Rrugë të reja në Alpet e Shqipërisë - BERZH hap tenderin, përmirësim i aksesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës
Përmirësimi i aksesueshmërisë dhe infrastrukturës së turizimit të aventurës në Alpet e Shqipërisë”. Ky është investimi që parashikohet të kryhet në veri të vendit, me fokus ndërhyrjet në rrugë në një nga zonat me potencial turistik në vend. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për kompanitë e interesuara, teksa afati i dorëzimit të ofertave është data 15 prill.
Ndërhyrjet në këtë aks rrugor janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese 60 mln euro e dhënë nga BERZH për qeverinë shqiptare.
Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, teksa pak ditë më parë në kuadër të tij u lidh edhe kontrata me vlerë 1.52 mln euro për rehabilitimin e segmentit rrugor nga rrethrrotullimi i Sop-it deri në Urën e Darzezës. Rruga ndodhet në zonën e Semanit dhe fillon në kryqëzimin me Rrugën Kombëtare Fier - Vlorë, rrethi Apollonia, vazhdon përgjatë segmentit rrugor Hoxharë dhe përfundon në Urën e re të Darzezës.
Paralelisht, në kuadër të këtij programi BERZH ka zhvilluar edhe tenderë për përmirësimin e rrjetit elektrik në Alpet e Shqipërisë, duke synuar rritjen e aksesit në energji elektrike në këtë zonë.
Sondazh

MUSIAD Albania, forcohen marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Turqi - Muhammet Işler: Bashkëpunimi i anëtarëve të MUSIAD, do të hedhë hapa të sigurt në fushën e tregtisë mes dy vendeve
Në kuadër të muajit të madhërishëm të Ramazanit, MUSIAD Albania shtron iftarin e parë, si një paraardhës i organizimit më të madh të forumit të biznesit i......

Fleta e votimit “gjigande” për zgjedhjet e 11 majit - Celibashi: KQZ është e papërgatitur nëse 25 subjekte sjellin kandidatë
Për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, fleta e votimit do të jetë gjigande. Ndryshe nga zgjedhjer parlamentare të vitit 2021, kandidatët nuk do të jenë me......

BE vonon shkëputjen nga energjia ruse - Blloku, në pritje të një marrëveshjeje SHBA-Rusi për Ukrainën
Bashkimi Evropian do të shtyjë propozimin e shumëpritur për t'u dhënë fund lëndëve djegëse fosile dhe teknologjisë bërthamore të Moskës. Kjo vjen ndërsa......

Kanabisi në Shqipëri, shtrihet në 10 zona kadastrale - Përjashtohet Korça dhe Myzeqeja, cilat janë kriteret për kultivim
Qeveria ka miratuar zonat kadastrale në të cilat lejohet kultivimi i bimës së kanabisit për qëllime industriale. Vendimi i cili i hap rrugë kultivimit të......

Sa nxënës ka për një mësues në Shqipëri? Raporti në rënie për shkollat publike, por rritet për ato private
Në vitet e fundit, Shqipëria po përballet me një sfidë të rëndësishme në sistemin arsimor, rënien e numrit të nxënësve në shkolla. Sipas të dhënave të......

Pse administrata Trump po përgatit mbylljen e gati një duzinë konsullatash jashtë vendit?!
Departamenti Amerikan i Shtetit po përgatitet të mbyllë pothuajse një duzinë konsullatash që janë kryesisht në Europën Perëndimore në muajt e ardhshëm dhe po......

Tregtia me pakicë bie me 1.9% - Rënia më e theksuar se vendet e Bashkimit Europian
Tregtia me pakicë në Shqipëri ka shënuar një rënie të ndjeshme prej 1.9% në janar 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Ky zhvillim......

Si të përfitoni pagesa direkte në bujqësi? - Kriteret e reja/ Grupimet e fermerëve të favorizuar
Fermerët do të kenë mundësinë që së shpejti të aplikojnë për pagesa direkte nga skema e subvencioneve 2025. Vendimi i qeverisë përcakton kriteret e reja, ku......