Rrugët e gjeneratës së re - Komuniteti i Transportit: Shqipëria, me nivel zbatimi 63% të Planit të Veprimit

Shqipëria ka shënuar përparim të qëndrueshëm në zbatimin e Planit të Veprimit për Rrugët e Gjeneratës së Re, duke arritur një nivel të përgjithshëm zbatimi prej 63%, sipas raportit më të fundit të Komunitetit të Transportit për vitin 2025. Megjithatë, sipas dokumentit të publikuar pak ditë më parë, theksohet se nuk ka pasur përparim në masat e bartura nga Plani i mëparshëm i Veprimit për Rrugët.
Sipas raportit, përparimi kryesor është shënuar në fushën e mirëmbajtjes së rrugëve, ku Shqipëria ka arritur një nivel zbatimi prej 67 për qind. I gjithë rrjeti kombëtar rrugor nën administrimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar mirëmbahen aktualisht përmes kontratave të mirëmbajtjes me bazë performance. Për periudhën 2026–2028 janë parashikuar mbi 105 milionë euro për shërbimet e mirëmbajtjes rrugore.
Një tjetër hap i rëndësishëm lidhet me përditësimin e inventarit të rrjetit rrugor kombëtar dhe qartësimin e pronësisë së akseve rrugore, pas ndryshimeve të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto ndryshime pritet të përmirësojnë planifikimin dhe menaxhimin e aseteve rrugore, përmes zhvillimit të mëtejshëm të Sistemit të Menaxhimit të Aseteve Rrugore.
Në fushën e sistemeve inteligjente të transportit, Shqipëria ka arritur një nivel zbatimi prej 44 për qind. Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut është ndërtuar dhe pajisur, ndërsa vijojnë punimet për instalimin e kamerave dhe infrastrukturës ITS përgjatë rreth 200 kilometrave të rrjetit rrugor kryesor.
Më i kufizuar mbetet progresi në fushën e qëndrueshmërisë klimatike të transportit rrugor dhe përdorimit të karburanteve alternative, ku niveli i zbatimit vlerësohet në 39%.
Rregulla të reja për formalizimin e të ardhurave online - Mata: Duhet një dallim në ligj, jo të gjithë influencuesit të hapin NIPT
Ndryshimet në ligjin për procedurat tatimore përcaktojnë tashmë mënyrën se si do të kontrollohet aktiviteti ekonomik online, që gjeneron të ardhura përmes......
Sigurimi, barrë financiare për shqiptarët? - Shihet si luks, jo domosdoshmëri. Rreth 92% e primeve vetëm për makinë, jetë dhe pronë
Sigurimi i makinës, jetës dhe më pas pronës, zë 92% të portofolit të sigurimeve në Shqipëri. Këto janë produktet e sigurimit më të zgjedhura nga......
Ftesa e Trump për Ramën në “Bordin e Paqes” - Spiropali: Vlerësim i lartë për rolin e ri që Shqipëria ka marrë ndër vite
Pak ditë më parë presidenti amerikan Donald Trump, përmes një letre për Kryeministrin Edi Rama, ka ftuar Republikën e Shqipërisë për t’iu bashkuar një......
Si do bëhet kompensimi i fermerëve për TVSH? - Tatimet sqarojnë procedurën dhe afatet për paraqitjen e kërkesës
Fermerët do të përfitojnë kompensim të TVSH-së në masën 10 % për blerjen e imputeve. Por cila është procedura për ta përfituar atë përmes......
Në vitin 2025 shitëm më pak se gjysmën e asaj që blemë/ Tregtia e jashtme, deficiti tregtar arriti vlerën 541 mld lekë
Viti 2025 është mbyllur me një ecuri problematike të tregtisë së jashtme shqiptare, ku rënia e eksporteve dhe zgjerimi i deficitit tregtar duket të jenë......
Biznesi përballë informalitetit - Anketa e Këshillit të Investimeve: Perceptimi vijon të mbetet i lartë
Referuar të dhënave të anketës më të fundit të Këshillit të Investimeve për vitin 2025, perceptimi i informalitetit në vend vijon të mbetet i lartë dhe i......
Indeksi i kostos së jetesës, ku renditet Shqipëria? Vendi paraqitet në nivele mesatare në rang global
Kostoja e jetesës mbetet një nga indikatorët më të rëndësishëm për të matur nivelin real të mirëqenies dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve në vende të......
“Një luftë tregtare nuk i shërben askujt” - Deklarata e Starmer: Duhet të ruhet qetësia për Groenlandën
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka mbajtur një fjalim nga Downing Street, pas kërcënimeve të bëra gjatë fundjavës nga, Donald Trump.......


