Rrugë lidhëse Tiranë – Elbasan me Korridorin 8, ministri Karakaçi: Gati hapja e tenderëve

Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë 2 tenderë për ndërtimin e rrugës lidhëse Tiranë – Elbasan, me korridorin 8, një projekt që synon ndërtimin e një segmenti që nis pa mbërritur te rrethrrotullimi i Bradasheshit dhe përfundon në afërsi të ish-Metalurgjikut. Detajet për hapjen e procedurave tenderuese u bënë me dije gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e aksit rrugor Elbasan – Papër, pjesë e korridorit 8 nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe kreu I ARRSH-së Ami Kozeli.
“Korridori 8 lidhet me një segment tjetër po ashtu mjaft të rëndësishëm, që është bypass-i i Elbasanit, i cili është i buxhetuar nga ARRSH-ja për vitin 2026 dhe duhet të fillojë procedurat e prokurimit shumë shpejt. Dhe pastaj lidhet me pjesën e segmentit që sapo jemi duke parë, që është Elbasan-Paper, ura e Grykshit”, - tha Karakaçi.
“Në javët në vijim, ne parashikojmë hedhjen në tenderim të dy fazave të bypass-it, dhe konkretisht i bie të fillojnë punimet diku në afërsi të fshatit Shijon. Faza e parë bën lidhjen me nyjen e rrugës ekzistuese, asaj që ne përdorim sot, ndërkohë pastaj vijon faza e dytë dhe bën lidhjen pikërisht me aksin Elbasan - Papër, faza 1 që jemi edhe ne aktualisht”, - tha Ami Kozeli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Ky segment i ri synon lehtësimin e trafikut që krijohet në hyrje-daljet e autostradës Tiranë – Elbasan, një segment tejet problematik. Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara pranë Agjencisë së Prokurimit Publik ndërtimi do të ndahet në 2 kontrata. Kontrata për lotin I do të ketë një fond limit prej 3.34 mld lekë, ndërsa për lotin II, 2.5 mld lekë, me një total prej 5.84 mld lekë. Ndërkaq, në përfundim të punimeve, korridori 8 do të jetë rrugë e kategorisë A e do të lejojë shpejtësi lëvizjeje 130 km në orë.
Emigrantët e kthyer, sa prej tyre bëhen punëdhënës? Rreth 91% e emigrantëve të kthyer që janë vetëpunësuar punojnë pa punonjës të paguar
Një pjesë e emigrantëve që kthehen në Shqipëri përpiqen të krijojnë aktivitet ekonomik, por sipërmarrja mbetet ende e kufizuar dhe kryesisht në shkallë të......
Shqipja, prioritet arsimor përmes certifikimit e standardizimit - Kumbaro: Kemi nevoje për një Agjenci Kombëtare për gjuhën
Gjatë panelit dedikuar gjuhës shqipe “Standardizimi dhe certifikimi i gjuhës shqipe në Diasporë”, ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro theksoi rëndësinë e......
Më shumë telefona dhe rrjete sociale se banorë! Paralelisht u rrit edhe audienca e reklamave në Facebook
Në fund të vitit 2025 në Shqipëri kishte rreth 3.4 milionë lidhje celulare, një shifër që në pamje të parë duket shumë e lartë krahasuar me popullsinë e......
Ndryshime në ligjin për shtetësinë - Balla: Pasaporta mund të merret nga individë me kontribut
Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme ka miratuar disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për Shtetësinë". Nismëtari i këtij drafti, Taulant......
Nafta ulet në 207 lekë/litër, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja
Bordi i Transparencës ka vendosur uljen e çmimeve të karburanteve në mbledhjen e zhvilluar më 15 prill 2026, duke reflektuar luhatjet në tregjet......
Diaspora si partner mbështetës për integrimin në BE - Dhuka: Jeni njohësit e standardeve europiane, kemi nevojë për ju
Në panelin me në fokus diasporën shqiptare si partner mbështetës për integrimin europian dhe zhvillimin e qëndrueshëm, kryenegociatorja Majlinda Dhuka,......
Ku po investojnë pensionistët e huaj në Shqipëri? Kostot e jetesës mbeten të ulëta, por dilema mes qirasë dhe blerjes vazhdon
Shqipëria është duke u bërë një nga vendet ku pensionistët e huaj zgjedhin të jetojnë, për shkak të shumë lehtësirave dhe kostove të ulëta të jetesës.......
Platformë elektronike për tregtimin e energjisë - Investimi 300 milionë lekë i Bursës Shqiptare të Energjisë
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, ALPEX, ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e platformave elektronike të tregtimit dhe klerimit për tregun e......


