Shqipëria Postuar më 16 Shtator 2025, 11:01

Rruga Kthesa e Patosit – Fratar/ Balluku: Punimet kanë arritur në masën 40%, lehtësim për lëvizjen

Nga Scan TV

Rruga Kthesa e Patosit – Fratar/  Balluku: Punimet kanë arritur

Punimet në segmentin Kthesa e Patosit – Fratar kanë arritur në masën 40% dhe aktualisht po vijohet me ndërtimin e veprave të artit, skarifikimin e asfaltit ekzistues, zgjerimin e rrugës, si dhe punimet e gërmimit dhe mbushjes. Detajet janë bërë me dije nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjetet sociale. Sipas saj, në segmentin e dytë ka nisur edhe hedhja e shtresave asfaltike, ndërsa kjo ndërhyrje që do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve dhe nxisë zhvillimin e të gjithë zonës.

Punimet në aksin rrugor Fier – Kthesa e Patosit – Ballsh – Fratar nisën në janar të këtij viti, ndërsa në dokumentet e tenderit thuhej se aksi ishte në gjendje tejet të amortizuar, pasi prej vitesh nuk kryeshin investime.

Segmenti ku po ndërhyhet ka një gjatësi prej 43.6 km, përfshirë qytetin e Ballshit, me gjatësi prej 0.9 km. Pjesa tjetër ndahet në 3 segmente, ku i pari nis nga Fieri, deri në Kthesën e Patosit, me gjatësi 5.9 km. Segmenti i dytë përfshin aksin kthesa e Patosit – Hyrje Ballsh, me një gjatësi 17.2 km, ndërsa i treti salje Ballsh – Fratar, me një gjatësi 19.6 km.

Sipas afateve kontraktuale rruga parashikohet të përfundojë në verë të vitit 2026, por synimet janë që punimet të mbyllen përpara afatit.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat