Rruga e Arbrit, pa pagesë - Premtimi i Edi Ramës: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë lek. Premtimi është bërë nga kryeministri Edi Rama, pasi kjo rrugë po ndërtohet me paratë e kompanisë private dhe jo të taksapaguesve.
Ajo rruga e Arbrit atje që do hapet tuneli i Murrizit më në fund, o Zot ishallah nuk kemi ndonjë surprizë tjetër me atë tunel aty se aty është mbledhur gjithë syri i keq. Gjithë syri i keq është mbledhur atje. Në 14 mars është plani për t’u hapur, është rrugë thjesht dhe vetëm shqiptare, me para të shqiptarëve dhe jo të taksave, por të një kompanie. Ajo është PPP-ja pra, ajo është PPP-ja dhe pyeste dikush që sa do ta paguajmë atë rrugë? Nuk do të paguash asgjë, zotrote ti. Zero. Nuk do ketë ajo rrugë pagesë, të paktën sa të jem unë këtu rruga e Arbrit s’do ketë pagesë e do vijë dita, një ditë që të gjitha rrugët do bëhen me pagesë siç i ka gjithë bota, kjo nuk diskutohet po jo rruga e Arbrit sa të jem unë këtu të paktën. Do jetë free, por është PPP.
Tuneli i Murrizit, që është pjesë e Rrugës së Arbrit do të hapet për drejtuesit e automjeteve ditën e verës, më 14 Mars. Tuneli i Murrizit me një gjatësi prej rreth 3,8 km, përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe i emergjencës. Tuneli do të shkurtojë distancën mes Dibrës dhe Tiranës në vetëm 2 orë.
Punimet në këtë tuneli, që është pjesë e Rrugës së Arbrit kanë patur ecuri të ngadaltë për shkak të gjeologjisë së vështirë dhe rrëshqitjes së dherave.
Ndërkohë, rruga e Arbrit me gjatësi rreth 74 km i ka kushtuar buxhetit të shtetit 33.6 miliardë lekë dhe do të jetë një korridor lidhës i rëndësishëm Lindje-Perëndim.
Sondazh

Çfarë do të ndodhë me markat “fake” në Shqipëri? - Nga konfiskim malli, tek dënim me burg. Rriten aplikimet e bizneseve shqiptare
Tregjet në Shqipëri janë të tejmbushura me mallra “fake”, që mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe......

Takimi Trump dhe Macron: Miqësi, debate dhe dallime të mëdha mbi Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një......

Si e shohin vendet e tjera Shqipërinë? Në sytë e botës jemi më mirë se rajoni, por shënojmë përkeqësim nga vjet
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2025). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Emiratet Arabe, 40 mld USD investime në Itali - Partneriteti fokusohet tek energjia, IA, mineralet kritike
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë 40 miliardë dollarë në Itali, thanë dy vendet në një samit dypalësh në Romë. Kryeministrja italiane......

Mashtrim kompjuterik në bursa – Policia sekuestron 4 pasuri të paluajtshme me vlerë rreth 1.2 milionë euro!
Policia e Shtetit informon se në vijim të punës gjurmuese dhe hetimore, për konstatimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaritë kriminale, u......

Kanadaja kundër Elon Musk? – Banorët kërkojnë heqjen e nënshtetësisë së tij!
Të paktën 170,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion parlamentar që kërkon që Elon Musk t'i hiqet shtetësia kanadeze për shkak të rolit të tij në......

SHBA dhe Ukraina drejt marrëveshjes për ndarjen e burimeve natyrore të kombit!
SHBA këtë javë do t'i ofrojë Ukrainës një marrëveshje dypalëshe e cila do të garantonte sigurinë e vendit në këmbim të pjesës së përbashkët të burimeve të......

OKB-ja refuzon rezolutën e SHBA-së dhe mbështet thirrjen europiane për tërheqjen e Rusisë nga Ukraina!
Në përvjetorin e tretë të pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së (UNGA) refuzoi të miratojë një rezolutë të mbështetur......