Rrugë për turizmin natyror - Lidhet kontrata 2 mln euro për akse përreth zonës Shkodër-Velipojë
Përmirësimi i ofertës turistike në zonën Shkodër – Velipojë përmes investimeve në infrastrukturën rrugore është në fokus të një kontrate të lidhur së fundmi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Sipas njoftimit të bërë në sistemin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kontrata ka një vlerë prej rreth 2 mln euro, ndërsa punimet do zbatohen nga bashkimi i kompanive "K.N.P.SH. PAPENBURG & ADRIANI COMPANY dhe ALBTIEFBAU.
Tenderi u hap në korrik të vitit të kaluar, teksa në dokumentet shoqëruese bëhej me dije se projekti është një vazhdim i projektit të urës së re mbi lumin Buna në zonën kufitare Shqipëri - Mali i Zi. Ai do të lidhë urën mbi lumin Buna me rrugën nacionale Shkodër-Velipojë, pikën e kalimit kufitar dhe infrastrukturën ndihmëse.
“E gjithë zona përfaqëson një potencial të madh turistik, me destinacione të njohura si Shëngjini dhe Velipoja në anën shqiptare, me plazhe të paeksploruara por të mrekullueshme si Rana e Hedhun, Rrjoll, me laguna, ishuj, kodra, parqe natyrore, lumenj etj. dhe Ulqini në Mal të Zi me plazhe të mrekullueshme, të kripura dhe pasuri kulturore”,- thuhej ndër të tjera në procedurën e hapur në atë kohë.
“Rruga ekzistuese në të cilën shtrihet traseja e rrugës së re është një rrugë rurale që lidh zonën përreth fshatit Pulaj me Velipojën, duke u lidhur me rrugën Shkodër - Velipojë”, - shtohej më tej, duke përshkruar gjendjen e amortizuar në rrugës aktuale.
Kontrata e lidhur është pjesë e projektit 40 mln euro për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian.

Paguam 4.6 mld lekë për sigurimin e makinës - AMF: Në 4 muaj, të gjitha produktet përjetuan rritje të primeve
Të ardhurat e kompanive të sigurimit nga paratë që japin shqiptarët për sigurimin e makinës arritën në 4.6 miliardë lekë në fund të katërmujorit. Të dhënat......

Si i "mbyti" Kina 75 vende me miliarda USD borxhe - Analiza/ Kreditë në kuadër të politikës "Një Brez, Një Rrugë"!
Me një "pushkë në kokë" janë vendet më të prekshme ekonomikisht në botë, të cilave po u kërkohet të kthejnë shuma të paimagjinueshme parash në Kinë nga......

Sa tatim paguan bizneset në 4 muaj? - Këtë vit, në skemë edhe profesionistët e lirë me më pak se 3 klientë
Tatimi i paguar nga sipërmarrjet në vend mbi fitimin e akumuluar është regjistruar në afro 24.5 miliardë lekë apo 245 milionë euro vetëm në katër muajt e......

Tiranë-Rinas, me tren për 20 minuta - Detajet e tre linjave hekurudhore që do të nisin operimin në 2026-ën
Teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon të japë me koncesion operimin e trenave të pasagjerëve në rrjetin kombëtar hekurudhor, janë bërë me......

Shqipëria dhe Ukraina forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara!
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara e Republikës së Shqipërisë (AAPSK) dhe Agjencia Kombëtare e Ukrainës për Gjetjen,......

Bizneset po “largohen” nga kreditimi? Rreth 77% e huasë së re u shpërnda për Tregtinë, Ndërtimin dhe Industrinë
Në muajin Prill të këtij viti huatë e reja të dhëna në total vlerësohen në 32.9 miliardë lekë, me një rënie prej 3.8%, krahasuar me të njetën periudhë të një......

Besimi në BE, në nivelin më të lartë në 18 vjet - Por, rritet frika për pasigurinë ekonomike në Evropë
Më shumë se gjysma e evropianëve, 52%, kanë tendencën t'i besojnë Komisionit Evropian dhe BE-së, rezultati më i lartë që nga viti 2007, sipas barometrit më......

Shqipëria fuqizon sigurinë ndaj sulmeve kibernetike - Strategjia/ Aplikim i teknologjive të avancuara, nga AI tek superkompjuterat
Në një kohë kur teknologjia po zhvillohet me ritme të shpejta dhe po implementohet në çdo fushë, edhe rreziqet e sigurisë kibernetike me të cilat përballet......