Rritje rekord e pagave në ndërtim! - Eksperti: Shkak mungesa e fuqisë punëtore, po importohen punonjës nga jashtë
Pagat vazhduan rritjen konstante edhe përgjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, por ajo që bie më shumë në sy është se në sektorin e ndërtimit, pagat e punonjësve u rritën me 15% në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2023, duke arritur në 67 mijë lekë, sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave.
“Rritja e pagave nuk ka ardhur për shkak të shtimit të inspektimeve nga Inspektorati i Punës, por si rezultat i kërkesës së madhe për punëtorë. Tregu i ndërtimit po e vuan shumë këtë situatë, sepse kemi një ‘boom’ ndërtimesh, ndërkohë që numri i punëtorëve mbetet i kufizuar. Për këtë arsye, po importohen punëtorë nga vendet e treta, çka po përkthehet në kosto më të larta” – u shpreh eksperti i pasurive të paluajtshme, Ervin Demirxhiu.
Por, një ndikim në rritjen e pagave në këtë sektor kanë patur edhe aksionet kundër informalitetit. Mungesa e fuqisë punëtore nuk pritet të sjellë vetëm një rritje të pagave për punonjësit e këtij sektori, por ndikon drejtpërdrejt edhe në rritjen e çmimit të apartamenteve për shkak të shtimit të kostove të ndërtimit.
“Sigurisht, ky faktor ka një peshë të konsiderueshme në çmimin e produktit final. Punonjësit e sektorit të ndërtimit po paguhen më mirë, çka rrit kostot dhe pasqyrohet në çmimin përfundimtar të shitjeve të apartamenteve” – tha eksperti Demirxhiu.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, përgjatë vitit të kaluar u dhanë rreth 1,336 leje ndërtimi, duke qëndruar në nivele të larta dhe bërë që kërkesa për fuqi punëtore të mbetet e lartë.
Sondazh

Shqipëria, qendër inovacioni dhe zhvillimi - Hyn në fuqi Strategjia e Specializimit Inteligjent. Cilat janë fushat prioritare?
Shqipëria është drejt rrugës së transformimit në një qendër inovacioni dhe zhvillimi. Sapo ka hyrë në fuqi Strategjia e Specializimit Inteligjent 2024-2030......

Sa mirë flasin shqiptarët anglisht? - Global Relocate na rendit në vendin e 40-të në botë, por mbetemi nga fundi në Europë
“Global Relocate” ka nxjerrë së fundmi disa statistika të cilat rendisin aftësitë e gjuhës angleze për vitin 2025 dhe tregojnë se sa mirë flitet gjuha në......

Qumështi, më i shtrenjtë në Shqipëri se në BE - Në Janar, çmimi mesatar për një litër në vendin tonë ishte 155.7 lekë
Inflacioni i përgjithshëm për muajin Shkurt rezultoi 1.9%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT. Një nga kategoritë që ka shënuar rritjen më të lartë......

Si do të ndikojnë tarifat e Trump mbi evropianët? - Analiza/ Lufta tregtare do të dëmtojë ekonominë dhe konsumatorët
Spektri i një lufte tregtare transatlantike shfaqet përsëri mbi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Më 12 mars, SHBA aplikoi një tarifë prej 25% për......

Paradoksi i punësimit në Shqipëri/ Papunësia e të rinjve në rritje, pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore
Treguesit e punësimit duket se kanë vijuar me përmirësime përgjatë vitit 2024, në krahasim me vitet më parë. Shifrat zyrtare tregojnë se përgjatë tremujorit......

Mbi 41 mijë individë nuk deklaruan të ardhurat - DIVA/ 140 mijë të punësuar, detyrim për dorëzimin e deklaratës deri më 31 mars
Mbi 41 mijë individë nuk kanë plotësuar Deklaratën Individuale të të Ardhurave për vitin 2023, çka reflektohet në të ardhurat në buxhet në vitin......

“Boom” licencash për energjinë diellore - 10 aprovime në 2 muaj, projektet pozicionohen në Qarkun e Fierit
Viti 2025 ka nisur me një numër të lartë licencash për prodhimin e energjisë nga dielli. Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, në total......

Trump “godet” agjencinë e ushqimit të OKB - FAO pezullon projektet pas ndalimit të financimeve prej 300 mln USD në vit
Projektet e ndihmave në vendet e goditura nga kriza, duke nisur nga Afganistani deri në Bririn e Afrikës janë pezulluar dhe stafi është shkurtuar, pasi......