Shqipëria Postuar më 27 Shkurt 2025, 15:53

Rruga e re në zonën e Lundrës/ Rama: Transformimi urban vijon, lehtësim i aksesit në zonat e banuara

Nga Edel Strazimiri

Rruga e re në zonën e Lundrës/ Rama: Transformimi urban vijon,

Transformimi urban i zonave të ndryshme të vendit ka përfshirë si infrastrukturën e rrugëve kryesore, sikurse pjesa juglindore që lidh zonën e Lundrës, komunitetin e zgjeruar të Tiranës Autostradën Tiranë-Elbasan dhe Unazën e Madhe, e cila kalon pranë disa zonave të banuara dhe kufizohet herë nga parcela bujqësore dhe herë nga objekte banimi apo biznesesh.

Ndërtimi i kësaj rruge me të gjithë elementët e infrastrukturës rrugore dhe urbane, bëhet me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të kësaj zone dhe krijimin e akseseve të lëvizjes me rrugët e tjera të qytetit. Kjo rrugë do shërbejë edhe si rrugë lidhëse midis zonës së TEG dhe rrugës së Elbasanit nga njëra anë me një sërë rrugësh tretësore të tjera, komplekse banimi, shkolla dhe biznese.

Kryeministri Edi Rama ishte sot në kantierin ku po vijojnë punimet për këtë rrugë, së bashku me nënkryetaren e bashkisë Anuela Ristani ku vlerësoi punën e bërë, teksa theksoi se do të ketë projekte të tjera për zgjerimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.

“Janë të rëndësishme të gjitha akset, i shërbejnë lidhjeve me magjistralen, edhe për faktin që magjistralet nëse nuk i kanë këto akse, nuk janë ndihmëse, ashtu siç duhet për ata që jetojnë afër tyre, por që ndërkohë janë larg tyre sepse s’kanë akses. Nga ana tjetër, magjistralet nuk mund të aksesohen siç bëhej zakonisht më përpara që “hajde futu, ndërto në anë të rrugës dhe futu 90 gradë”, që bëheshin rrugët si korridore me dhoma e me apartamente anash, kështu që këto rrugë janë strategjike dhe janë shumë të rëndësishme dhe puna që është bërë, është shumë e mirë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi një projekt për zgjerimin e gjithë plazhit të Durrësit me 100 metra, domethënë faktikisht do ta fillojmë tani, pastaj do kemi një moment ndërprerje ndoshta te sezoni ose do ta ndajmë me segmente dhe do ta bëjmë nga ana andej, sepse faktikisht gjithë debati ka qenë “me prurje rëre nga toka apo nga deti” dhe preferenca është që kryesisht të jetë nga deti, edhe për arsye të qëndrueshmërisë. Po ajo është shumë e rëndësishme dhe besoj që për 1 vit e kapim. Po është zgjerim i jashtëzakonshëm sepse e para njëherë, do bëjë plazhin 100 metra më të gjerë, e dyta, do na krijojnë mundësinë që të krijojmë një tjetër pedonale, por të krijojmë edhe një tjetër hapësire jete, një fashë të re me shërbime dhe do transformohet gjithë ajo qenëri që është krijuar në ato vite”.

Nënkryetarja e bashkisë Anuela Ristani tha se “lidhja e komuniteteve që janë ndonjëherë shumë afër infrastrukturës madhore, siç është autostrada Tiranë – Elbasan, por që shpesh iu bie rruga me gjatë sesa ata që janë më larg. Kështu që, gjithë koncepti këtu është që ta lidhim këtë zonë që është zonë në zhvillim, me pjesën e infrastrukturës kryesore dhe që do shkarkojë një pjesë të madhe të trafikut që krijohet në gjithë këtë nyjën këtu, që nga rrethrrotullimi i TEG dhe në vazhdim”.

Kjo rrugë do të lehtësojë ndjeshëm lëvizjen në Rrugën e Rezervave të Shtetit, trafiku në të cilën është bërë tepër i renduar për shkak të shtimit të konsiderueshëm të komplekseve të banimit, bizneseve dhe institucioneve arsimore në këtë zonë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat