Rruga Qukës-Qafë Plloçë - Balluku: Hapet për qarkullimin brenda verës
Në kantierin e aksit rrugor Qukës-Qafë Plloçë po punohet me ritme të shtuara për të finalizuar këtë projekt të shumëpritur. Problemet e trashëguara me këtë projekt tashmë kanë marrë zgjidhjen e duhur, ndërsa synohet që kjo vepër të jetë e aksesueshme brenda verës së këtij viti.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa inspektoi nga afër ecurinë e punimeve theksoi se “tashmë jemi në fazën finale, ku financimi është siguruar, ku të tria fazat e këtij projekti po ecin në mënyrë të konsiderueshme, duke qenë se jemi më shumë se 85% ecuri në të tre fazat e projekti”.
Gjurma e këtij aksi kalon përmes një terreni të vështirë dhe malor, ndërkohë që për shkak të motit punimet kanë avancuar me ritëm më të ulët. Tashmë me përmirësimin e kushteve atmosferike do të punohet me orare më të zgjatura. Zëvendëskryeministrja Balluku tha se për përfundimin në afatin e parashikuar në kantieret do të punojnë me dy turne.
“Brenda kësaj vere ne duam që të dorëzohet Qukës-Qafë Plloça, për këtë arsye unë kam folur me supervizorin dhe i kam kërkuar që ti qëndrojë në kokë diçkaje që është zgjidhja përfundimtare, krijimi i dy turneve operative që duhet të nisin nga herët në mëngjes dhe duhet të përfundojnë vonë në darkë, sigurisht duke plotësuar të gjitha kushtet e sigurisë në punë që është shumë e rëndësishme”, tha Balluku.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli bëri të ditur se mirëmbajtja dimërore e këtij aksi, i cili ndodhet në një lartësi të madhe, është një tjetër sfidë, por që tashmë ARRSH ka eksperiencën e duhur për të garantuar që qarkullimi të vijojë pa problematika edhe gjatë stinës së dimrit, ku kjo zonë është e njohur për reshjet e dendura të dëborës dhe temperaturat e ulëta.
Mendimi juaj

Zgjedhjet e 11 majit - Reagon për herë të parë Ambasada amerikane, uron qytetarët
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar për herë të parë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Përmes një positmi në rrjetet sociale, ambasada uron......

Energjia, e shtrenjtë edhe për Mbretin Charles - Sovrani ka kërkuar uljen e konsumit, veçanërisht për ajrin e kondicionuar
Mbreti Charles po përballet me rritjen e kostove të energjisë. Rezidencat në dispozicion të tij janë të shumta dhe ruajtja e standardeve të jetesës po bëhet......

Emergjencat civile gjatë sezonit veror - BE do të dërgojë 650 zjarrfikës në zonat me rrezik të lartë!
Qindra zjarrfikës nga e gjithë Europa dhe mbi 20 mjete ajrore zjarrfikëse do të pozicionohen paraprakisht në vendet me rrezik të lartë për zjarre në të......

Nuk do të këmbehen mbi 1 mln lekë në pikat valutore - BSH ndryshon rregulloren për të parandaluar pastrimin e parave
Qytetarët nuk mund të këmbejnë më shumë se 1 milionë lekë në pikat e këmbimit valutor. Banka e Shqipërisë ka vendosur të bëjë disa ndryshime në rregulloren......

Përmirësim i platformës së shërbimit konsullor online - Afati i zbatimit do të jetë 9 muaj, ndërsa fondi limit 205 mln lekë
Platforma “Shërbimi Konsullor Online”, pritet të përmirësohet dhe zgjerohet në mënyrë rrënjësore në muajt në vijim. Ky sistem i përdorur nga qytetarët......

Zgjerimi i superstradës Tiranë-Durrës - Punimet për realizimin fizik kanë arritur në masën 50%
Aktualisht, punimet e fazës së dytë për zgjerimin e superstradës Tiranë-Durrës, kanë ecur me ritme shumë të mira ku realizimi fizik ka arritur në masën 50%.......

Automjete autonome në transportin publik - Në Langen të Gjermanisë udhëtarët mund të përdorin makina vetë-drejtuese
Langen, një qytet në jug të Frankfurtit, është vendi i parë në Gjermani ku udhëtarët mund të përdorin makina vetë-drejtuese si pjesë e sistemit të......

Cilat janë tre kërkesat e turizmit? - Mungesa e punonjësve, Topuzi: Subvencion nga shteti jashtë sezonit
Ndërsa sektori i turizmit po përballet çdo ditë e më shumë me mungesë të fuqisë punëtore, dhe një pjesë e mirë po e zgjidhin këtë përmes punonjësve nga......