Shqipëria Postuar më 7 Tetor 2025, 09:31

Rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!

Nga Edel Strazimiri

Rritje në tregun valutor – Forcohen Dollari, Franga e Paundi!

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të vlerës këtë të martë duke u forcuar nga një ditë më parë teksa është blerë sot me 82.3 lekë dhe është shitur me 83.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane sakaq vijon edhe këtë mëngjes të mos regjistrojë lëvizje të konsiderueshme të kuotës në raport me ditën e hënë teksa vijon sot të blihet me 96.3 lekë dhe të shitet me 97.1 lekë.

Franga zvicerane sakaq ka shënuar rritje të vlerës  mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë me 102.9 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Edhe Paundi britanik gjithashtu ka regjistruar rritje të kuotës këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme është blerë sot me 110.5 lekë dhe është shitur me 111.7 lekë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat