Rrjet i ri elektrik në Radhimë – Orikum - Cilësia e furnizimit me energji në zonat turistike, investimi 5.3 mln euro
Rreth 5.3 mln euro është vlera e investimit që do të kryhet në zonën turistike Radhimë - Orikum për të rritur cilësinë e furnizimit me energjii elektrike. Drejtoria Rajonale e OSHEE në Vlorë ka lidhur kontratën për tenderin e hapur në shtator të këtij viti, ndërsa punimet do të përfshijnë zhvillimin e linjave të tensionit të mesëm 20kV, kabinave elektrike dhe linjat e tensionit të ulët me përcjellës ABC, për fiderat O1 dhe O2 nga nënstacioni i Orikumit.
Këto ndërhyrje pritet të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit për gjithë zonën e Radhimës, që është një nga zonat turistike në vend.
Gjatë këtij viti, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes nisi zbatimin e planit të investimeve në zonat turistike të vendit, bazuar në rritjen e fluksit të turistëve që rrit edhe kërkesën për energji. Investimet janë fokusra jo vetëm në pjesën bregdeatre, por edhe atë malore të vendit, duke konsideruar potencialin turistik që ofrojnë këto zona.
Ky është viti i parë pas pandemisë dhe krizës energjetike, që Operatori i Sistemit të Shpërndarjes, pjesë e OSHEE Group ka miratuar një plan të mirëfilltë investimesh.
Ndërkohë që, investimi në rrjetin elektrik, jo vetëm rrit sigurinë e furnizimit me energji, por në të njëjtën kohë ndikon në reduktimin e humbjeve teknike, që vijnë si pasojë e amortizimit të rrjetit.
Sondazh

Si po transformohet industria e bimëve mjekësore? - Mungesa e fuqisë punëtore/ Nga “gjurmimi” në male tek kultivimi total
Në mungesë të fuqisë punëtore dhe sigurimit të bimëve të egra mjekësore, industria po mbështetet për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare dhe......

Partneriteti për Qeverisjen e Hapur mbledh në Tiranë Ministrat e Rajonit - Pirdeni: Transparenca, integriteti dhe llogaridhënia faktorë kyç për në BE
Shqipëria mirëpriti për herë të parë takimin e Ballkanit Perëndimor për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur. Ministrat që udhëheqin agjendën për qeverisjen e......

Ku fliten më shumë gjuhë të huaja në Shqipëri? Dominojnë meshkujt në të gjitha qarqet, përveç Tiranës
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, si rezultat i Cens 2023, konstatohet se nga 2.4 milionë banorë, 91% e tyre flasin shqip si gjuhën e tyre amtare,......

Japonia, 65 mld USD për industrinë e çipeve - Investimet synojnë zgjerimin e sektorit të inteligjencës artificiale
Japonia njoftoi një plan prej 65 miliardë dollarësh për të stimuluar industrinë e çipave dhe inteligjencën artificiale. Plani synon të rrisë investimet dhe......

Rreth 3.3 miliardë lekë më shumë për e-qeverisjen/ Në vitin 2025 do të alokohen rreth 12.5 miliardë lekë në total
Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e qeverisjes elektronike. Sipas të dhënave, janë të disponueshme mbi 1,000 shërbime......

Energjia elektrike, ngrihet shoqëria e 6 publike - Funksionet, do menaxhojë skemat mbështetëse për energjinë e diellit, erës dhe ujit
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë kompania e gjshtë publike që do të operojë në sektorin elektroenergjetik. Përveç 3 kompanive që janë pjesë e......

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE- së” - Projektligji: Transparencë e përmirësim standardesh
Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së......

Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem “anti-përmbytje”? - Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët
“Kemi 27 hidrovore, Darzeza mbështetet me Bankën Botërore, megjithatë jo të gjitha hidorvoret janë në nevojën për investime. 4 hidrovoret që ne kemi punuar......