Rritje pagash për punonjësit e OSHEE - Rama: Shtesa me 3 kategori. Balluku: “OSHEE Charge”, çmime konkurruese për makinat elektrike

Rritje e pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Lajmi u bë me dije nga kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit ku u prezantua shërbimi i ri i OSHEE Group, në lidhje me karikimin e shpjetë të makinave elektrike. Rama foli për rritje me 3 fasha, ku vlerën më të lartë e përfitojnë inxhinierët.
Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri me dije detajet e projektit “OSHEE Charge”, që synon të ofrojë një shërbim me çmime konkurruese për makinat elektrike.
Ndërkaq, OSHEE do të duhet të ndërmarrë rregullime ligjore në drejtim të ofrimit të shërbimit të pikave të karrikimit, ku duhet të përcaktohet ndër të tjera se çdokush do të duhet ta blejë energjinë nga OSHEE, me një çmim të përcaktuar.
Kjo, pasi aktualisht legjislacioni shqiptar e ndalon rishitjen e energjisë.
Prezantimi i projektit kombëtar “OSHEE Charge” – një hap i ri drejt transportit me energji të pastër
U prezantua sot projekti i ri kombëtar “OSHEE Charge”, një nismë e rëndësishme që shënon zgjerimin e shërbimeve publike të OSHEE me karikimin e mjeteve elektrike. Ky projekt synon të krijojë një rrjet kombëtar pikash karikimi për automjetet elektrike, duke kontribuar drejtpërdrejt në zhvillimin e transportit ekologjikisht të qëndrueshëm dhe në reduktimin e ndotjes urbane.
I pranishëm në aktivitet, Kryeministri Edi Rama vlerësoi këtë projekt si një hap domethënës në rrugën e inovacionit dhe transformimit të sektorit energjetik. Ai theksoi se investime të tilla përforcojnë objektivin strategjik të qeverisë për ta kthyer Shqipërinë në një vend eksportues neto të energjisë elektrike, duke garantuar sovranitet të plotë energjetik brenda pak vitesh.
Kryeministri njoftoi gjithashtu rritje të pagave për punonjësit e OSHEE-së dhe për vijimin e projekteve të tjera modernizuese në sektorin energjetik.
***
Fjala e Kryeministrit Edi Rama: Përshëndetje të gjithëve dhe në radhë të parë dëshiroj t’i përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re në aspektin e shërbimit publik për sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike.
Ky është një lajm shumë i mirë i cili vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë që ndërkohë është kthyer edhe në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe ku nuk punohet më në emergjencën e tmerrshme të ditës, me ato historitë që tanimë duken sikur nuk i kemi jetuar ne dhe na duket e pabesueshme që t’i kemi jetuar ne, por që në fakt, kanë qenë histori të lodhshme, rraskapitëse të një periudhe kohe që zgjati deri jo dhe aq shumë vite më parë. E pikërisht pse është krijuar kjo hapësirë për të menduar për të nesërmen, për të punuar për të nesërmen dhe për ta projektuar të nesërmen, ndërkohë që natyrisht vazhdon intensivisht dhe puna e përditshme, sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që besoj brenda vitit të ardhshëm, do të kemi edhe fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë, me një parti të parë prej rreth 350 mijë matësash dhe brenda këtij mandati, besoj që do të përmbyllim edhe këtë proces që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve teknike në rrjet, duke e çuar pa diskutim në mesataren e poshtme të BE-së, por edhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori duke riparuar edhe ato të meta të fundit qe ka procesi i faturimit.
Nga ana tjetër kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një “data center” të fjalës së fundit dhe edhe pse nuk është drejtpërdrejtë me OSHEE-në por është me KESH-in, prapë është një inovacion që shkon në drejtimin që fola. Pra në drejtimin e një kompanie të madhe publike ose e një sektori strategjik ku përgjegjësia publike në shërbim, tanimë është duke u përkthyer edhe në përgjegjësi për projektimin dhe për materializimin në kohë të atyre që janë bazat e të ardhmes.
Po ashtu, jemi në një proces ku po ecim edhe me intekonjeksionin, projekti madhor kombëtar për interkonjeksionin që faktikisht do ta realizojmë si pjesë e një partneriteti strategjik me Italinë dhe me Emiratet e Bashkuara dhe që do të na japë si vend, një epërsi të madhe strategjike në aspekt të eksportit të energjisë së rinovueshme.
Këtu vjen pjesa kyçe e gjithë kësaj përpjekjeje, vjen objektivi më i madh strategjik i yni për ta kthyer Shqipërinë nga një vend si ai që gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjetik, në një vend eksportues neto të energjisë elektrike.
Diçka e pa imagjinueshme deri jo shumë vite më parë, diçka që është në dorën tonë tanimë, pasi është vetëm një çështje e pak vitesh brenda këtij mandati të 4 të qeverisë, që ne të shpallim sovranitetin e plotë energjetik dhe që të mos jemi më të varur as nga importi i energjisë dhe as nga luhatjet nganjëherë thuajse katastrofike, që sjellin në tregun e energjisë krizat që nuk kanë të bëjnë fare me ne, siç edhe i kemi përjetuar vetëm në kohët e fundit, në mënyrë shumë dramatike.
Për të gjithë ata që e konsumojnë dhe e paguajnë energjinë elektrike me punën e tyre të ndershme, ajo që ndodhi me uljen e çmimit të energjisë ishte një lajm jashtëzakonisht pozitiv, edhe pse si të gjithë lajmet pozitive në këtë vend, madje në çdo vend besoj, pati nga ata që e përqeshën fort, por në fund të ditës kjo përqeshje nuk i hoqi asgjë dhe nuk i heq asgjë faktit, që ky i yni, është i vetmi vend që ka përjetuar në vitet e fundit, ulje të çmimit të energjisë dhe një ulje me 10%.
Ndërkohë që siç e preku dhe zëvendëskryeministrja, në kompanitë e këtyre shërbimeve po bëhet një punë e posaçme për rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore dhe faktikisht jemi dëshmitarë që OSHEE ka realizuar me sukses disa thirrje publike për të marrë teknikë të rinj, vajza e djem që vijnë nga arsimi profesional, ashtu sikundër ka bërë një punë të lavdërueshme edhe për rritjen e kapaciteteve inxhinierike të saj. Natyrisht që duke qenë pjesë e një strukture që është jashtë financimit të buxhetit të shtetit, burimet njerëzore të OSHEE-së nuk përfshihen drejtpërdrejt nga buxheti në rritjen e pagave, por dua ta theksoj sot për të gjithë ata që edhe ma kanë shprehur me mesazhe, ‘’po ne?’’ kur kanë dëgjuar për rritjen e përgjithshme të pagave në buxhetin e 2026, që në radhë të parë për 6800 punonjësit e kompanisë do të ketë një indeksim të pagave me 6.1% , në radhë të dytë që për të gjithë elektricistët e kompanisë do të ketë një rritje page me 7 mijë e 500 lekë të reja në muaj dhe së treti për inxhinierët elektrikë të kompanisë, do të ketë një rritje page me 12 mijë e 500 lekë të reja në muaj, që besoj të gjitha këto janë rritje domethënëse dhe pa diskutim, plotësisht të merituara për një skuadër të madhe që rrit në mënyrë të qëndrueshme performancën dhe rrit në mënyrë të qëndrueshme edhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.
Nuk dua të zgjatem më shumë, dua vetëm të uroj që ky inovacion i fundit OSHEE dhe fillimi i krijimit të një rrjeti të furnizimit me energji të automjeteve elektrike të nxisë blerjen e tyre dhe të nxisë rritjen e numrit të tyre në qarkullim, pavarësisht se krahasuar me pak vite më parë numri është rritur në mënyrë të ndjeshme, por krahasuar me numrin e përgjithshëm të automjeteve është ende mjaft modest. Dhe besoj që edhe fakti që OSHEE do të ndjek një politikë agresive do ta quaja nxitjeje duke i dhënë mundësi të gjithë atyre që e kërkojnë automjetin e tyre elektrik në parkimin e apartamentit apo të shtëpisë së tyre që ta blejnë me të njëjtin çmim që blejnë energjinë për konsum shtëpiak që është një çmim shumë i ulët, por që justifikohet dhe me faktin që duke qenë një karikim i ngadaltë gjatë gjithë orëve të natës është ekonomikisht i përballueshëm nga OSHEE, ndërkohë që sigurisht që duke u futur në treg si një aktor kryesor OSHEE do të imponojë dhe një rregullim të menjëhershëm dhe të përgjithshëm të një tregu ku kemi parë jo në pak raste keqkuptime të mëdha të tipit që po ngul ca karikues në rrugë dhe po i jap njerëzve energji ku e ku më të lartë sesi ai që po e marr nga rruga. Jo, kjo nuk mund të jetë kështu dhe pikërisht për këtë arsye çdo aktor privat që do të hyjë në treg me të drejtën e vet, do ta blejë energjinë nga OSHEE me një çmim të mirë përcaktuar që nuk mund të jetë asesi çmimi i marrjes së drejtpërdrejtë a thua se po e merr nga parkimi i shtëpisë.
Besoj shumë që jemi në rrugën e duhur dhe besoj shumë që OSHEE dhe gjithë sektori energjetik do na japë arsye të tjera madhore për të dhënë lajme të mira për publikun dhe për të vazhduar të forcojmë bazat e rrugës sonë për Shqipërinë 2030 por vetëm fakti që Shqipëria 2030 do të jetë një vend sovran në aspektin energjetik, i thotë të gjitha të tjerat.
Shumë faleminderit!
Ndotësit më të mëdhenj “shmangin” COP30 - Liderët e SHBA-së, Kinës dhe Indisë nuk do të jenë pjesë e samitit
Ndërsa liderët evropianë mblidhen në samitin e COP30 për të diskutuar mbi reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike, ndotësit më të mëdhenj të botës nuk......
Të rinjtë nuk shfaqin interes në zgjedhje/ Sa më e madhe mosha, aq më e lartë pjesëmarrja
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334,539 mijë qytetarë me të drejtë......
“Vala” tarifore mbërrin në 2026- Bizneset evropiane përgatiten për pasoja më të mëdha nga tarifat amerikane
Bizneset evropiane do të vuajnë pasoja shumë më të mëdha në vitin 2026 nga tarifat amerikane në raport me këtë vit, kur disa masa paraprake reduktuan......
Blerja e trenave elektrikë për Tiranë-Durrës - Akordohen 350 mln lekë në buxhetin 2026, kosto totale 1 mld lekë
Blerja e trenave për operimin e hekurudhës Tiranës – Durrës – Rinas duket se do të mbulohet me fonde buxhetore, teksa në projektbuxhetin për vitin 2026 janë......
Përfundon hartimi i Paketës Fiskale - Së shpejti paraqitet në Komision Parlamentar për diskutim
Hartimi i plotë i Paketës Fiskale ka përfunduar, ndërsa pritet të paraqitet së shpejti për diskutim në Komisionin Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe......
“Reforma e Pensioneve, shtylla e buxhetit 2026” - Malaj: Në të njëjtën linjë është edhe rritja e pagës minimale në 700 euro deri në 2029
“Shtylla themelore e këtij buxheti është padiskutim Reforma e Pensioneve, që do të nisim në vitin e ardhshëm dhe do të shtrihet deri në vitin 2030”. Kështu......
SHBA, drejt rihapjes së qeverisë - Palët arrijnë kompromis për legjislacionin e ri
Senati i Shteteve të Bashkuara ndërmori hapin e parë për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në histori të qeverisë, pasi një grup demokratësh të moderuar......
Socialistët fitojnë bindshëm 5 bashkitë - Diferencë e thellë me kandidatët e pavarur
Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena tashmë kanë kryetarët e rinj të zgjedhur. Gara u fitua bindshëm nga socialistët, duke lënë pas me një diferencë të......





