Rrjeti energjetik edhe më i sigurtë-Zv/kryeministrja Balluku inspekton punimet e fuqizimit të nënstacionit Tirana 1
Nënstacioni elektrik Tirana 1, pranë Zogut të Zi po rikonstruktohet me qëllim fuqizimin e tij. Gjatë një inspektimi, Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës i Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh se ky nënstacion do të fuqizohet në 110 kV, nga 35 që është aktualisht, si dhe nga 33 mega, në 100 mega.
Ky nënstacion mban me energji elektrike rrugën e Durrësit, bulevardin, edhe një pjesë të anës veriore të qytetit të Tiranës, pjesa e unazës. Përveç se është një nënstacion i rëndësishëm për zonën që funizon, ky është një nënstacion që shërben, por edhe kur ne kemi një problem,diku te nënstacioni Tirana 1, ne e absorbojmë dhe e mbajmë ngarkesën përmes këtij nënstacioni. Për ngarkesat, dhe për transformatorin që kemi patur deri më tani, kjo gjë ka qenë e pamundur në momente të caktuara. Tashmë këtu jemi në 95% të punimeve të përfunduara.
Sipas zv/kryeministres Balluku, punimet për rikonstruksionin kanë nisur në 2024 dhe parashikoheshin të përfundonin në 2026, por do të jetë gati në maj 2025, pra një vit përpara. Balluku ka bërë edhe një përmbledhje të sektorit energjetik për vitin e kaluar.
Viti 2024, shënoi rekord për uljet teknike, arritëm në nivelin e 17%, vitin e ardhshëm të arrijmë në 16%. Të gjitha nënstacionet që po rikonstrukohen, dhe po ndërtohen të reja, po konstribuojnë në rritjen e cilësisë të ofrimit të shërbimit të shpërndarjes së energjisë elektrike, nga ana tjetër qëllimi yn është të ulim humbjet teknike. Se është kurism parash, të cilat shkojnë në uljen e çmimit. 10.5% është ulur çmimi për të gjithë ata konsumatorë që shpenzojnë deri në 700 kw.
Ndërkohë, automatizimi dhe kontrolli në distancë është një tjetër projekt i madh përsa i përket rrjetit të shpërndarjes së energjisë në Shqipëri.
Sondazh

Më 1 mars nis shpërndarja e bonusit për pensionistët-Rama: Vendimi i qeverisë është marrë më 9 janar
Më 1 mars do të nisë shpërndarja e bonusit të pranverës për pensionistët. Lajmi është bërë I ditur nga Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet......

Prodhuesit, kundër draftit të mbetjeve-“Nuk i shërben zgjidhjes së situatës, kosto pa përfitime”
Bizneset që importojnë apo prodhojnë produkte, të cilat krijojnë mbetje, do të kenë përgjegjësi për t’i menaxhuar ato. Gjatë diskutimit të projektligjit që......

Shqiptarët tërhoqën 378 mld lekë nga bankomatët-BSH: 2024 shënoi rritjen më të madhe të numrit të ATM-ve në 4 vitet e fundit
Vitet e fundit, numri i bankomatëve është rritur me një ritëm shumë të shpejtë në të gjithë vendin. Aktualisht, në Shqipëri numërohen 1011 bankomatë, ku......

OECD vlerëson Inspektoratin e Punës-Në janar, inspektohen 772 subjekte dhe kontrollohen rreth 11 mijë vende pune
Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore është vlerësuar pozitivisht nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD. Në raportin e......

Shqipëria, treg kyç në turizmin Ballkanik-Bagçi: Ruani kulinarinë dhe kulturën, e bën produktin tuaj unik
Shqipëria po kthehet në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ndër shtetet e Ballkanit vlerësohet si një vend me imazh të rëndësishëm dhe rritje të......

BSH, me rregullore të re për mbrojtjen e klientëve-Kaçani: Kufizohen më tej interesat për kreditë deri në 200 mijë lekë
Për të gjitha subjektet financiare jobanka, kanë hyrë në fuqi kritere më të forta, të cilat synojnë mbrojtjen e konsumatorit dhe uljen e normave të......

Si po ndryshon sistemi bankar në 2025?-Nga Ziraat, Banka e Zhvillimit dhe tashmë te përfaqësia e BEI
Nga banka bujqësore turke Ziraat, Banka Shqiptare e Zhvillimit dhe tashmë te Banka Evropiane e Investimeve që pritet të ketë një zyrë përfaqësimi në......

Rënie historike e Yield-it për obligacionet 15-vjeçare/ Kërkesa e lartë dhe politikat monetare ulin kostot e huamarrjes
Ecuria e titujve shtetërorë në tregun financiar ka qenë shpesh objekt analize nga “Scan Intel” duke pasqyruar ndikimin e politikave monetare dhe kërkesës së......