Shqipëria Postuar më 30 Janar 2025, 11:25

Rruga Vlorë- Orikum, shtesë në fondin e shpronësimeve - Qeveria shton 37 milionë lekë, fondi total 239.5 milionë lekë

Nga Ernilda Luzi

Rruga Vlorë- Orikum, shtesë në fondin e shpronësimeve -

Qeveria ka miratuar disa ndryshime dhe shtesa për shpronësimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private që preken nga realizimi i projektit rikonstruksioni i rrugës ekzistuese Vlorë-Orikum dhe i dy by-pass-eve në Radhimë, Vlorë.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, fondi për shpronësimin e pronarëve rritet nga 202.6 milionë lekë në 239.5 milionë lekë, një shtesë prej rreth 37 milionë lekësh.

Gjithashtu, Bashkia Vlorë do të mbulojë shpenzimet procedurale shtesë prej 50.000 lekë.

Aksi Vlorë – Orikum është një nga segmentet rrugore me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës. Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km dhe fillon nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum. Ndërkohë që, tenderi u zhvillua nga BERZH, duke qenë se kjo bankë ka akorduar një kredi për këtë projekt.

Rikonstruksioni i rrugës Vlorë- Orikum është një projekt i rëndësishëm infrastrukturor në jug të vendit, që synon përmirësimin e qarkullimit dhe rritjen e aksesit në zonat bregdetare të Vlorës.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat