“Rrjet i ri Bashkëpunimi për Sigurinë Kibernetike” - Tafa: Kemi bërë progres. Jemi gati ta ndajmë eksperiencën tonë me vendet e rajonit
Bashkëpunimi rajonal në fushën e sigurisë kibernetike është thelbësor për përballimin e sulmeve dhe kërcënimeve të ndryshme kibernetike, por edhe për forcimin e infrastrukturës digjitale. Këtu u përqendrua takimi i parë teknik i agjencive të sigurisë kibernetike të Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.
Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Igli Tafa, u shpreh se Shqipëria ka bërë hapa përpara drejt përmirësimit të sigurisë kibernetike dhe është e gashtme të ofrojë mbështetjen e saj edhe për vendet e tjera të rajonit.
“Shqipëria ka bërë një progres të mirë në legjislacionin në fushën e sigurisë kibernetike. Këtë maj kemi lançuar një direktivë të re për sigurinë kibernetike, e cila është përafruar me direktivën evropiane. Ne jemi gati të kontribuojmë duke ndarë eksperiencën tonë me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Moldavinë dhe Gjeorgjinë. Është e rëndësishme që të prioritizohet investimi në edukimin për sigurinë kibernetike, promovimi i programeve për ndërtimin e aftësive, ndërsa edhe mbështetja e mendjeve të reja të ndritura në rajon mund të krijojë një forcë punëtore më të aftë për t'u përballur me kërcënime kibernetike.”
Gjatë takimit, Mirlinda Karçanaj, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, u ndal në sulmin kibernetik të para dy vitesh nga Irani.
“Mesazhi jonë ndaj komunitetit botëror të sigurisë kibernetike është se Shqipëria ka përballuar një nga sulmet më të rënda kibernetike në historinë e saj. Kjo qëndrueshmëri ishte e mundur falë aleatëve tanë historikë dhe strategjikë, veçanërisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ne besojmë se bashkëpunimi me organizatat dhe partnerët ndërkombetarë, ndarja e informacionit dhe ndërtimi i kapaciteteve, ne mund të përballemi dhe të ndalojme armiqtë tanë. Misioni i Shqipërisë është që të kontribuojë drejt një mburoje, ku inteligjenca artificiale është forca shtytëse e mekanizmit kombëtar të mbrojtjes.”
Ky takim synon të lehtësojë bashkëpunimin mes agjencive të sigurisë kibernetike, të promovojë praktikat më të mira dhe të hedhë themelet për krijimin e Rrjetit të Bashkëpunimit për Sigurinë Kibernetike.
Sondazh

Rrugët, plani i rritjes së BE dhe arsimi - Pr.buxheti 2025, Malaj: Sektorët që do të jenë prioritet për t’u financuar
Arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe plani i rritjes së Bashkimit Evropian janë prioritetet e financimit në projektbuxhetin e vitit 2025”. Gjatë......

Ekuipazhi i stacionit hapësinor të Kinës kthehet në Tokë pas 6 muajsh në hapësirë!
Tre astronautë kinezë u kthyen në Tokë të hënën pas një qëndrimi gjashtë mujor në stacionin hapësinor Tiangong. Ekuipazhi i Shenzhou-18, duke përfshirë......

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan vijon të jetë në rënie edhe këtë fillim jave pasi është blerë sot me 89.7 lekë dhe është shitur me 90.8 lekë sipas kursit të këmbimit......

Harris-Trump, në garë për presidencën - Politikat e tyre për çështjet kryesore si inflacioni, abortet dhe emigracioni
Votuesit amerikanë do të përballen me dy alternativa të ndryshme për president në ditën e zgjedhjeve, midis zëvendëspresidentes demokrate Kamala Harris dhe......

Gripi i shpendëve, asnjë person i prekur - Ministria e Bujqësisë: U monitoruan 2304 ferma, karantinohet vatra në fshatin Mëzez
Në kuadër të monitorimit të Influencës Aviare, situata e gripit të shpendëve është nën monitorim dhe kontroll nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural,......

Greqia, me uljen më të madhe të taksave në BE - Kryeministri Mitsotakis njofton reduktime të mëtejshme deri në 2027
Greqia pati uljen më të madhe të taksave midis vendeve të BE-së në vitin 2023, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Sipas Eurostat, të dhënat tregojnë......

“Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës” - Sipas OSHEE, çdo lëvizje nga subjektet është abuzive
Dorian Koça/SCAN Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka sqaruar se aktualisht nuk ka asnjë rritje të çmimit të energjisë elektrike......

Fondi i Solidaritetit të BE-së: Pse ndihma për fatkeqësitë në Europë shpesh vjen shumë vonë?!
Që nga rishikimi i tij i fundit në vitin 2014, Fondi i Solidaritetit të BE-së (EUSF) është kritikuar për shtrirjen e tij të kufizuar dhe disbursimin e......