Rruga Moglicë-Strelcë-Lozhan i Ri-Maliq, perspektivë zhvillimi / Lehtësi në qarkullimin e mjeteve, nxiten investimet në disa sektorë
Zhvillimi infrastrukturor i Qarkut Korçë po hyn në një fazë të re. Përshpejtimi i punimeve drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të zhvilluar dhe më tërheqëse për investime, turizëm etj, po ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e komunitetit dhe potencialin ekonomik të kësaj zone.
Një nga ndërhyrjet më të rëndësishme është përfundimi i aksit rrugor Moglicë -Strelcë-Lozhan i Ri - Maliq, një segment që jo vetëm lehtëson qarkullimin e mjeteve, por krijon një lidhje më të fortë mes fshatrave dhe qendrave urbane.
Ky investim, ndihmon në zhvillimin e bujqësisë, agrobiznesit dhe agroturizmit, duke nxitur banorët të investojnë duke ndërtuar të ardhmen në vendlindjen e tyre.
Rruga kalon përmes një peizazhi të mrekullueshëm, duke hapur një itinerar të ri për turizmin natyror në juglindje të Shqipërisë, zonë me potencial të jashtëzakonshëm që tashmë është më e aksesueshme për vizitorët.
Gjithashtu, hapja e segmentit Qukës–Qafë Plloç, një nga investimet strategjike e më të mëdha të dekadës së fundit, shënon një tjetër hap të rëndësishëm në përmirësimin e infrastrukturës së Qarkut Korçë.
Ky aks modern, do të reduktojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana drejt Korçës, duke e kthyer këtë pjesë të vendit në një portë zhvillimi për të gjithë rajonin juglindor.

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?
Investitorët po kërkojnë strehë të sigurta mes pasigurisë së shtuar ekonomike. Çmimi i arit është rritur me gati një të tretën gjatë një viti, duke tejkaluar......

"Jupiteri", superkompjuteri më i shpejtë i Evropës, i madh sa gjysma e një fushe futbolli
Superkompjuteri më i shpejtë i Evropës ndodhet në Gjermani. I pagëzuar me emrin "Jupiter" ai do të ndihmojë, ndër të tjera, në fushat e klimës dhe......

Maqedoni e Veriut, lehtësi për qytetarët që blejnë banesën e parë, Guvernatori Sllaveski: Për blerësit e banesave për investim tarifa rritet
Banka Popullore e RMV njoftoi masa që do të lehtësojnë blerjen e banesës së parë për qytetarët. Sipas deklaratës së guvernatorit Trajko Sllaveski, të dhënë......

Zhurmat, problem në shumicën e qyteteve - Tirana e Vlora në krye të listës, shkak trafiku rrugor dhe lokalet
Monitorimi i kryer gjatë vitit 2024 në 13 qytete të vendit tregon se ndotja akustike vijon të mbetet një problem shqetësues. Sipas të dhënave nga Agjencia......

Hapja e aksit Qukës-Qafë Plloçë/ Rama dhe Balluku priten nga banorët e zonës!
Një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për rajonin juglindor të Shqipërisë, aksi rrugor Qukës – Qafë Plloçë, është hapur sot zyrtarisht për......

Sa është zgjeruar harta e të huajve që na vizitojnë? - Janar-Gusht, Shqipëria mirëpriti gati 9 milionë turistë
200 mijë më shumë turistë se gushti i kaluar, mirëpriti Shqipëria duke arritur në 2.38 milionë vizitorë në muajin e tetë të 2025. Ndërsa, për periudhën......

Hapet për qarkullim rruga Qukës-Qafë Plloçë
5 shtatori shënon hapjen zyrtare për kalimin e automjeteve në rrugën Qukës – Qafë Plloçë. Aksi ka një gjatësi totale prej 43.8 km dhe është një rrugë e......

Janari vendosi rekordin e konsumit - Si ka ndikuar turizmi? 65 mln euro më shumë nga TVSH e brendshme
Ky vit është shoqëruar me një rritje të ndjeshme të konsumit nga ana e qytetarëve shqiptarë por edhe turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë. Tregues për......