Rruga “Pjetër Budi” drejt rikonstruksionit të plotë - Investimi përfshin asfaltim, trotuare dhe ndriçim

Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e garës për rikonstruksionin e rrugës “Pjetër Budi”. Fondi limit i vënë në dispozicion është 250 milionë e 537 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky projekt do të bëjë të mundur ndërtimin e një infrastrukture sa më të përshtatshme për banorët e zonës së njësisë administrative 2, po ashtu edhe për kalimtarët në zonë.
Rruga nga pikëpamja urbane bën pjesë në zonat ku objektet e banimit janë të vendosur në formë të çrregullt. Densiteti i ndërtimit është i lartë dhe hapësirat publike pothuajse mungojnë tërësisht. Rruga ka një gjatësi afërsisht 3 km dhe një gjerësi që varion nga 4-6 m. Shtrihet afersisht rreth 2.5 km largësi nga qendra e Tiranës dhe fillon në zonen “Qyteti Studenti”. Kjo rrugë është një rrugë lidhëse në mënyrë të tërthortë të zonës së populluar të rrugës së “Elbasanit” dhe “Qyteti Studenti”, me zonën e “Liqenit të Farkës”.
Referuar dokumentit, gjendja ekzistuese e rruges është në gjendje jo të mirë, ku gjendja e shtresave asfaltike dhe nënshtresave është dëmtuar në masë të konsiderueshme, kryesisht gjatë gjithë gjatësisë së saj. Trotuaret pothuajse në të gjithë gjatësinë mungojnë ose atje ku janë prezentë janë shumë të amortizuar.
Anadaj në të gjithë aksin e rrugës është parashikuar rikonstruksioni i plotë i shtresave asfaltike të rrjetit rrugor, ndërtimi i trotuareve; ndërtimi i sistemit të kullimit të ujërave të shiut. Gjithashtu, sistemi i ndriçimit do të ushqehet me energji elektrike me tension të ulët nga kabina 20/0.4 kV; si dhe gjelberimi që është pjesë e projektit në të gjithë segmentin. Po kështu, shpejtësia e lëvizjes do të jetë 30 km/h pasi duhet siguruar një lëvizje që t’i përshtatet aspektit urban dhe njëkohësisht terrenit të cilin përshkon gjurma e rrugës. E ndërkohë, parashikohet të vendosen edhe tabela sinjalizuese.
Ky projekt do të plotësojë kushtet dhe standardet për lëvizjen e sigurtë të mjeteve dhe këmbësorëve. Rehabilitimi me tërë elementet e infrastrukturës rrugore do të bëjë që cilësia e jetës të ndryshojë rrënjësisht, thuhet në dokument.
Eksportet “ndalen” pas katër muajsh rritje/ Në shtator rënia u vlerësua në 10.7%. Ndikuan negativisht materialet e ndërtimit
Pas katër muajve më rritje, Shtatori i vitit 2025 shënoi rikthimin e eksporteve në rënie sipas shifrave të INSTAT. Eksportet e mallrave arritën në 27......
“Po paralizon zhvillimin” - Media gjermane analizon krizën në Kosovë
Pas dështimit të përpjekjes së Albin Kurtit për të formuar qeverinë, Kosova përballet tani me një fazë të re pasigurie politike, shkruan gazeta "Berliner......
AAPSK mbështet qendrat sociale në Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër me materiale të konfiskuara!
Në kuadër të bashkëpunimit me Shërbimin Social Shtetëror dhe në funksion të përdorimit social të pasurive të konfiskuara, Agjencia e Administrimit të......
Greqia “përcjell” gazin amerikan në Evropë - Ka trefishuar importet e LNG-së që nga viti 2019
Greqia po shndërrohet në një pikë hyrëse kryesore për gazin natyror të lëngshëm (LNG) amerikan, që shkon më pas drejt Bullgarisë, Moldavisë, Ukrainës,......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes teksa është blerë sot në raport me javën që lamë pas me 82.7 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë......
Kroacia rikthen shërbimin ushtarak të detyrueshëm - Miratohet ligji. Shërbimi përfshin një trajnim dymujor për të rinjtë
Parlamenti i Kroacisë votoi rivendosjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm, ndërsa tensionet janë shtuar në Evropë pas pushtimit të Ukrainës nga......
Eurozona, drejt rimëkëmbjes? - Sektori privat regjistroi rritjen ekonomike më të madhe në dy vjet
Gjatë muajit tetor, aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u zgjerua me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023. Ky ndryshim pozitiv erdhi kryesisht......
Mali i Zi dhe Italia ndërlidhin rrjetet e energjisë - Palët nënshkruajnë marrëveshjen me vlerë 500 milionë euro
Mali i Zi dhe Italia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi në Romë për lidhjen e tregut të energjisë elektrike. Ky partneritet hap gjithashtu rrugën për......




