga shoqëritë koncesionare përkatëse. Kjo, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në kontratat përkatëse të koncesionit.
Sipas vendimit, për rrugët me pagesë, të cilat nuk janë në kontrata koncesioni dhe mirëmbahen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, EKORR do të lidhë marrëveshje të veçantë me Autoritetin Rrugor Shqiptar për kryerjen e veprimtarive. Në marrëveshjen e veçantë, ndër të tjera, parashikohen dispozita për arkëtimin e tarifës dhe të ardhurave të tjera nga operimi i rrugës, si dhe për tarifën që EKORR, përfiton për kryerjen e veprimtarive përkatëse. Kapitali fillestar i shoqërisë do të jetë 50 mln lekë, ndërsa më pas aktiviteti i saj do të financohet nga të ardhurat e veta.
Sondazh

Dëshironi të jetoni jashtë vendit? Këto janë shtetet më të përballueshme në Europë për vitin 2024!
Njerëzit lëvizin jashtë vendit për shumë arsye për të filluar një punë të re, për të qenë më afër familjes ose thjesht për të eksploruar një vend të ri. Por......

Çfarë do të thotë kthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë për NATO-n?
Ndërsa liderët dhe ligjvënësit evropianë llogaritën të mërkurën në mëngjes me fitoren e jashtëzakonshme të Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA,......

Lirohen kreditë, ulet me 0.25% norma bazë e interesit - Lëhtësimi i politikës monetare, Sejko: Shkon në 2.75%, kontroll për goditjet mbi inflacionin
Për të dytën herë brenda pak muajsh, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të ulë normën bazë të interesit në 2.75%, nga 3% që ishte deri më......

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pas fitores së Donald Trump!
Bitcoin u forcua brenda natës, duke arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave pasi Donald Trump mposhti zëvendëspresidenten Kamala Harris në......

“Ekonomia e Amerikës më mirë me Trump” - Qytetarët në Shqipëri: Nuk pritet të ndryshojnë marrëdhëniet mes 2 vendeve
Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, qytetarët në Shqipëri dhanë opinionet e tyre. Fitorja e Donald Trump nuk u prit dhe shumë mirë nga një......

Propozimet e Trump për ekonominë - Masat e Presidentit të ri për të nxitur rritjen e prodhimit në SHBA
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka propozuar gjatë fushatës një sërë masash ekonomike dhe tatimore për të ndihmuar qytetarët dhe për të nxitur rritjen......

“Fitore Historike e Donald Trump” - Hoti: Njeri i paparashikueshëm. Në pritje të qëndrimit për luftërat
Rezultatet e zgjedhjeve në Amerikë u cilësuan nga shumë individë si historike. Të njëjtin mendim ndau dhe eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Dritan Hoti,......

Kur do të përfundojnë projektet infrastrukturore? - Balluku: Me Bankën Botërore po investojmë për rehabilitimin e urave
Në Shqipëri po zhvillohen një sërë investimesh në infrastrukturën rrugore të vendit, teksa dhe nga buxheti për vitin 2025 pritet t'i akordohet një shumë e......