Shqipëria Postuar më 2 Korrik 2026, 13:06

Rrugë dhe korridore, Shqipëria portë kyçe për investime - Angjeli: Projektet strategjike sjellin zhvillim, kërkesë e lartë për likuiditet

Nga Alida Lula

Rrugë dhe korridore, Shqipëria portë kyçe për

Parashikimet e fundit për rritje të qëndrueshme, tregojnë stabilitet ekonomik të mbështetur te energjetika, turizmi, ndërtimi etj.

Ish-ministri i financave Anastas Angjeli, ka thënë për SCAN se Shqipëria krahasuar me vendet e tjera të rajonit, konsiderohet një vend stabël me zhvillim të qëndrueshëm me rritje të eksporteve, ku vetëm gjatë 2025-ës, janë rritur me 10.4 %. Ndërkohë sipas tij, vendi ynë konsiderohet me një politikë monetare lehtësuese për biznesin dhe qyterarët.

“Ne kemi ndjekur një politikë interesash lehtësuese, ulja me 2.5% gjatë fundit të vitit të kaluar, ka dëshmuar se ka qënë politikë e drejtë që është transmetuar dhe ka sjellë zhvillim. Së dytë, fakti që bizneset e kanë rritur kërkesën për kredi dhe kredia është rritur me 14.4 %, tregon se ekonomie është me kërkesa për likuidetet. Të gjitha këto, janë bërë në një kohë të mbiçmimit të lekut në raport me monedhat e tjera dhe kjo ka qënë mbështetje për qytetarët dhe biznesin në përgjithësi. Sigurisht, ky mbiçmim nuk mund të vijojë pa kufi, sepse mund të kthehet në të kundërtën e vet. Por, Banka e Shqipërisë është vigjilente”- tha Angjeli.

Sipas prof. Angjelit, investimet e mëdha infrastrukturore si dhe ato në turizëm, sjellin më shumë zhvillim, pasi Shqipëria edhe pse një vend i vogël, është një portë kyçe për Ballkanin dhe Europën.

“Kur flasim për investime të mëdha, ato nuk duhet t’i shikojmë në kuadrin e zhvillimit ekonomik, por edhe të lidhura me vendet e tjera të Ballkanit. Flasim për infrastrukturë, ne po bëhemi pjesë e mbështetjes me fondet e BE, dhe janë vepra infrastrukturore që po zhvillohen në Shqipëri, por që e lidhin me korridore të caktuara me vendet e tjera të Bllkanit deri në Europë. Fakti që ne duam të presim investitorë të mëdhenj strategjik qoftë në turizëm, qoftë në industri prodhuese, duhet të kemi parasysh jo vetëm tregun shqiptar, por dhe ballkanik. Ndaj mendoj se kjo startegji që duhet të ndiqet, do t’i shërbejë më shumë zhvillimit ekonik të vendit” - shton prof. Anastas Angjeli.

Shqipëria është në momentin që duhet të harmonizojë zhvillimet sipas Angjelit, pasi ka përqafuar zhvillimet teknologjike, por duhet të rritet pavarësia e ekonomisë në disa sektorë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat