Rritje pagash, pensionesh dhe barna të rimbursueshme - Kryeministri Rama diskutim me qytetarët për buxhetin 2030

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një dëgjesë me banorët e njësisë 5 të kryeqytetit. Në fokus të diskutimit ishte buxheti pë qytetarët në vizionin Shqipëria 2030.
Kryeministri theksoi se pjesa më e madhe e fondit buxhetor për katër vitet e ardhshme do të shkojë për rritjen e pensioneve, duke theksuar se nga janari do të nisë një rritje progresive, me synimin që pensioni mesatar urban të arrijë 40 mijë lekë brenda mandatit. Ai konfirmoi gjithashtu vijimin e bonusit të fundvitit për të gjithë pensionistët.
Në të njëjtën linjë, Kryeministri Rama rikujtoi se paga minimale do të rritet në 500 euro nga 1 janari 2026, ndërsa brenda mandatit do të shkojë në 700 euro, duke përfshirë dhe mbulimin nga qeveria të kontributeve për punonjësit me paga nën këtë nivel, për 9 muajt e parë të zbatimit.
Një tjetër prioritet i buxhetit është shëndetësia, me ngritjen e Institutit Kombëtar për Tumoret dhe mbulimin e plotë të barnave për trajtimin e kancerit.
"Pensionistët e kanë dëgjuar për një kohë jo të shkurtër nga unë, që t’ju them se sa e vështirë është për të rritur pensionet. Që të rriten pensionet, ne duhet të krijojmë në radhë të parë kushtet; që të krijojmë kushtet, duhet të ndryshojmë ekonominë; që të ndryshojmë ekonominë, duhet të bëjmë reformat; që të bëjmë reformat, duhet kohë. Dhe në fund të ditës, kjo është një çështje mundësie, nuk është çështje dëshire, sepse dëshira, pa diskutim, më e madhe dhe e para ka qenë gjithmonë që ne t'i përgjigjemi kërkesës së pensionistëve. Mirëpo, nga ana tjetër, është edhe kërkesa që ka peshën më të madhe në buxhet. Se disa i bien shkurt dhe thonë: “Po, po, se ju rrisni pagat për vete, se ju rrisni pagat e deputetëve, se ju rrisni pagat e këtyre e atyre.” Mirëpo, prapë, edhe sikur t’i marrësh të gjitha pagat e deputetëve, komplet, dhe t’i çosh deputetët në shtëpi, prapëseprapë shuma që del është një pikë në oqean, në krahasim me shumën e përgjithshme që duhet paguar për 730.000 pensionistë, që të jemi shumë të qartë.
Kështu që, qysh në janar, - në radhë të parë njëherë, se kam dëgjuar edhe një muhabet tjetër, që ne nuk do japim bonusin e këtij viti dhe bonusin e këtij viti do ta shpërndajmë vitin tjetër e ku e di unë se çfarë.
Pra, bonusi është i angazhuar dhe faktikisht, në kohën e përcaktuar do të fillojë shpërndarja, në mënyrë që ta keni përpara festave.
Nga janari do të fillojë rritja e masës që do të merrni, me një progresion që i kam këtu, që t’i dëgjojnë të gjithë saktë, në një progresion që do të bëjë ekzaktësisht atë që kemi shkruar në program dhe që ua kemi thënë foltore më foltore, takim më takim, kur kërkonim votën.
Sot, pensioni urban me vite të plota pune, - se janë disa kategori, - është 27 350 lekë sot.
Brenda mandatit do të bëhet 40 000 lekë, siç e kemi premtuar.
Dhe “brenda mandatit” nuk do të thotë që prisni 4 vjet dhe pastaj, në fund, do të gjejmë mënyrën të themi: “Shiko se s’e bëmë dot.” Jo. Është një shumë, e cila do të rritet në mënyrë progresive vit pas viti.
Çfarë do të merrni në janar të 2026-s, do të dyfishohet në janarin e 2027-s.
Do të trefishohet në janarin e 2028-s.
Do të katërfishohet në janarin e 2029-s.
Do të pesëfishohet në janarin e 2030-s.
Dhe e njëjta gjë vlen për shkurtin, e njëjta gjë vlen për marsin, e njëjta gjë vlen për prillin dhe për të gjitha muajt, se këtu duhet me i shpjegu të gjitha, se ju e dini që është mbushur qyteti me xhagajdurë që kapin një fjalë, fusin tre fjalë nga vetja dhe pastaj nxjerrin titullin te portali i radhës: “Rama: pensionet do rriten vetëm në janar.” Por jo! Pensionet do të rriten progresivisht, çdo vit dhe çdo muaj.
Kjo vlen për po ashtu, për pensionin urban të pjesshëm. Kjo vlen për pensionin rural, që nga 11.500 lekë që është sot, do të shkojë në 18.000.
Ashtu sikundër, kjo që po bëjmë ne, është që pensioneve që vijnë drejtpërdrejt nga sigurimet shoqërore t’i vendosim një shumë ekstra nga buxheti i shtetit.
Ndërkohë që, për indeksimin dhe për rritjen, vetëm për pensionistët, në 4 vitet e ardhshme do të shpenzohen ekstra 1.7 miliardë euro.
Por nuk janë vetëm pensioneNe thamë, dhe edhe këtu u përqeshëm, po nuk ka rëndësi po fakti është që nga 1 janari, paga minimale në sektorin publik dhe privat, jo vetëm në sektorin publik, por dhe në çdo kompani dhe në çdo dyqan, paga minimale do të jetë 500 euro.t.
Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për ta sistemuar këtë rritje, 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe sigurimet shëndetësore të të gjithë atyre që sot e kanë pagën nën 500 euro, do t’i paguajë qeveria. Pra, punëdhënësit do duhet t’i japin punonjësit me pagë minimale nga janari, 500 euro drejtpërdrejt. Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muajt e parë.
Paga minimale do të vazhdojë të rritet dhe ne nuk e mbarojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale.
Tani, këtu ka vetëm një zgjidhje: o denoncoje, o përtype. Sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga mbrapa të gjithë punëdhënësit e Shqipërisë dhe të gjejë se kush bën hile të tilla, nëse punonjësi nuk e denoncon këtë gjë. Ku? Tek Tatimet, tek Ministri i Financave, te deputeti i zonës. Dhe ne kemi vendosur në ligj që punonjësi, i cili bën një denoncim të tillë është i paprekshëm. Nuk të heq dot njeri nga puna.
Përtej pagës minimale do të vazhdojnë të rriten edhe pagat e tjera.
Dhe nga rritja e pagave do të përfitojnë edhe punonjësit e shëndetësisë, edhe mësuesit, edhe punonjësit e policisë, të cilët për hir të së vërtetës kanë pasur disa problematika që më në fund marrin zgjidhje të plotë sepse do të përfitojnë edhe vjetërsinë në punë, gjë që e kanë kërkuar prej kohësh, që vetëm si e tillë -pra vetëm vjetërsia-përkthehet në 50 euro plus në muaj për gradat e ulëta, pa llogaritur rritjen tjetër të pagës.
Pa dashur që t’ju marr kohë me të gjitha pagat, dua të shtoj edhe një gjë tjetër, në mënyrë specifike për buxhetin e përgjithshëm - se do t’i binte pastaj t’ju mbaja këtu vetëm për këtë punë një orë, - dua të shtoj edhe diçka tjetër: jo vetëm në Shqipëri, por edhe në gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si grip në kuptimin që rastet e shfaqjes së kancerit po bëhen gjithmonë e më të shpeshta dhe realisht nuk ka javë – se ndonjëherë ndodh edhe 3 herë në javë – që unë mos marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i shfaqet në trupin e një të afërmi kanceri.
Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik nga larg. Keni ndjekur atë që ndodhi përpara ca kohësh. Ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për të shfrytëzuar edhe kancerin për politikë. Por ajo që është reale, është që përtej të gjitha përmirësimeve dhe transformimeve që janë bërë, ne kemi një problem. Ky problem është real, nuk është se e kemi marrë vesh sot, por sot është koha kur nuk mundet më ta shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse.
Problemi i barnave, i mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës së pacientëve që kanë kancer. Pse? Sepse janë barna që kushtojnë. Por, njësoj siç ndodh në një familje ku, larg qoftë, bie kjo sëmundje – unë di diçka lidhur me këtë nga jeta ime personale – të gjithë nuk kanë më mendjen askund tjetër, por tek detyrimi që t’i bëjnë hyzmetin deri në fund njeriut të afërt dhe t’i bëjnë gjithçka që atij mos t’i mungojë asgjë në luftën me vdekjen që hyn në shtëpi.
Edhe ne si qeveri dhe si shumicë qeverisë, 83 mandate, janë një thirrje që çdo i sëmurë me kancer në Republikën e Shqipërisë të konsiderohet njeriu ynë dhe të mbështetet si njeriu ynë.
Prandaj, për herë të parë – por nëse fillon për herë të parë do të vazhdojë çdo vit – ne kemi përcaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për kancerin për njerëzit tanë", tha Rama.
Rama: Rekord absolut në procesin e integrimit, Shqipëria hapi gjithë grupkapitujt në vetëm 12 muaj!
Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar progresin shqiptar në rrugën e integrimit një record absolut. Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se hapja e të......
Georgieva dhe Lagarde: Pavarësia e Bankës së Shqipërisë, themel i progresit kombëtar
Dy zëra të fuqishëm të financës botërore për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë Me rastin e 100-vjetorit të Bankës së Shqipërisë, dy nga figurat më të......
Kërkohet subvencion i fermerëve në bazë prodhimi - Salla: Nuk aplikohet në BE. Do të rishikojmë skemën aktuale
Opozita kërkon që të rishikohet skema e subvencioneve për fermerët, duke sugjeruar pagesa direkte për prodhim, me argumentin se skema aktuale nuk ka dhënë......
Cilat janë investimet në sektorin e mbrojtjes në 2026? - Pr.buxheti, ministri Vëngu: Ka pesë prioritete kryesore
Në Komisionin parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu, teksa prezantoi projektbuxhetin e vitit 2026 për......
Pensionet private dhe sigurimet, afër standardeve të BE? - Drejtoresha e EIOPA: Përparim shumë i mirë. Fushata ndërgjegjësimi për jetën dhe pronën
Shqipëria ka bërë përparim shumë të mirë në zbatimin e ligjit të sigurimeve dhe pensioneve private në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Gjatë......
Tregu i librit, shifrat surprizojnë! Rreth 3.2 mld lekë importe dhe 200 tituj të rinj të regjistruar në Bibliotekën Kombëtare
Në prag të hapjes së Panairit të 28-të të Librit, të dhënat mbi importet e librave, revistave, pikturave, dorëshkrimeve dhe projekteve të ngjashme tregojnë......
“Efekti i kursit në uljen e huamarrjes, vetëm 0.7%” - Malaj: Kemi marrë masa ndaj luhatjeve të mundshme
Zhvlerësimi i euros ndaj lekut përgjatë këtij viti ka pasur një efekt minimal në uljen e borxhit publik, i cili parashikohet të ndjekë një trajektore rënëse......
Gjysmëpërçuesit, “motorët” e IA - AMD parashikon trefishim të ardhurash nga çipet deri në vitin 2030
Advanced Micro Devices (AMD) njoftoi se pret të arrijë të ardhura vjetore prej 100 miliardë dollarësh nga çipet brenda pesë viteve të ardhshme, duke......





