Rrugë e re për hyrjen në Shkodër - Nisin punimet, Balluku: Shpresojmë të mbyllen para afatit kontraktual
Pas procedurave tenderuese dhe lidhjes së kontratës ka nisur puna për ndërtimin e rrugës së re për hyrjen në qytetin e Shkodrës. Sipas afateve kontraktuale punimet pritet të përfundojnë pas një viti, por ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e vuri theksin te nevoja për mbylljen e tyre më herët.
“Shpresojmë që mos të jetë qershori siç është afati kontraktual momenti i dorëzimit të kësaj vepre, por të jetë shumë më përpara. Inxhinieri tha që do të jetë fundi i këtij viti, unë po them që edhe në qoftë se është pranvera që është sërish para afatit kontraktual, do të jetë shumë mirë, pasi në verë në zonën e Shkodrës, pra hyrja e Shkodrës është një zonë që afektohet shumë edhe nga trafiku i turistëve të cilët vijnë nga Mali i Zi në Shqipëri apo edhe anasjelltas”, - tha Balluku.
Ndërkaq, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar bëri me dije detajet e projektit, që përfshin ndërtimin e aksit kthesa e Bërdicës - Ura e Bahçallëkut.
“Ky projekt konsiston në zgjerimin e një rruge me gjatës 1600 m dhe me dublimin e urës ekzistuese të Bahçallëkut, e cila ka një gajtësi prej 180 m linear. Ka 2 korsi kalimi. Ndërkohë që, në pjesën e rrugës ekzistuese do të kthehet në një rrugë interurbane, por me elemente urbane siç janë trotuaret dhe ndriçmi, duke qenë se kjo zonë hyrëse e qytetit të Shkodrës është e banuar mund të themi. Ka 2 korsi kalimi në çdo anë. Pjesën e gjelbërimit në mes me gjerësi 1.8 m. Gjithashtu, pjesën e trotuarit me një gjerësi minimale 1.7 m, në vendet ku ka hapësirë deri në 2.5”, - tha Gjyli.
Konsorciumi i kompanive fituese që po kryen punimet u shpall në nëntor të vitit të kaluar, me një ofertë prej 8.4 mln euro, pa TVSH. Në atë kohë u specifikua se ura ekzistuese parashikohet të ruhet dhe do të jetë funksionale edhe me dublimin e saj me një urë paralele.
Kjo urë do të akomodojë trafikun që lëviz në drejtimin e Tiranës, ndërsa ura ekzistuese do të shërbejë vetëm për trafikun që lëviz në drejtimin e Shkodrës.

Bizneset marrin mbrapsht 54 milionë euro në 4 muaj - Rimbursimi i TVSH-së, 80% e kërkesave miratohen pa kontroll
Në 4 muajt e parë të vitit, bizneseve iu janë kthyer 5.4 miliardë lekë apo 54 milionë euro TVSH e paguar, përmes procedurës së rimbursimi. Në raport me një......

Tarifat e dyfishuara për metalet hyjnë në fuqi - Masa e Trump godet veçanërisht Kanadanë dhe Meksikën
Shtetet e Bashkuara dyfishuan tarifat për shumicën e importeve të çelikut dhe aluminit, duke përshkallëzuar më tej luftën tregtare globale. Masa vjen ndërsa......

Shqipëria, “magnet” për turistët me buxhet të kufizuar - Edhe “Rough Guides” na rekomandon si një nga 20 vendet më të lira
Turizmi në Shqipëri ka njohur një hov të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit, duke thyer rekorde mujore dhe kthyer vëmendjen ndërkombëtare drejt saj. Nga......

BE, e bindur të shmangë tarifat amerikane 500% - Projektligji i senatorëve synon ekonominë ruse dhe partnerët kryesorë
Komisioni Evropian është i bindur se Bashkimi Evropian do të arrijë të shmangë goditjen ekonomike nga një projektligj i ri i Senatit Amerikan që parashikon......

Pensionet private, skemës i shtohen 1,451 kontribues - AMF: “Zgjerohet” me 493 mln lekë më shumë totali i aseteve të fondeve
Gjithnjë e më shumë qytetarë po zgjedhin që të kontribuojnë edhe për një pension privat, krahas atij shtetëror, me qëllim që të kenë një masë më të lartë......

Çfarë rrezikojnë bizneset që kanë borxhe ndaj tatimeve? - Nga konfiskimi i xhiros ditore, tek sekuestro e plotë e pasurisë
Bizneset po neglizhojnë ndjeshëm pagesën e detyrimeve tatimore ndaj buxhetit të shtetit, duke rrezikuar të bien pre e masave të ashpra të cilat mund të çojnë......

Përgjysmohen përdoruesit amerikanë të Temu - Shkak, eleminimi i praktikës “de minimis” për dërgesat në SHBA
Përdoruesit e përditshëm amerikanë të platformës globale Temu ranë me 58% në muajin maj, sipas firmës Sensor Tower. Kjo është një nga shumë vështirësitë me......

Durrësi, me plan të ri zhvillimi urban - Bashkia nis fazën e projektimit për investimet e reja
Bashkia e Durrësit ka shpallur hapjen e tenderit për hartimin e masterplanit dhe përgatitje të projekteve të zbatimit për një sërë ndërhyrjesh......