Shqipëria Postuar më 2 Qershor 2026, 11:44

Rruga Elbasan-Lekaj, 3 kontrata të reja - ARRSH: Synojmë nënshkrimin brenda vitit, planet për 21 km e mbetur

Nga Ola Mitre

Rruga Elbasan-Lekaj, 3 kontrata të reja - ARRSH: Synojmë

Autoriteti Rrugor Shqiptar synon nënshkrimin e 3 kontratave të reja për ndërtimin e korridorit VIII, në drejtimin nga Elbasani në Lekaj, brenda këtij viti. Sipas këtij dikasteri, kontratat janë parashikuar në buxhetin e këtij viti, duke mundësuar vijimin e punimeve, me qëllim bashkimin e rrugës së re me autostradën Adriatiko – Joniane. Ndërkaq, mbetet për t’u nënshkruar edhe 3 kontrata të tjera, që do të bëjnë plotësimin e plotë të segmentit dhe sipas parashikimeve të ARRSH, nënshkrimi i tyre pritet në fund të vitit 2027.  

Afatet e punimeve do të jenë 24 – mujore për secilën kontratë, çka do të thotë se sipasparashikueshmërisë normale brenda vitit 2029, kjo pjesë e korridorit VIII duhet të jetë e plotësuar. 

Aksi rrugor Elbasan– Lekaj përshkon ultësirën e luginës së Lumit të Shkumbinit nga qyteti i Elbasanit deri në afërsi të grykëderdhjes së tij. Ai kalon në rajonet Elbasan (Bradashesh, Shirgjan, Gjegjan, Cërrik, Papër), Peqin (Pajovë, Shez, Gjocaj, Peqin, Karinë) dhe Kavajë (Sinaballaj, Rrogozhinë). Aktualisht, në këtë segment punohet në 6 lote, që mbulojnë rreth 20 km, nga 40.7 km që është në total. Kjo nënkupton se 6 kontratat e tjera që do të nënshkruhen do të mbulojnë ndërtimin e gati 21 km të mbetur. 

Ndërkaq, referuar afatit të kontratave të nënshkruara 20 kilometrat e parë pritet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti. Autoritetet e kanë konsideruara këtë afat të arritshëm.

 

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat