Rrjet i ri elektrik në Alpet e Shqipërisë - Zhvillimi i turizmit, lidhet kontrata e investimit me vlerë 2.3 mln euro
Ndërtimi i rrjetit të ri të shpërndarjes për të rritur aksesin në energji elektrike në Alpet Shqiptare”. Ky është investimi që parashikohet të realizohet përmes një kontrate me vlerë rreth 2.3 mln euro, të lidhur mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe bashkimit të operatorëve Enbi Power dhe Aci Engineering.
Njoftimi për nënshkrimin e kontratës është bërë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, që zhvilloi procedurat tenderuse për këtë investim.
Ndërhyrjet në rrjetin elektrik në Alpet e Shqipërisë do të kryhen në kuadër të projektit 106 mln euro për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve, në masën e 46 mln euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej 60 mln euro.
Tenderi u hap në sistemin e prokurimeve të BERZH vitin e kaluar, ndërsa kompanitë kishin afat deri në datën 29 tetor 2024, për të dorëzuar ofertat e tyre.
Investimet në sektorin elektroenergjetik në zonat me potencial turistik kanë qenë në vëmendje së fundmi, duke marrë në konsideratë ngarkesën e shtuar në rrjetin elektrik për shkak të rritjes së numrit të përdoruesve.
Teksa, më së shumti këto investime janë përqëndruar në zonat bregdetare, potencali që ofron veriu i vendit në drejtim të zhvillimit të turizmit ka nxitur nevojën për investime edhe në këto zona.
Ndërkaq, përveç rrjetit elektrik, në kuadër të projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin, më herët BERZH ka hapur edhe disa tenderë të tjerë, me fokus investimet në rrugë dhe kanalizime.
Sondazh

Panelet diellore për ngrohjen e ujit/ Balluku: 1000 aplikime në 36 orët e para!
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, informoi përmes një postimi në rrjetet sociale se 36 orë nga......

Apple, 500 mld USD në 4 vjet - Investimi fokusohet tek “IA”, do të krijojë rreth 20,000 vende pune në SHBA
Apple planifikon të ndihmojë në krjimin e një fabrike masive në Teksas deri në vitin 2026, për të ndërtuar serverë të inteligjencës artificiale. Kjo nismë do......

Shtohet interesi i qytetarëve për pensionet private - AMF: Mbi 6 mijë anëtarë më shumë se në 2023. Rritje me 16.8% edhe e aseteve
Numri i personave që zgjedhin të investojnë në skemat e pensioneve private është shtuar dukshëm nga viti në vit dhe si rrjedhojë, bashkë me të është rritur......

Rruga e Arbrit, pa pagesë - Premtimi i Edi Ramës: Sa të jem unë kryeministër nuk do të paguani
Të gjithë drejtuesit e mjeteve që do të kalojnë në rrugën e Arbrit pas hapjes së tunelit të Murrizit nuk do të paguajnë asnjë lek. Premtimi është bërë nga......

Çfarë do të ndodhë me markat “fake” në Shqipëri? - Nga konfiskim malli, tek dënim me burg. Rriten aplikimet e bizneseve shqiptare
Tregjet në Shqipëri janë të tejmbushura me mallra “fake”, që mbajnë emra e logo të njohura ndërkombëtare dhe shiten me çmime te lira por herë pas here edhe......

Takimi Trump dhe Macron: Miqësi, debate dhe dallime të mëdha mbi Ukrainën!
Presidenti i SHBA Donald Trump dhe Presidenti francez Emmanuel Macron shfaqën dallime të mëdha të hënën në qasjen e tyre ndaj Ukrainës, duke ekspozuar një......

Si e shohin vendet e tjera Shqipërinë? Në sytë e botës jemi më mirë se rajoni, por shënojmë përkeqësim nga vjet
“Brand Finance” ka publikuar së fundmi studimin në kuadër të “Fuqisë së Butë” (Global Soft Power Index, 2025). Koncepti i fuqisë së butë ka të bëjë me......

Emiratet Arabe, 40 mld USD investime në Itali - Partneriteti fokusohet tek energjia, IA, mineralet kritike
Emiratet e Bashkuara Arabe planifikojnë të investojnë 40 miliardë dollarë në Itali, thanë dy vendet në një samit dypalësh në Romë. Kryeministrja italiane......