Shqipëria Postuar më 13 Mars 2025, 18:44

Rruga e Arbrit, Balluku: Nesër festojmë hapjen e veprës më të madhe infrastrukturore të verilindjes shqiptare

Nga SCAN TV

Rruga e Arbrit, Balluku: Nesër festojmë hapjen e veprës më

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherësh zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku në një videomesazh në rrjetet sociale ka njoftuar hapjen e tunelit të Murrizit këtë të premte. Balluku e konsideron këtë veprën më të madhe infrastrukturore të verilindjes së vendit. 

"Ndodhem në tunelin e Murrizit, vetëm pak orë para hapjes së tij zyrtarisht. Vite, muaj punë e palodhur nga gjithë skuadrat, në një vepër sfiduese infrastrukturore, e cila padyshim mori kohë, por tashmë është gati dhe nuk ka kënaqësi më të madhe se dita finale, si kjo dita sot. Nesër, në orën 12, në hyrje dhe në dalje të tunelit të Murrizit, të gjithë së bashku do të festojmë veprën më të madhe infrastrukturore të verilindjes shqiptare, Rrugën e Arbrit të përfunduar, rrugën e të gjithë shqiptarëve dhe veçanërisht të Dibrës sime", shprehet Balluku. 

https://www.facebook.com/reel/1289120752150946

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat