Rruga Qukës-Qafë Plloçë, drejt përfundimit - Asfaltohen 400 metrat e fundit, pritet hapja për qarkullimin e automjeteve
Loti i fundit i rrugës Qukës – Qafë Plloçë, me gjatësi 9.3 km, është drejt përfundimit. Inxhinierët e kompanisë “2T” kanë bërë me dije për Bashkinë Pogradec se këtë fundjavë do të asfaltohen edhe 400 metrat e fundit, duke e bërë të aksesueshëm për automjetet, të gjithë aksin. Ndërkohë që, pas përfundimit të sinjalistikës horizontale e vertikale, pritet njoftimi zyrtar për hapjen e të gjithë rrugës.
Rruga që pritet të shkurtojë kohën e udhëtimit drejt juglindjes së vendit është një prej projekteve infrastrukturore, që ka kërkuar shumë vite për t’u përfunduar. Aksi u projektua në vitin 2009, teksa kredia e parë për financimin e kësaj vepre u firmos në shkurt të vitit 2013. Huaja midis Ministrisë së Financave në emër të Qeverisë Shqiptare dhe dy institucioneve financiare, Bankës Islamike për Zhvillim dhe Fondi Saudit për Zhvillim, kapte një vlerë totale prej 150 milion dollar. Punimet për ndërtimin nisën zyrtarisht në korrik të vitit 2015, ndërsa parashikimi ishte që rruga të përfundonte në 2019-ën. Por në shtator të vitit 2020, u deklarua se nevojiteshin edhe 105.8 mln USD, prej të cilëve 56.8 mln USD për lotin I dhe II dhe 49 mln USD për lotin III. Nevoja për fonde shtesë u argumentua me problemet e trashëguara të projektit.
Kreditë u miratuan në vitin 2022, ndërkohë që për përfundimin e plotë ARRSH lidhi edhe një kontratë me vlerë rreth 3 milionë euro për lotin I. Në dokumentet e tenderit të asaj kohe thuhej se për shkak të rrëshqitjeve masive rruga u dëmtua rëndë dhe mbeti pa sinjalistikë e elementë sigurie.
Aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe do të jetë një rrugë e kategorisë C1 ku shpejtësia e lejuar do të jetë 80 - 90 km/orë.

Sigurimi i detyrueshëm i shtëpisë nga tërmeti - Dhoma Amerikane: Projektligji ka nevojë për disa përmirësime dhe saktësime
Dhoma Amerikane e Tregtisë i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të bëjë disa përmirësime në projektligjin për sigurimin e detyrueshëm ndaj tërmeteve. Ky......

Kina shqyrton krijimin e stablecoins - Kërkon të nxisë përdorimin global të monedhës vendase
Kina po shqyrton për herë të parë lejimin e përdorimit të stablecoins apo monedhave të qëndrueshme të lidhura me juanin, në përpjekje për të rritur praninë......

Nëse SHBA kursen, Evropa paguan - Ulja e çmimeve të barnave amerikane rrezikon aksesin e mjekimeve në BE
Nisma e Presidentit Donald Trump për të barazuar çmimet e barnave në SHBA me nivelin më të ulët të vendeve kryesore tregtare po shqetëson industrinë dhe......

Izraeli nis operacionin ushtarak në Gaza - Përshpejton planet kundër Hamasit, pavarësisht kritikave ndërkombëtare
Ushtria izraelite njoftoi se ka nisur fazat e para të operacionit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke thirrur dhjetëra mijëra rezervistë për......

Pasiguria tregtare “mbulon” Evropën - Kreu i BQE paralajmëron ngadalësim ekonomik, pavarësisht paktit me SHBA
Ekonomia e eurozonës ka gjasa të përjetojë një rritje më të ngadaltë këtë tremujor, ndërsa pasiguritë mbi tregtinë globale mbeten të pranishme, tha......

Treni me bateri vendos rekord botëror - Përshkon 322 km me një karikim, redukton ndotjen mjedisore
Një tren elektrik me bateri ka vendosur një rekord të ri botëror për udhëtimin më të gjatë me një karikim të vetëm, duke përshkuar rreth 322 kilometra (200......

Imitimet e markave luksoze ndalohen në doganë - Kushte edhe për bagazhet e qytetarëve, hyn në fuqi ligji
Tregtarët, si dhe qytetarët që tentojnë të fusin në Shqipëri produkte të falsifikuara do të bllokohen në pikat doganore. Ligji i reja për markat tregtare,......

Turistët “dynden” edhe nga deti - Korriku shënon fluks të lartë, 111.049 hyrje-dalje nga Porti i Durrësit
Sezoni turistik ka rritur fluksin e udhëtarëve në Portin e Durrësit, ku vetëm gjatë muajit korrik janë regjistruar 111,049 pasagjerë që kanë hyrë dhe dalë......