Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit- Banorët: Lehtësi për ne dhe bizneset
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet prioritare që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë së zonës. Rruga do krijojë edhe lidhje të re mes Shqipërisë e Malit të Zi, duke i shërbyer turizmit. Për ata të cilët kanë investuar në bujtina dhe restorante në zonë dhe banorët e Zogajve ky është një investim i shumëpritur.
“Rruga ka ecur me parametra të mira, zhvillim ka. Për zhvillim është bërë e gjitha kjo! Tani për tani po ecin me ritme të mira”, u shpreh një banor.
“Rruga është në zhvillim në çdo vend të botës, tek ne që kemi ndërtuar një bujtinë, tek restorantet, tek çdo gjë. Unë shpresoj se do të kemi një bum turistësh, një zhvillim në lidhje me Malin e Zi dhe shumë e shumë gjëra të tjera që vlejnë për zonën Shirokë-Zogaj. Punimet kanë vijuar me ritme të forta dhe shihet sepse ne na intereson për ta ditur se çfarë ecurie ka pjesa e rrugës, sepse kemi investuar dhe kemi biznes. Jemi në pritje të madhe të rrugës për të dhënë një duartrokitje”- thotë një pronar biznesi.
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga investimet e shumëpritura strategjike të zhvillimit të zonës së Shkodrës. Ky projekt prej 4,7 milionë euro, parashikohet të përfundojnë më 2 tetor 2025. Punonjësit të cilët vijnë çdo ditë nga Shkodra për të punuar në restorantet e zonës, tregojnë se kanë hasur shumë vështirësi për shkak të infrastrukturës.
“Ka për t’i ndihmuar shumë edhe bizneset. Rruga e ka penguar shumë këtë zonë që të ketë më shumë lëvizje. Por besojmë se këtë verë do të ketë dhe besojmë se vitin tjetër do të rritet edhe më shumë”- tha një banor.
Aksi Shirokë-Zogaj-Pika e re kufitare me Malin e Zi (Krajë), është pjesë e mozaikut të investimeve në bregun perëndimor të liqenit të Shkodrës. Kjo rrugë pritet të zhvillojë turizmin, përveç ndikimit për akses në infrastrukturë të komuniteteve lokale. Rruga 6.5 km e gjatë, është financim i Bashkimit Evropian përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), si pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri.
Sondazh

“Të rivendosen fondet e ndihmës së huaj” Gjykata kundërshton vendimin e administratës Trump
Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump të rivendoste fondet për qindra kontraktorë të ndihmës së huaj, të cilët......

Korridori VIII po merr formë- Punimet në Elbasan-Qafë Thanë vijojnë me ritme të shpejta
Përshpejtohen punimet në kantierin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë. Për ndërtimin e këtij aksi, pjesë e Korridorit VIII, po punohet paralelisht në disa lote.......

“Radhën e kanë automjetet”- Trump paralajmëron tarifa për makinat në muajin Prill
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vijoi me kërcënimet e tij tarifore, duke thënë se taksat për automobilat do të vendosen shumw shpejt, si......

Tranzicioni i sektorit energjetik, kosto 4.5 mld euro- Syla: Kosovë, rruga e vështirë drejt energjisë së ripërtëritshme
Tranzicioni energjetik, për eliminimin e përdorimit të qymyrit deri në vitin 2050, do t’i kushtojë Kosovës 4.5 miliardë euro. Kosova po mundohet që ta arrijë......

Modeli i fletës së votimit për votuesit nga jashtë- Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Konstituohen 81 KZAZ në vend
Komisioni Rregullator ka miratuar karakteristikat teknike të fletës së votimit për zgjedhësit me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për......

Kompanitë celulare nën hetim për abuzim me tarifat Helshani: Rritje e pajustifikuar, deri në 9 euro më shtrenjtë se rajoni
Komisioni i Konkurrencës së fundmi ka vendosur nën hetim dy kompanitë celulare Vodafone Albania dhe One Albania, pas ankesave për rritjen e çmimeve të......

Rama: Eurobondi, investitorët ofruan 5.7 herë më shumë se nevoja jonë-“Për obligacionet 10-vjeçare, normat më të ulëta të interesit për Shqipërinë”
Shqipëria ka emetuar me sukses një Eurobond me vlerë 650 milionë euro, me afat maturimi 10-vjeçar dhe normë interesi 5%. Në një postim në rrjetet sociale,......

Balluku inspekton punimet për rehabilitimin e aksit Kombinat-Ndroq-Plepa: Lehtëson lëvizjen dhe nxit zhvillimin e zonës
Në kantierin për rehabilitimin e aksit rrugor Kombinat-Ndroq-Plepa, loti 1, janë realizuar afro 25% e punimeve fizike. Ky lot ka një gjatësi prej 4.8......