Rruga e Arbrit afron turistët me Matin, Burreli feston 104-vjetorin me aktivitete dhe panair

Vetëm një orë larg Tiranës, Mati u shndërrua këtë fundjavë në destinacionin kryesor për shumë qytetarë që zgjodhën të kalonin dy ditë ndryshe.
Prodhues të zonës, përpunues të produkteve bujqësore dhe blegtorale, agrobiznese, si dhe shkolla të organiznuara ekspozuan produktet tradicionale të zonës, lojëra popullore, valle, aktivitete kulturore dhe atmosferë festive në sheshin qendror ku kanë sjellë gjallëri në ditën e dytë të festimeve për 104-vjetorin e shpalljes së Burrelit qendër e nënprefekturës së Matit.
Festimet janë shoqëruar me një sërë aktivitetesh artistike e kulturore që kanë përfshirë qytetarë të të gjitha moshave, duke kthyer qytetin në një hapësirë promovimi të traditës, kulturës dhe produkteve karakteristike të zonës.
Të pranishëm në aktivitet ishin edhe kryetari i Bashkisë Mat, Altin Bojni, si dhe deputeti i zonës, Agron Malaj, të cilët vizituan stendat e panairit dhe vlerësuan angazhimin e përpunuesve lokalë, agrobizneseve, nxënësve dhe prodhuesve të zonës për ruajtjen dhe promovimin e traditës matjane.
Ata theksuan se bashkia do të vijojë të mbështesë edhe më shumë promovimin e produkteve bio, traditës dhe kulturës lokale, si një mënyrë për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe turistik të Matit.
Sipas tyre, afërsia me Tiranën dhe lidhja përmes Rrugës së Arbrit kanë sjellë një rritje të vizitorëve drejt Matit, duke e kthyer zonën në një destinacion gjithnjë e më të frekuentuar për turizmin kulturor, kulinarinë dhe natyrën.
Organizatorët u shprehën se përmes kësaj agjende të larmishme synohet jo vetëm përkujtimi i një momenti historik për qytetin, por edhe forcimi i identitetit kulturor dhe promovimi i Matit si një destinacion me potencial të rëndësishëm turistik në Shqipëri.
Falë edhe investimeve infrastrukturore siç është përfundimi i Rrugës së Arbrit, lëvizja drejt Burrelit, Matit e zonave përreth e ka bërë transportin më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas për këdo që ka dëshirën ti eksplorojë këto zona e pse jo të kthehen në destinacione për pushime.
Nafta 206 lekë, benzina 184 lekë / Bordi ul çmimet e karburanteve në mbledhjen e fundit
Bordi i Transparencës ka njoftuar rënie të lehtë të çmimeve të karburanteve në vend, si pasojë e ndryshimeve të fundit në tregjet globale dhe mënyrës së......
800 hektarë pyll përpihen nga flakët në Itali/ Zjarri në malin Faeta, evakuohen 3 mijë banorë
Rreth 3 mijë banorë janë evakuuar për shkak të një zjarri masiv në malin Faeta, mes provincave të Pizës dhe Lucca-s, i cili vijon prej 2 ditësh. Evakuimi u......
“Dyfisho ndërmarrjen tënde”, nxitje bimëve mjekësore/ Ministri Salla: Instrument konkret që rrit aktivitetin
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla në vizitën e tij në një biznes të bimëve mjekësore dhe aromatike, ka vlerësuar sipërmarrarje të tilla......
83.3 mln lekë për pikat e zeza në rrugë Siguria/ ARRSH planifikon tenderin për vitin 2026, ndërhyrje në rrjetin kombëtar
Autoriteti Rrugor Shqiptar pritet të hapë një procedurë të re prokurimi publik me një fond limit prej rreth 83.3 mln lekësh, me qëllim ndërhyrjen në të......
Shqipëria, linjë direkte me Helsinkin/ Akses më i shpejtë në destinacionet ndërkombëtare
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka shtuar një tjetër destinacion në hartën e fluturimeve, duke vendosur një lidhje të drejtpërdrejtë me Helsinkin. Linja e......
Tarifat doganore, Trump ‘rindez’ përplasjen me Europën/ ''25% për makinat, BE nuk respektoi marrëveshjet''
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka rindezur përplasjen me Europën për tarifat doganore. Trump ka akuzuar BE se nuk po respekton marrëveshjet, duke......
Kompensimi i TVSH në bujqësi nis më 1 Korrik/ 400 mln lekë pritet të kalojnë në llogaritë e fermerëve
Kompensimi i TVSH-së në bujqësi nis më 1 korrik 2026, duke shënuar një hap të rëndësishëm në formalizimin dhe mbështetjen e sektorit bujqësor në vend. Kjo......
“Syri i teknologjisë”, vëzhgohet çdo lëvizje/ Sistem inteligjent për shkeljet, mbi 26 mijë gjoba
Në rrugët e vendit, një “sy” i ri po vëzhgon çdo lëvizje. Kontrolli rrugor vijon pa ndërprerje, edhe pa praninë fizike të policisë, falë teknologjisë së......


