Rruga Berat- Ballaban, avancojnë punimet- Balluku inspekton punimet: I aksesueshëm brenda këtij viti!
Punimet për ndëritmin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e murevembajtës si dhe ndërtimin e shtresave. Ndërkohë, ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij aksi në zonën e bashkisë së Këlcyrës.
Drejtori Gjyli sqaroi se janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike, duke shtuar se synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet.
Impakti i kësaj vepre në të gjithë zonën ka nisur që me fillimin e punimeve, ku shumë prej banorëve kanë investuar në ngritjen e bujtinave të para, ndërsa përfundimi i aksit pritet t’i japë një zhvillim të gjithë zonës. “Kur ende nuk ishte hapur traseja në zonë kanë filluar iniciativat e para të turizmit. Unë nuk e shikoj vetëm si një aks të rëndësishëm për banorët e zonës, padyshim për zonën e Ballabanit, por është shumë e rëndësishme për të gjithë aksin Leskovik-Përmet-Këlcyrë-Memaliaj që e lidh me Beratin përsa i përket turizimit”, tha Kumbaro.
Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se ky projekti cili prek dy qarqe dhe disa bashki, jo vetëm do të shkurtojë kohën dhe distancën e udhëtimit, por do të ketë një ndikim në të gjithë zonën me potenciale të mëdha bujqësore dhe turistike.
“Projekti ka nisur për të rritur kualitetin e jetës së banorëve të zonës, për të rritur volumet e shkëmbimeve bujqësore, për të lehtësuar fëmijët që shkojnë në shkolla, shkëmbimet midis fshatrave ku rruga kalon, pasi kjo është një rrugë që kalon në tre krahina të rëndësishme, siç është Përmeti, Skrapari dhe Berati. Ndërkohë që ne projektonim, ndërkohë që u bë procedura, u hap kantieri, ndërkohë që ne jemi duke ndërtuar rrugën ka përparuar shumë iniciativa individuale e banorëve të zonës për të bërë agroturizëm”, nënvizoi Balluku.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, referuar ecurisë së punimeve, tha se është e rëndësishme që kantieri të përfundojë brenda muajit tetor, ndërkohë që duke nisur nga viti i ardhshëm kjo rrugë do të jetë një arterie e rëndësishme për turizmin.
“Do ishte mirë që brenda muajit tetor ta mbyllnim të gjithë kantierin, megjithëse këtu duket që puna po shkon drejt fundit përsa i përket të gjithë volumeve parësore që janë gërmimet, shtrati i rrugës apo skarpatet, kështu që deri në fund të tetorit nëse e dorëzojmë, sezoni ardhshëm veror do t’ju gjejë me një rrugë totalisht të re”, theksoi Balluku.
Aksi rrugor Berat-Ballaban nis në dalje të qytetit të Beratit dhe përfundon në fshatin pranë urës së Ballabanit.

Malaj inspekton skanerin e Portit të Durrësit: Reduktim i ndjeshëm i kohës së pritjes për operatorët ekonomikë
Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të......

Shqipëria modernizon infrastrukturën ushtarake - Forcat e Armatosura, me kampus të ri sipas standardeve të NATO-s
Akademia e Forcave të Armatosura do të ketë tashmë një kampus të ri, i cili do të ofrojë hapësira moderne për studim, stërvitje, fjetje, sport dhe të......

Rihapet gara për Milot-Balldre - Kontrata e koncesionit 365 mln euro, punimet duhet të mbyllen 30 muaj nga nënshkrimi
Pas anulimit të pak javëve më parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka rihapur garën koncesionare për aksin rrugor Milot – Balldre. Procedura......

Kreditë me probleme, “në rënie të lirë” - BSH: Regjistrohen 4.01% në qershor, niveli më i ulët që prej 2008
Kreditë me probleme në banka i janë rikthyer rënies në muajin qershor. Të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë tregojnë se norma e kredive me probleme......

Si do të transformohet rruga Shirokë-Shkodër? - Detajet/ Projekti prej 3.8 milionë euro parashikon parkun “Buna 2”
Së shpejti do të nisë faza e dytë e rikualifikimit të zonës turistike të rrugës Shirokë-Shkodër. Në Agjencinë e Prokurimit Publik është shpallur tenderin me......

Infrastruktura bankare, sa ATM ka Shqipëria për frymë? Transformimi i sistemit të pagesave në vend dhe krahasimi me rajonin e Europën
Në vitin 2024, numri i përgjithshëm i bankomateve (ATM) në Shqipëri vlerësohet të ketë qenë 1,011 dhe në tremujorin e parë të vitit 2025 kjo shifër është......

Deri në 13 mijë euro gjobë për abuzimet me gjuetinë - Ndryshon ligji, subjektet private të drejtë për të marrë me qira zona për gjueti
Qeveria ka ndryshuar me “themel” ligjin për gjuetinë në Shqipëri, duke përcaktuar kushte dhe kritere të reja, baze të qartë dhe transparente, që rregullon......

A sigurohen shqiptarët kur udhëtojnë jashtë? - AMF: Vetëm 0.1% e shtetasve mendojnë për jetën dhe shëndetin në një vend tjetër
Ky vit nuk ka shënuar rekord vetëm për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri, por edhe për daljen e shqiptarëve jashtë vendit. Qoftë për pushime, punë ose......